All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Top Channel. Show all posts
Showing posts with label Top Channel. Show all posts

Saturday, 22 February 2014

Nis aventura "Big Brother 7"... [VIDEO]

Big Brother 7
Rikthehet Big Brother nga e premtja mbrema ne edicionin e tij te shtate. 19 banore do te hyjne ne shtepine me te vezhguar per te jetuar nje aventure, qe sic koha e ka treguar u ka ndryshuar jeten shume prej atyre qe kane qene pjese e saj.

Njerez te panjohur, pjese te shoqerise, vete publikut qe i vezhgon, te vendosur perballe kamerave, ne kete rast si protagoniste. Konkurentet kete vit, do te jene nga mosha 20-35 vjec. Studente, te punesuar dhe jo, nga shume qytete te Shqiperise.

Dominojne ata qe jetojne ne vend, por edhe dikush qe jeton jashte. Karaktere te ndryshme, te cilet pergjate 100 diteve do te jetojne e do te garojne brenda mureve te shtepise. Nuk do te kete paqe per ta cdo dite te qendrimit ne shtepi, kjo duke iu referuar sfidave te vazhdueshme, perballe te cilave Big Brother do t'i vendose ne vazhdimesi. Force per t'u rezistuar veshtiresive, strategji, lidhje miqesish, ndoshta dashurish, perpjekje per te rezistuar e per te fituar.

Wednesday, 17 July 2013

Justin Timberlake feat Rita Ora, i mundshem...

Rita, me stil te ri te flokeve
...duet me Justin Timberlake

Rita Ora po planifikon realizimin e nje dueti me Justin Timberlake. Sipas ‘The Sun’, kengetarja nga Kosova dhe ish-pjesetari i grupit N’Sync, i cili ka provuar me sukses edhe karrieren si aktor ne Hollivud, shume shpejt mund te bashkepunojne per nje kenge.

Gjate nje festivali te zhvilluar ne Londer fundjaven e kaluar, Rita Ora eshte pare duke folur me bashkeshorten e Justin Timberlake, aktoren Jessica Biel.

Sipas nje burimi per tabloidin, Biel e ka bindur bashkeshortin qe te punoje me 23-vjecaren.

Nese nuk mjafton Jessica, Rita Ora mund te fuse nje tjeter mik te forte tek Justin, reperin amerikan Jay-Z, i cili ka ndihmuar Riten ne hapat e para ne boten e spektaklit dhe ka bashkepunuar me Justin Timberlake per kengen ‘Suit & Tie’.

Sunday, 9 June 2013

Samanta Karavella, fiton "Top Fest 10" [VIDEO]

Samanta Karavella, fituesja e "Top Fest 10"

Samantha Karavella eshte fituesja e "Top Fest 10" me kengen e saj "Loti i fundit". Mes emocionesh, Samanta falenderoi bashkepunetoret e kenges se saj, si dhe ata qe e votuan ne kete mbremje spektakolare, te festivalit me te madh te muzikes moderne shqiptare.

"Jam shume e emocionuar, nuk e prisja qe ta fitoja une", ishin fjalet e para te artistes, pas marrjes se cmimit, qe u prezantua nga fituesja "Top Fest 9", Elhaida Dani.

Ne mbremjen finale te edicionit te 10-te te "Top Fest," u ngjiten ne skenen gjigante te Pallatit te Kongreseve, artiste nga mbare trevat shqiptare, te cilet performuan live ne kategori te ndryshme. Fituesja e madhe u perzgjodh me votat e jurise se festivalit, bashkuar me votat qe publiku dha pas nje televotimi te hapur ne minutat e fundit te finales.

Saturday, 8 June 2013

Elhaida dhe Cocciante ne Shqiperi, vazhdojne pritjet dhe nderimet zyrtare... [VIDEO]

Fituesja e “The Voice of Italy” ne Shqiperi

Vazhdojne pritjet dhe nderimet zyrtare per Elhaida Danin dhe kantautorin Riccardo Cocciante.

Presidenti i Republikes Bujar Nishani i akordoi zerit te njohur te muzikes italiane titullin “Naim Frasheri” me motivacionin: Si nje artist mbareboteror, mik i shquar i Shqiperise, i cili ka kontribuar ne promovimin dhe lartesimin e talenteve dhe vlerave te tyre shpirterore"

"Zoti Cocciante, ju e shoqeruat Elhaiden tone te dashur ne majat e suksesit, te suksesit te kultures, te artit, te muzikes, te talentit. Por kultura, muzika e kengetareve italiane, midis te cileve edhe ju, ka nje vend te vecante midis shqiptareve dhe Shqiperise", tha presidenti Nishani.

Sonte finalja e Top Fest 10... [VIDEO]

Finalja e Top Fest 10

Ka mberritur ne finale Top Fest, festivali qe mbledh zerat shqiptare kudo qe jane. Te shtunen mbrema garimi perfundimtar dhe nje spektakel me shume surpriza, prezantuar nga Ledjon Lico dhe Marina e Luana Vjollca.

Ledjon Lico, prezantues: Fakti i te qenit ne edicionin e dhjete te Top Fest, edhe mua po te ma thoje 10 vite me pare nuk do ta kisha besuar kurre, aq me teper si prezantues. Une edicionin e pare e kam ndjekur edhe si publik, por edhe si pjese. Pole Position ishte i lidhur ne ate kohe me Top Fest dhe kam qene i lidhur ne nje fare menyre brenda, pastaj ne edicionin e dyte ne prapaskene dhe bashke me to cdo vit e cdo vit.

Monday, 3 June 2013

Anaidi: Me Joanen e kam mbyllur, kam nje "mikeshe speciale" jashte...

Anaid Kaloti
Big Brother uli siparin e edicionit te gjashte te tij mbremjen e se shtunes, ku mes kater finalisteve, Shpendi, Elona, Ilir dhe Anaidi u shpall fitues ky i fundit. Kater finalistet ishin ne qender te vemendjes per te sqaruar rrugen e tyre deri ne finale mes zenkave, thashethemeve dhe afrimiteteve mes njeri-tjetrit.

Anaid: Me Joanen e kam mbyllur. Kam nje “mikeshe speciale” jashte. Fituesi i Big Brother foli per rrugetimin dhe strategjine e ndjekur prej tij. Anaidi: Une se kam shprehur asnjehere aty brenda qe jam me i miri. Cdo gje e kam bere hap pas hapi ne ate shtepi. Nuk kam menduar per lidhje apo dashuri aty brenda, por vetem per nje paraqitje te fuqishme aty brenda.

Sunday, 2 June 2013

Anaidi: Fitoren ia dedikoj babait...

Anaidi fiton `Big Brother 6`

Anaidi eshte fituesi i ketij edicioni te 'Big Brother Albania'. Ne nje nate finale spektakolare, me plot emocione, te papritura dhe me surpriza nga me te paimagjinueshmet kulmoi edhe aventura 100 ditore e ketij reality show, qe mbajti me miliona shqiptare te mberthyer cdo te shtune pas ekranit.

"Fitoren ia dedikoj babait tim, personit qe ka patur nje hije dyshimi ne aftesite e mia", tha menjehere pas fitores Anaidi.

Anaidi fitoi pervec cmimit te madh prej 10 milione lekesh te reja, edhe nje makine Peugeot, si dhe vleren prej 450 mije lekesh te reja per ruajtjen e sekretit te tij dhe gjetjen e tre sekreteve te banoreve te tjere.

Saturday, 1 June 2013

Sonte finalja, kush do fitoj "Big Brother 6"...?

Sonte finalja e 'Big Brother'

Pas 15 javesh ka mberritur ne diten e fundit aventura e 'Big Brother 6'. Kete mbremje do te zbulohet edhe fituesi i ketij edicioni, i cili gjendet mes kater finalisteve qe jane: Elona, Anaidi, Iliri dhe Shpendi.

Nje rrugetim i gjate, mes miqesish, zenkash, dashurish, si ajo e Anaidit dhe Joanes, apo garimi dhe sekretesh per t'u ruajtur e per t'u zbuluar. E ne fakt, ishin pikerisht keto te fundit risia e ketij edicioni.

Perpos zhvillimit me dinamik e interesant te lojes, sekretet u dhane me shume mundesi banoreve te fitojne para. Tre prej tyre qe fituan me shume jane Anaidi dhe Iliri me nga 450 mije dhe Eldora me 250 mije leke te reja.

Sekretet qe u diskutuan me shume ishin ato te Eldores, e cila rrefeu se eshte talasemike. Anaidi prej 10 vitesh kujdeset per nje njeri me nevoja specifike, ndersa Marseli zbuloi se dikur ka qene zhigolo.

Sunday, 26 May 2013

Rikja: Emri im i vertete eshte Nife...

Rike Roci
Rike: Ankthi im brenda shtepise

E mbetur vetem nje hap larg finales se “Big Brother”, Rike mberriti te dielen ne studion e “Fan Club Albania”, per te treguar gjithcka ndodhi brenda shtepise me te famshme ne Shqiperi ne kendveshtrimin e saj dhe per t’iu pergjigjur pyetjeve te publikut.

Eksperienca ne “Big Brother” - Ashtu sic ishte e pritshme, biseda e Rikes me Albana Osmanin dhe Olti Currin nisi nga javet e kaluara ne ndjekje te endrres se fames dhe 100 milioneve. “Ishte nje pervoje e jashtezakonshme. Aty brenda e kam njohur shume veten, kam njohur gjera qe nuk i dija qe i kisha, reagime te ndryshme. Nuk prisja te reagoja ne disa menyra, si ne zenken me shampot e kesaj jave. U acarova pak (Me Ilirin) dhe me vjen keq per kete”.

Anaidi, Elona, Iliri dhe Shpendi finalistet e "Big Brother 6" [VIDEO]

”Big Brother”, percaktohen finalistet

Anaidi, Elona, Iliri dhe Shpendi do te jene kater finalistet e edicionit te gjashte te “Big Brother Albania”, i cili do te kulmoje me shpalljen e fituesit te shtunen e ardhshme.

Vetem nje jave perpara finales se madhes, dy konkurrente iu larguan shtepise, Rike si me pak e preferuara dhe Eldora, e cila grumbulloi me pak vota nga televotimi surprize per te preferuarit e publikut ne finale.

”Mesazhi qe kam dashur te transmetoj qe ne fillim ishte gjeja me e rendesishme per mua ne kete “Big Brother”. Dhuroni gjak te shpetoni jete, ose per te permiresuar jeten e disa personave qe kane me te vertete nevoje per te. Jane persona qe nuk duhet te diferencohen apo distancohen nga shoqeria”, ishte apeli i Eldores, pas daljes nga shtepia me e famshme ne Shqiperi.

Eldora pas daljes nga BB: Kam fituar dicka me te madhe se cmimi i nje loje...

Eldora: Dal nga “Big Brother”-i si fituese

Nje prej konkurrenteve me te forta dhe zoteruesja e nje prej sekreteve me te debatuar ne “Big Brother”, Eldora mbeti nje hap larg finales, duke u eliminuar ne televotimin surprize te se shtunes.

E eliminuar nje jave perpara “finishit”, gjithsesi vajza nga Berati del fituese, pasi arriti te fitonte simpatine e te gjithe publikut dhe te ndergjegjesonte opinionin, duke treguar sekretin e saj te madh shendetesor.

E pranishme ne “Fan Club”, emisionin e perjavshem te se dieles qe komenton te gjithe zhvillimet e ndodhura brenda ne shtepi, drejtuar nga Albana Osmani dhe me opinionist Olti Currin, Eldora u ndal ne shume tema, nga miqesite, flirti i perfolur me shpendin e deri tek apeli i saj, drejtuar te gjithe shqiptareve per dhurimin e gjakut.

Saturday, 25 May 2013

Rita Thaci nga Prishtina, fituese e "The Voice Kids 2013"... [VIDEO]

Rita fiton “The Voice Kids”

Rita, vajza 12-vjecare nga Kosova u shpall fituese e spektaklit "The Voice Kids", qe te premten ne mbremje solli shume emocion ne naten finale ne ekranin e Top Channel.

Pas nje mbremje te jashtezakonshme te mbushur me performanca nga me te vecantat, vajza nga Prishtina Rita Thaci u shpall fituese e edicionit te pare te ketij talent show.

"U ndjeva shume, shume e lumtur. Dukej se gjithe bota ishte e imja dhe gjithe ajo sakrifice, gjithe ai mund u shperblye ne fund. Ndjehem shume e emocionuar dhe shume e lumtur dhe nuk kam fjale per ta shprehur gjendjen time. Ishte endrra me e madhe qe te arrija deri ketu dhe i falenderoj te gjithe ata qe me kane mbeshtetur deri ketu", thote Rita.

Sunday, 19 May 2013

Vigani e donte Elenen, por jo per seks...?!

BB, Vigani per Elenen: Nuk kisha qellime seksuale

Vigani, i larguari i fundit nga shtepia e Big Brother, tregoi ne studion e emisionit ‘Fan Club’ eksperiencen e tij ne shtepine me te famshme ne Shqiperi.

21-vjecari nga Kosova shpjegoi marredhenien e tij me Elenen, duke saktesuar se kurre nuk ka pasur qellime seksuale ndaj saj: “I kam thene fjale qe i kam ndjere sepse ne ate shtepi te gjithe kane nevoje per dike tjeter, por jeta vazhdon dhe loja vazhdon. Elena me ka munguar pasi doli, por nuk kam dashur ta jap veten. Me pelqente Elena dhe doja te rrija me te, por nuk kam pasur qellime seksuale.”

Vigani nenvizoi se qetesia e tij beri qe te rrinte kaq gjate ne shtepine e Big Brother: “Mendoja se do dilja me heret, por kjo do te thote qe kam treguar pozitivitet ne shtepi. Une nuk doja te krijoja debate ose te provokoja. Une jam shume i qete dhe nuk doja te dilja nga vetja ime.”

Big Brother: Vigani eliminohet... [VIDEO]

“Big Brother”, Vigani le shtepine

Vigani nuk do te kete me mundesine qe te fitoje cmimin e madh prej 100 milione lekesh dhe mundesine per t’u shnderruar ne fituesin e edicionit te gjashte te “Big Brother”, pasi me votat e publikut, ai u detyrua te braktiste shtepine me te famshme ne Shqiperi ne spektaklin e madh te se shtunes.

Ne nje prej serive me emocionuese, Vigani humbi ne perballjen me tre banore te tjere te nominuar, Anaidi, Rikja dhe Eldora, te cilet vazhdojne endrren e tyre drejt suksesit perfundimtar.

Nderkohe, te nominuarit per javen e ardhshme, kur do te zhvillohet edhe gjysmefinalja e madhe e ketij edicionit te gjashte te “Big Brother” jane Elona, Iliri, Shpendi, Anaidi dhe Rikja.

Sunday, 12 May 2013

Edberi dhe Joana jashte lojes se "Big Brother" [VIDEO]

Dy eliminime ne Big Brother

Jo nje, por dy banore jane larguar nga shtepia e Big Brother kete fundjave. Pas nje vendimi surprize nga Vellai i Madh dhe me shumice votash nga publiku, Edberi dhe Joana kane humbur shansin per te fituar cmimin e madh vetem 3 jave perpara finales.

“Isha 70% ajo cka jam jashte dhe 30% kam qene duke bere lojen. Kam provokuar ne situata te ndryshme dhe kjo ishte strategjia ime. E prisja daljen time sepse isha ne nominim me Anaidin dhe une e kam konsideruar ate si konkurrent te forte ne shtepi.

Me Anaidin jemi ne nje lidhje qe besoj se do te vazhdoje edhe jashte shtepise. Cdo gje aty brenda nuk ishte per spektakel, por ishte e vertete”, u shpreh Joana.

Saturday, 11 May 2013

Big Brother: Eliminohet Edberi! Surprize per Riken...

Zarfi i kuq, Surprize per Riken;

Arbana lidhet me shtepine e Big Brother dhe njofton banoret se ka ardhur momenti te hapet Zarfi i Kuq. Eldora hap zarfin dhe u tregon banoreve nje ekografi dhe nje test shtatezanie. Arbana pyet banoret se cfare mendojne ato se kujt mund ti perkase kjo shtatezani. Banoret nuk kane asnje ide se per ke mund te behet fjale. Rikja mendon se eshte ekografia e motres se Rikes por ne fakt eshte per shoqen e ngsuhte te saj Ilenian. Arbana e fton Riken dhe banoret e tjere te ndjekin nje klip ku Rikja rrefen per shoqen e saj dhe raportin e ngushte qe ka me te. Arbana e konfirmon qe eshte pikerisht Ilenia ajo qe pret nje femije. Rikja ndihet shume e lumtur per kete fakt. Ndersa eshte duke folur me Arbanen futet ne linje telefonike shoqja e saj Ilenia dhe flasin me njera-tjetren per disa momente. Rikja ndihet shume e lumtur per lajmin qe morri dhe shpreh mallin qe ajo ka per Ilenian. Rikja kthehet ne vendin e saj ku ishte ulur dhe ndihet shume e lumtur per kete surprize te bukur qe vellai i madh i beri.

Friday, 10 May 2013

Diellza Kolgeci: "Dashuria e Bjeshkeve 2", ka dale me bukur se c'kam pritur... [VIDEO]

Diellza Kolgeci
“Dashuria e Bjeshkeve te Nemuna 2” ne Prishtine

“Dashuria e Bjeshkeve te Nemuna 2” i regjisorit Ekrem Kryeziu, pas premieres ne Tirane, u shfaq per here te pare edhe ne Prishtine.

Vajza rugovase e rritur ne Amerike, Diellza rikthehet keshtu pas 16 vjetesh, kesaj here me nje tjeter histori dashurie, tashme ne zhanrin aksion dhe romance. Ajo dashurohet me nje djale nga Shqiperia. Dy protagonistet interpretohen nga Diellza Kolgeci dhe Florian Agalliu.

Filmi vjen si bashkepunim i shtepise filmike “Labia” nga Kosova dhe “Top Channel”, bashkepunim ky i cili sipas Kryeziut plotesoi mangesite qe kishte ne pjesen e pare.

Elhaida Dani, nuk ndalet... [VIDEO]

Elhaida Dani triumfon serish

Elhaida Dani triumfon perseri ne garen e ashper te "The Voice of Italy". Kengetarja jone konkurroi mbremjen e kaluar me kengen "Nessun Dolore".

Dani,19-vjecarja nga Shkodra, e cila ben pjese ne grupin e te madhit Riccardo Cocciante-s, triumfoi serish, duke kaluar ne nje tjeter etape te ketij konkurrimi. Ajo 'mbijetoi' ne momentin e eliminimit, para te cileve u vune ne rrezik ajo bashke me tre koleget e saj.

Si gjithnje trajneret e vleresuan performacen e saj, por nuk munguan as kritikat qe ne kete faze te konkurrimit sa vijne edhe behen me te rendesishme.

Tuesday, 7 May 2013

Kengetaret e bukura qe joshen nga politika...

Kur mikrofoni te cel rrugen e politikes

Shfrytezojne zerin, pamjen e jashtme dhe popullaritetin si trampoline per tu hedhur ne politike apo e shohin ate si nje element ekstra per te rritur famen. Gjithnje e me shume kengetaret kane nisur te angazhohen dhe te marrin pjese ne aktivitete te ndryshme politike, duke e nisur fillimisht si kengetare ne mitingje partiake.

Eshte ky trendi i ri i kengetareve ne mbare boten qe po preferohet edhe nga artistet ne vendin tone, kryesisht kengetaret femra.

Rosela Gjylbegu, kengetarja me disa vite eksperience mbi supe, prej disa vitesh eshte punonjese e administrates ne kryesine e Kuvendit te Shqiperise. Paralelisht me kenget dhe nxjerrjen e albumeve ne tregun muzikor, Rosela shihet shpesh edhe ne aktivitetet e Partise Demokratike.

Sunday, 5 May 2013

Big Brother: Zbulohen te gjitha sekretet, Joana ne eliminim fals... [VIDEO]

BB6, zbulohen te gjithe sekretet e banoreve

Nje mbremje me emocione ne spektaklin e se shtunes ne Big Brother. Jane zbuluar te gjithe sekretet e banoreve qe jane ende konkurrente, por dhe te banoreve qe kane dale nga shtepia.

Banoret te cilet kane zbuluar sekretet nuk duhet t’i tregojne pasi rrezikojne te humbasin shumen e parave qe kane fituar.

Dy konkurrentet nga Kosova, Vigani dhe Edberi, te cilet kishin sekretin qe ishin nje konkurrent i vetem, gje qe i conte ne nominim te dy, nga kjo jave ato do te jene dy konkurrente te pavarur.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online