All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Tina. Show all posts
Showing posts with label Tina. Show all posts

Tuesday, 24 March 2015

Tina: "Të kënduarin “live” më bën të jem kjo që jam"

“Ti e di” quhet kënga e saj, e cila u punua mjaft bukur nga producenti Elgit Doda, ndërsa klipi është pritur dhe komentuar shumë mirë nga të gjithë, e vetë artistja është e kënaqur me atë material siç na tregon, një këngë që u dëgjua dhe u komentua edhe nga të huajt.

Quhet Eglantina Bushkashi, me origjinë nga Burreli, por që jeton në Tiranë, e të gjithë ndjekësit e saj dhe artistët dhe miqtë e njohin si Tina me zërin e ëmbël. Për gazetën “Bota sot”, Tina na rrëfen se si tashmë po mendon të investojë më shumë për karrierën e saj, jo vetëm duke kënduar “live”, por edhe duke qenë e pranishmë në media.

Por a po mendon këngëtarja simpatike për ndonjë bashkëpunim të ri, dhe çfarë ka ajo biologjike që e falenderon Zotin për këtë? I mësoni më tej gjatë leximin të intervistës me të!.

“Bota sot”: Si je Tina, apo të të thërrasim edhe Eglatina?

-Përshëndetje! Në botën e artit të gjithë më njohin si Tina dhe më pëlqen kështu.

“Bota sot”: Për ty thonë edhe artistët me shumë emër që ke një zë të bukur dhe këndon mjaft mirë, pse nuk ka Tina më shumë klipe?

- I kam dhënë më shumë rëndesi të kënduarit “live”, dhe kam pasur dhe kështu sukses ku kam audiencën time që më njohin dhe më përkrahin, por tani po e shoh të arsyeshme të investoj më shumë për karrierën time dhe të jem më aktive dhe në media etj.

“Bota sot”: Po kënga nga Elgit Doda si u prit, dhe e shikon ti që në Youtube ke edhe komente në gjuhë të huaj?

- Si këngë e parë mendoj që është pritur mirë dhe unë jam e kënaqur me atë material, komentet në gjuhen e huaj normal më gëzojnë edhe pse nuk e kanë kuptuar, muzikën e kanë ndjerë.

“Bota sot”: Me cfarë po merret në këtë kohë Tina? Ku mund ta gjejmë nëse duam ta dëgjojmë?

- Për momentin aktive në Diasporë konkretisht në Zvicër në dikotekën më të bukur Macumba.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online