All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Valentina Rama. Show all posts
Showing posts with label Valentina Rama. Show all posts

Wednesday, 11 February 2009

Valentina Rama Adhuruese e Veturave!

Valentina Rama
/photo public domain/

Interviste me kengetaren Valentina Rama
Kengetarja, adhuruese e madhe e veturave

Valentina Rama eshte adhuruese e madhe e veturave. Thote se ka nderruar disa vetura, por ajo qe i ka ngelur ne mendje eshte “Golf 5”. Edhe pse nuk ka pasur patente shoferi, nje kohe ka vozitur edhe pa te. Thote se i respekton rregullat e komunikacionit. Per here te pare e ben publike shpejtesine me te larte qe e ka arritur ndonjehere gjate vozitjes, e ajo eshte 160 km/h. Ka vozitur ne shume vende te Evropes, ku eshte habitur me infrastrukturen rrugore. Ne vazhdim te intervistes do te munde te mesoni me shume per pervojen e Valentina Rames rreth veturave.

“Kosova Sot”: Cilen veture e mbani mend nga femijeria juaj?
Valentina Rama: Normalisht qe nga femijeria me kujtohet vetura e babait, nje “Reno 4”.

“Kosova Sot”: Kur keni filluar te interesoheni me seriozisht per veturen?
Valentina Rama: Interesimi im per vetura ka nisur qe nga koha kur kam qene ne shkolle te mesme, konkretisht ne vitin e trete.

“Kosova Sot”: Po kontakti i pare me timonin kur ka qene?
Valentina Rama: Kontakti im i pare me timonin ka qene ne moshen 17-vjecare.

“Kosova Sot”: A keni patente shofer?
Valentina Rama: Po, kam patente shoferi. Nje kohe kam vozitur pa patente shofer, i kam thyer rregullat e komunikacionit, por nuk kam shkaktuar ndonje incident.

“Kosova Sot”: Per momentin, cfare veture vozisni?
Valentina Rama: Kam veture te tipit “Jeep Nisan Terano”, e cila eshte ngjyre e zeze dhe me pershtatet shume.

“Kosova Sot”: Cfare veture do te donit te vozisni?
Valentina Rama: Kam deshire te kem nje “Audi Q5”, ngjyre te bronzte.

“Kosova Sot”: Ju ka ngelur ndonje veture ne mendje prej atyre qe keni pasur?
Valentina Rama: Po, me ka ngelur ne mendje “Golf 5”. Kjo veture me ka pelqyer shume.

“Kosova Sot”: Cilin nga ngasesit boteror te veturave preferoni?
Valentina Rama: Luis Hamiltonin.

“Kosova Sot”: A ndodh qe te vozisni edhe jashte vendit dhe ne cilin vend keni vozitur?
Valentina Rama: Po, ka ndodhur te vozis edhe jashte Kosoves, po i permendi disa shtete: Danimarke, Turqi, Maqedoni, Shqiperi, Mal te Zi, etj.

Valentina Rama

“Kosova Sot”: Cilat vende i konsideroni me te pershtatshme per te vozitur dhe cilat me te rrezikshme?
Valentina Rama: Cdo rruge eshte e rrezikshme, ne qofte se nuk respektohen shenjat e komunikacionit. Mendoj se jashte Kosoves vozitja eshte me e pershtatshme, e kam fjalen per vendet e zhvilluara.

“Kosova Sot”: Sa eshte shpejtesia me e larte, te cilen e keni arritur ndonjehere?
Valentina Rama: Me keni zene ngushte, sepse babai im nuk e di qe une kam vozitur deri 160 km/h.

“Kosova Sot”: Cfare nuk pelqeni te shoferet ne Kosove?
Valentina Rama: Pakujdesine dhe mosrespektimin e shenjave te komunikacionit.

/b.zyberi/kosova sot/11.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Friday, 28 November 2008

Soni Malaj, Ka Operuar Hunden Apo Jo?

Soni Malaj
/soni malaj, photo public domain/

Soni Malaj e ka operuar hunden?

Menjehere pas paraqitjes ne festivalin “Kenga Magjike”, mediat shqiptare per kengetaren Soni Malaj kane filluar te spekulojne se ajo ka bere nderhyrje estetike ne hunde. Keshtu, neper ueb-faqe te ndryshme interneti, kane filluar te qarkullojne edhe fotot e kesaj kengetareje me komentime dhe ‘analiza’ te ndryshme rreth hundes se saj, krahasuar me fotot dhe paraqitjet e saja te mehershme. /infopress/26.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
p.s. Kam pershtypjen se hunda e Soni Malaj me te vertete duket me e vogel dhe me e lezetshme se me pare, kur dukej se hunda e saj "peshonte" me teper, ne disproporcion me fytyren. Besoj se keso lloj intervenimesh ne disa raste jane te domosdoshme, sidomos kur eshte fjala per hunden, si pjesa me e spikatur e fytyres qe mund te ta nderroj imazhin fotografik ne menyre drastike. Eshte rasti i Valentina Rames e cila si duket ka bere nje operim te ngjashem dhe te them te drejten duket se ka qene intervenim me vend pasi ajo duket tani shume me atraktive se me pare. Nuk duhet perjashtuar qe pervec hundes aty ka mundesi te jete intervenuar edhe ne pjese tjera te fytyres, si vetullat, buzet etj. Ne foton e Valentines, nuk verehet shume edhe ky intervenim se nuk munda te gjej nje foto tjeter "dikur" por nese keni shikuar videot muzikore te saj, mund ta vereni kete shume lehte nese e krahasoni me videon e saj te fundit "Mos me le" ne duet me te vellaun Valon Rama. /teni/
Valentina Rama
/valentina rama, photo public domain/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online