All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Vizion Plus. Show all posts
Showing posts with label Vizion Plus. Show all posts

Tuesday, 21 January 2014

Lori Hoxha, triumfon ne "Dancing With The Stars"... [VIDEO]

Lori Hoxha & Dion Gjinika
Lori Hoxha fituese e “Dancing with the Stars 4”

Lori Hoxha ka triumfuar ne mbremjen finale te spektaklit “Dancing with the Stars”, duke u bere keshtu fituesja e edicionit te katert te ketij prodhimi te Vizion Plus e Tring, me patente origjinale nga BBC. Pas nje gare prej 11 puntatash, Lori dhe balerini profesionist Dion Gjinika, jane vendosur ne kete finale perballe me kengetaren nga Kosova Flaka Krelani, si dy finalistet e mbetura, rezultat i permbledhjes se votave te jurise dhe publikut. Yjet sfiduan njera-tjetren ne pjesen e fundit te spektaklit me nga tre kercime, rumba, mambo dhe tango performanca te cilat ne fund, folem ne favor te Lori Hoxhes dhe Dionit.

Bashke me trofeun e “Dancing with the Stars”, Lori Hoxha u vleresua edhe me cmimin e madh, apartamentin luksoz, dhurate e kompanise “Edial Al”. Me heret, mbremja finale e spektaklit ashtu sic pritej solli emocione dhe ethe gare. Puntata e 12-te e “Dancing…”, nisi me kercimin brazialian Samba, ku te peste finalistet, Lori, Aurela, Arjoni, Flaka dhe Aulona sollen energjine e karnavaleve te famshme braziliane.

Saturday, 21 January 2012

Alberia nuk e don burrin amerikan per Anxhelinen

Alberia Hadergjonaj ka gati bashkepunimin me vajzen dhe mbesat

Ka qenë e ftuar në programin e paraditës në Vizion Plus këngëtarja Albërie Hadërgjonaj, e cila megjithëse ishte me vajzan e  saj, Anxhelinën dhe dy mbesat këngëtaret Argjentina dhe Beatrix Ramosaj, ajo nuk i ka lënë të flasë shumë ato.

Kështu ka dashur që shpesh herë përgjigjet që duhet ti jepnin vajzat, mundohej ti përgjigjej Albëria, natyrisht duke u munduar që ti nxirrte apo ti mbronte ato. Mes të tjerash, ajo tregoi dhe një dembelim të Anxhelinës, e cila erdhi me vonesë në këtë program direkt e në studio.

Stafi i programit u kishte bërë nga një kronikë bukurosheve, kur mes të tjerash, kishte harruar se thashethemi më i ri për Anxhelinën, nuk është arsyeja pse ka ikur në Amerikë, por sepse ajo është  e lidhur me një djalë bisnezmeni, por dhe këtu ndërhyn Albëria, madje ajo tha se nuk do të donte kurrë që vajza e saj të martohet me të huaj, por vetëm me shqiptar.

Kështu që i bie se ajo është dakort me djalin që figuron me emrin Fatmir në krahë të Anxhëlinës. Ndoshta!

Në fund Albëria duke iu përgjigjur thashethemeve për ndërhyrjet në dukjen e saj ka treguar se së bashku me vajzën dhe dy mbesat sapo kanë përgaditur një këngë, dhe në verë do të jetë me video, dhe ajo do të mundohet të duket më e re se to./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Alberie Hadergjonaj did not want American men to Anxhelinën

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online