All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Vjollca Llapashtica. Show all posts
Showing posts with label Vjollca Llapashtica. Show all posts

Monday, 18 February 2013

Te vishesh me ngjyrat e flamurit te Kosoves

Të gjitha femrat VIP-a, sidomos ato që merren me muzikë, e kanë veshur të paktën një herë një fustan kuq e zi, e dikush disa herë. Por, ne u interesuam në këtë 5-vjetor t’i pyesim femrat e njohura se a kanë veshur ndonjëherë një fustan ku tregohet flamuri i Kosovës.

Këngëtarja Bleona Qereti, vitin e kaluar në turin e saj tregoi veten patriote edhe me një veshje ku tregohej ngjyra e kaltër dhe yjet, e cila u komentua shumë.

Ndërsa, miset e Kosovës që e kanë përfaqësuar vendin tonë në kompeticione të ndryshme botërore, e kanë veshur një fustan të tillë, siç ishte rasti i Arbnora Ademajt më 2009. Ndërsa, vitin që kaloi ‘Miss’ Diaspora, Loreta Abdyli, e mori pikërisht çmimin “Miss Pavarësia”, ku e përfaqësoi Kosovën në “Miss Globe”.

Por nga këngëtaret tona dikush do të donte ta vishte një fustan me ngjyrat e flamurit të Kosovës, nëse do t’u jepej rasti, e dikush tjetër nuk është mësuar shumë me një flamur të tillë.

Rovena Stefa: Nuk kam veshur ndonjëherë një fustan me flamurin e Kosovës, pasi nuk kam pasur ndonjë ide që lidhet me të, ndonjë tekst apo video.

Artistet shqiptare me dy flamuj

Kosova tashmë ka pesë vjet që e ka simbolin e vet, edhe kur i referohet flamurit të një shteti.

Por sa po mësohen më këtë flamur VIP-at dhe a kanë ata vetëm një flamur kuqezi apo edhe flamurin e Kosovës.

Dikush thotë se flamuri kombëtar është i pazëvendësueshëm, e dikush tjetër thotë që po mësohen edhe me flamurin tonë. Për më tej, artistët janë rrëfyer për gazetën tonë.

Gena: Po i kam të 2 flamujt, madje m’i kanë dhuruar fansat nëpër koncerte dhe për këtë arsye i mbaj, sepse kanë vlerë të dyfishtë për mua.... Një, sepse është flamuri i vendit tim dhe jam krenar për të dhe tjetra sepse janë dhuratë nga fansat e mi që dhe kjo ka vlerë të veçantë për mua.

Thursday, 10 January 2013

Me e bukura e Universit vishet nga stilistja shqiptare

Vajza më e bukur e Universit, e cila në muajin e fundit të vitit 2012 e fitoi këtë kurorë të bukurisë, në “Miss Univers 2012”, Olivia Kulpo, ka realizuar disa foto nga Fadil Berisha.

Ndërsa, gazeta jonë mëson se pikërisht fustani që ka veshur ish-“Miss USA” është e stilistes së njohur kosovare, Vjollca Llapashtica. Stilistja e veçantë kosovare ka rënë në sy gjatë spektaklit ‘Miss Univers’, ku e kishte veshur përfaqësuesen e Kosovës, Diana Avdiu, ndërsa është thirrur për një takim në atë kohë me gruan e modës amerikane, Sharon Hill.

Kjo e fundit i ka kërkuar kreatores bashkëpunim, pasi është mahnitur nga puna e saj. Ndërsa po mbrëmë, kur ‘Miss Univers’ ia ka dorëzuar kurorën përcjellëses së parë të ‘Miss USA’, edhe kjo e dyta është veshur me një fustan të bukur të Llapashaticës.
M. GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
The most beautiful dresses from designers Universe Albania

The most beautiful girl of the Universe, which in the last month of the year 2012 won the crown of beauty, "Miss Universe 2012", Olivia Kulpo, has carried out some photos from Fadil Berisha. While our paper teaches exactly that dress is wearing former "Miss USA" is stilistes recognized Kosovo, Vjollca Llapashtica.

Friday, 8 June 2012

Femrat seksi qe shkelqyen ne Video Festin Muzikor

Tani është koha të merremi pak me femrat seksi, të cilat jo vetëm shkëlqyen me apo pa asnjë trofe, por që kishin investuar shumë për t’u dukur më seksi në ndarjet e çmimeve në “Video Festin Muzikor 2012”.

Mund të themi se në “top formë” u duken si gjithmonë Nora Istrefi dhe Genta Ismajli, apo shumë “hot” erdhi në këtë eveniment edhe Dafina Zeqiri.

Edhe këngëtarja Lori kishte sjellë një dukje shumë interesante dhe një veshje firmato, ku përkrah stilistes Llapashtica dukej shumë bukur. Këtë herë pak më ndryshe, por edhe shumë seksi dukej edhe këngëtarja Adelina Emini.

Friday, 2 March 2012

Pse mashkulli qe e mban veten quhet “gay”?

Nuk e di se sa keni dëgjuar për fjalën metroseksual, që i bie të jetë një mashkull që e mban veten. Ndërsa në vendin tonë dhe në hapësirën shqiptare, ky lloj mashkulli po keqkuptohet.

Në reality-shoun më të ndjekur shqiptar ‘Big Brother Albania 5’, hyrja e disa djemve simpatikë dhe që e kurojnë natyrshëm veten e tyre ka sjellë disa paragjykime, madje deri në epitetin “gay”. Por, çfarë mendojmë për këta meshkuj të cilët e mbajnë veten dhe damkën e paragjykimit që po marrin ata, disa prej emrave të njohur të shou-bizit shqiptar?

Valer Kolnikaj, top-model

“Gjithkujt i pëlqen të ndihet mirë me veten, si ai që e mban veten, që vishet me trend, që depilohet etj. Po ashtu, edhe ai që nuk i bën asnjërën nga këto (se ashtu ndihet mirë edhe ky). Është çështje shijeje e dëshire dhe nuk ka asgjë të keqe për aq kohë sa nuk e cenon shijen, apo dëshirën e tjetrit. Në momentin që dikush bezdiset vetë pa arsye dhe paragjykon, atëherë ky person “KA PROBLEME ME VETEN”. Për sa i takon epitetit "gay", është thjesht çështje e të mospasurit njohuri mbi këtë term, pasi s’dua ta përdor termin “INJORANCE”. Ky paragjykim thuhet nga persona që mund të ndihen inferiorë, që kanë probleme me veten.

Tuesday, 14 February 2012

Sarah Jessica Parker frymezohet nga stilistja shqiptare?

Në fakt na u duk shumë e cuditshme se si një aktore sic është Sarah Jessica Parker, ishte veshur pothuajse me të njëjtin stil, sic ishte veshur kohë më parë stilistja e njohur shqiptare Vjollca Llapashtica. Por mësuam se aktorja e serialit “Sex and the City” ka pozuar këtu me këtë veshje në një eveniment bamirësie në New York.

Dhe po kështu edhe stilistja jonë, me këtë veshje ka qenë në një event bamirësie organizuar nga Agnesa Vuthaj në Prishtinë. Por fakti është se kur stilistja shqiptare ka qenë e veshur kështu, ka qenë data 15 dhjetor 2011, ndërsa aktorja e huaj me këtë veshje ka qenë me 8 shkurt 2012, pothuajse 2 muaj më vonë.

Kur vipat e huaj frymëzohen nga stilistet tona mirë është, duke ditur se veshjet e Vjollca Llapashticës shpesh herë paraqiten në trupin e vajzave më të bukura shqiptare që bëjnë famë edhe jashtë shtetit të Kosovës. Prandaj e nisëm këtë lajm me cudi, pasi jemi mësuar gjithmonë që stilistë dhe artistë shqiptarë të kopjojnë vipat e huaj./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Sarah Jessica Parker is inspired by the Albanian styling?

Monday, 9 January 2012

Cila artiste u vesh bukur sipas Vjollca Llapashtices?


Janë komentuar shumë këtë vit veshjet e këngëtareve tona. Ne për këtë kontaktuam me stilistën e njohur kosovare Vjollca Llapashtica për ta ngacmuar paksa se si i janë dukur në syrin e saj kritik veshjet VIP  në programet festive.

Vjollca na tregoi se këtë vit këngëtaret janë dukur më bukur se vite më parë, pasi disanjerët kanë qenë në një farë mënyre konkurentë për të veshur sa më bukur artisten e tyre kliente që e kanë pasur.

Por stilistja e njohur shqiptare ka treguar se artistët duhet të seleksionojnë veshjet e tyre dhe jo të vishen te një person që e kanë pa pagesë, pasi prandaj ato nuk mund të krahasohen kurrë me femrat botërore.

Dhe për këtë arsyeja stilistja ka thënë se për këtë ne nuk e kemi një ikonë mode. Por nuk ka lënë anash ajo edhe kopjimet, pasi sipas saj viti 2011 ka qenë kopje e Beyounce dhe Jenifer Lopes. Dhe duke veshur kopje zonja Llapashtica thotë se është shumë e kuptueshme se një kopje e Beyounce do të duket bukur, por kurrë inspiruese dhe asnjëherë e vecantë.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online