All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Troja. Show all posts
Showing posts with label Troja. Show all posts

Sunday, 22 July 2012

Troja ne Germi me mbi 1 mije fansa

Rock grupi shqiptar, Troja, ka mbajtur me sukses koncertin në pishinën e Gërmisë, ku të pranishëm ishin mbi një mijë fansa.

Troja, që llogaritet rock grupi shqip më i mirë aktiv, ka performuar këngët legjendare që nga fillimi i karrierës e duke përfunduar dhe me hitet e fundit.

Por, e veçanta e këtij koncerti ishte që kjo ishte hera e fundit që fansat kanë mundur ta dëgjojnë grupin me këngët e vjetra, pasi me lansimin e albumit të ri, Troja pritet të paraqitet me këngë të reja nëpër koncerte.

Këtë e konfirmoi vokalisti Bujar Berisha gjatë interpretimit të tij në Gërmi, ku mbretëroi atmosferë e këndshme.Troja pritet që të lansojë albumin e ri në tetor të këtij viti./Telegrafi/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Troy in Germia with over a thousand fans

Monday, 16 January 2012

“Troja” akordohet per Albumin e Trete

Ai flet në emër të grupit dhe siguron që nuk do të mungojë doza e rebelizmit. As këtë herë, ‘trojanët’ nuk do të tradhtojnë muzikën e tyre. Ngjashëm do të ndodhë edhe me tekstet. Aktualiteti e ngulfatjet në jetën shoqërore janë kryefjalë e albumit të tretë të rock grupit kosovar “Troja”.

Ani pse ende nuk kanë caktuar datë, adhuruesit e këtij grupi do të dëgjojnë këngët e reja brenda muajve të ardhshëm.  “Troja” tashmë ka në “sirtar” pesë këngë të albumit të ri, që e paralajëmroi me singlin “Mbretëresha Kohë” në fund të vitit të kaluar.

Frontmeni i rock grupit të njohur kosovar, Bujar Berisha, ka paralajëmruar adhuruesit e “Trojës” se albumi i ri do të sjellë disa ndryshime por nuk do të dalë jashtë “vijës” së dy albumeve të mëhershëm, “People” (i realizuar më 2003) dhe “Amaneti i Clownit” (2009).Berisha ka thënë se puna për realizimin e albumit të tretë ka nisur me t’u finalizuar “Amaneti i Clownit”.

Tuesday, 29 November 2011

Troja Ndez Atmosferen ne Prishtine per 28 Nentor...

Troja “e kall” publikun e Prishtines

Megjithese koncerti i grupit “Troja” mbreme ka filluar me vonese, adhuruesit e ketij grupi jane ndare te kenaqur me atmosferen dhe performancen e rokereve.

Koncerti, i organizuar per 28 nentorin, Diten e Flamurit, me moton “Shkun 99 vjet e hajt”, ishte parapare te filloje rreth ores 20:00. Me nje ore vonese, ne skene te paret u ngjiten anetaret e grupit “Garazhat e Bardha”, te cilet hapen koncertin qe me vone vazhdoi edhe me grupe te tjera te muzikes rok.

Rreth ores 22:30 ne skene u ngjit grupi “Troja” qe ngjalli atmosferen ne sallen “1 Tetori” te Prishtines. Edhe pse pak me vonese, Troja me kenget e tyre beri nje nate festive shume te gjalle.

Sunday, 27 November 2011

Troja Koncert Live per 28 Nentor...

Troja neser koncert 'live'

Rok grupi i njohur kosovar Troja neser me daten 28 nentor do te mbaje koncert ‘live’ ne Prishtine.

Koncerti eshte pjese e serise se performansave qe bendi realizon nen moton “The Young Ghettopeans” - nje menyre proteste ndaj izolimit te Kosoves, si shteti i vetem pa liberalizim vizash ne rajon.

Koncerti do te mbahet ne sallen “1 tetori” ne Prishtine ndersa biletat e koncertit do te kushtojne 5 euro. /telegrafi/nentor 2011/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Tomorrow Troy concert live

Rock group known Troy tomorrow Kosovo on 28 November will hold concert 'live' in Pristina.

The concert is part of a series of performances that the band performs under the motto "The Young Ghettopeans" - a protest against Kosovo's isolation as the only state without visa liberalization in the region.

The concert will be held in the hall "October 1" in Pristina and concert tickets will cost 5 euros.
]]

Monday, 14 November 2011

Troja Nise Punen Per Albumin e Ri...

“Troja” nis realizimin e albumit te ri

Rock grupi “Troja” i njohur per kenge me mesazhe te fuqishme sociale e politike, kane nisur punen per albumin e ri, qe do ta lansojne gjate vitit 2012. Sipas Florentit, albumi do t’i permbaje rreth 10 kenge dhe secila do ta kete nje mesazh ne vete.

Pas nje sere koncertesh te suksesshme qe kane pasur gjate ketij viti, ata do te mbajne edhe nje koncert per kete fundvit me daten 28 nentor ne sallen “1 Tetori”. Sipas Florentit kjo date e koncertit ka qene e qellimshme, duke u nisur nga fakti se edhe pas 99 vjeteve nga clirimi i Shqiperise nuk ka ndryshuar shume.

Pra, koncerti do te mbahet me nje shenje proteste per te gjithe politikanet shqiptare duke perfshire edhe Kosoven.

Sunday, 1 February 2009

Troja Lanson Videoklipin e Ri!

Troja

Dielli i Trojes

Rok-grupi Troja ka lansuar keto dite nje video-klip dhe nje kenge te re te mbushur perplot mesazhe politike per politikanet hajna. Kenga “Amaneti i “Clown”-it" eshte ai roku qe po na mungon, eshte ai roku qe na ka harruar, eshte roku i nje mesazhi qe cdohere rinia e Kosoves deshiron ta thote.

“Jane do vjet qe kane kalue
Neper mue, brenda n’shpirt
Me force po m’shtyne me dale
Kush jane keta njerez qe s’jane shkollue
Nuk kane msue qe njeri nuk ban shpine e vet me vjedh
Jane do fjale qe nuk po muj me i thane”


Askush nuk mund te largohet nga keto vargje interesante te nje kenge e cila flet shume, dhe e cila ka nje titull interesant “Amaneti i ‘Clown’-it”, por qe ne vete ka nje numer te madh te mesazheve qe vine tek veshi i nje degjuesi. Ndoshta eshte veshtire te percaktohet se pse kenga ka marre kete titull, “Amaneti i Clown”-it, pasi qe dime se “Clown” (lexo: Klaun), eshte nje maskote teatrore detyre e se ciles eshte dhenia e mesazheve te ndryshme, qofte nepermes humorit apo te tragjedive te tij. Por, ketu nuk po flasim per teater. Po flasim per nje kenge e cila do te jetoj ne mendjet e shume shqiptareve. Po flasim per nje grup qe quhet “Troja”, i cili perpos nje vije te kendshme muzikore qe fle mire ne veshin tuaj, jep mesazhe te qarta.

Te jeni te sigurt se “Amaneti i ‘Clown’-it”, eshte kenga e cila do i bashkohet nje numri te madh te hiteve te rok grupeve kosovare, sidomos te kengeve qe nuk jane shume “metal”. Eshte ajo kenge e cila flet njejte sikurse kenga “Kur do te pushoj kjo kenge”, e grupit Jericho, por mesazhet e saj tashme zhvendosen ne nje kend tjeter.

Perderisa Jericho shqetesohet per te zhdukurit, skeleteve te cileve ende nuk jane kthyer ne Kosove dhe flet per kengen dhe vajin e nenave te Kosoves, tek “Amaneti i Clown”-it kemi nje vaj tjeter. Vajin e atyre njerezve te sinqerte. Vajin e njerezve te cilet po vuajne nga politika.“Amaneti i Clown”-it flet per rrenat e politikaneve. Flet per hajnite e politikaneve te cilet kane vjedhur shtepine e vet, pra popullin e vet. Flet per ata politikane te cilet kane ndal driten e diellit duke margjinalizuar te rinjte.

Dikush po thote se po vuajme nga mos-shkolla. Eshte e vertete sepse injorantet dhe te pashkolluarit po na vjedhin. Se injorantet na kane pushtuar shpirtin dhe po na vjedhin, sepse kane mungese te dijes? Te pashkollumit po na kercenojne dhe eshte e vertete se nuk po mundemi me i ndal. Ata po na ndalin diellin dhe po na lene ne erresire.

Do doja te behesha paksa folklorik dhe patriot sepse me kujtohet nje deshmor i cili i besonte drites. Por, lutjet e tij per drite te paster te diellit ia kane ndal disa njerez. Jane ata njerez qe ky popull nuk po mundet me i ndal, sepse po i frikesohet shpirtit te mbushur me “kojte”.

Troja

Por, duhet te jemi edhe kritike. Ndoshta, verberia e tregut muzikore kosovare ka bere qe “Troja”, te ndryshoj pak formulen e tyre. Te paraqiten shume me shume komercial.

Por, ajo cka eshte me rendesi eshte se se paku nga kjo kenge mund te fitojme dicka. Ne te nuk do te degjoni disa tekste te pop-pelenave dhe pampersave te estrades kosovare. Po ashtu, nuk do te keni nevoje per te shkuar ne “Barnatore”, per te gjetur barna per dashuri. Nuk do te mesoni per “Pizhamet e juaja”, dhe as per udhetimin banal te Sinan Vllasaliut me jarana neper autobana. As per Bateriat e Dafina Zeqirit, sepse tek Troja bateria kendon vete.

Ne fund, pa modesti, duhet te bej nje falenderim per rokeret, sepse shpirti i tyre ende po jeton tek ne. Faleminderit Troja! Faleminderit Jericho! Faleminderit Oda! Faleminderit Diadema! Faleminderit rokera te rinj dhe te mocem, sepse vetem me ju mund te mposhtet shija e coroditur e nje populli shija e te cilit u shkaterrua pikerisht nga keta te pashkolluar. /ardian jasiqi/express online/31.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online