All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Vjosa Shehu. Show all posts
Showing posts with label Vjosa Shehu. Show all posts

Thursday, 9 May 2013

Vjosa Shehu, kenge me artistet belge

Besoj se ju kujtohet këngëtarja Vjosa Shehu, pas suksesit të këngës së parë, e cila arriti sukses në shumë radio e tv të huaja, tashmë ka sjellë sërish një këngë të re.

Vjosa për gazetën tonë ka thënë se ndihet e kënaqur që ka bashkëpunuar me dy artistë nga Belgjika, me Abdou nga ‘X Factor 2009’ dhe reperin e njohur Darrel.

Këngëtarja me origjinë kosovare ka kënduar me djemtë këngën e Michael Jackson me titull “Who is it”. Ndërsa Vjosa e ka në plan për të realizuar edhe këngë në gjuhën shqipe së shpejti. M.GJ.

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Vjosa Shehu, Belgian artists songs

Friday, 28 September 2012

Vjosa Shehu: Une si Katy Perry? E shoh si kompliment...

Kengetarja e talentuar shqiptare qe jeton ne Belgjike, Vjosa Shehu, ka rrefyer jeten e dhe ambiciet e saj ne nje interviste per "Tribuna Shqiptare". Rrjedh nga nje familje muzikantesh dhe pasion ka vallezimin profesional dhe kendimin, megjithese eshte marre edhe me modelim duke fituar kuroren Percjellesja e Dyte e "Miss Flandria 2006" dhe Cmimin e Publikut. U be e njohur me hitin e saj "Trance me up" (kliko per video) dhe kohe me pare ka lansuar edhe nje kenge me kengetarin portugez Ravidson, me titull "I wanna know u". -"Kjo eshte nje balade e bukur e cila eshte pelqyer shume nga publiku portugez dhe njeashtu edhe ne Holande", ka treguar Vjosa. Ende nuk e sheh veten si pjese te estrades shqiptare por shpreson me kohe te jete me prezente edhe tek ne, ndoshta edhe ne ndonje festival vitin e ardhshem. Eshte duke punuar intenzivisht ne albumin e saj te pare dhe premton surpriza te reja per fansat. E pyetur per ngjashmerine me Katy Perry ajo thote: "Ka njerez qe ne pamje me krahasojne me Katy Perry, por qe mua nuk me duket aspak. Ndoshta stili i flokeve ne foton me fustan me gure... natyrisht e shoh si kompliment". Vjosa ka rrefyer se pelqen gjerat ekskluzive dhe rrobat me firme. I jep rendesi grimit dhe adhuron karminin e buzeve me ngjyre flashi. /Albavipnews/

Saturday, 25 August 2012

Vjosa Shehu ne albumin e kengetarit portugez

Vjosa ne albumin e kengetarit portugez

Kengetarja shqiptare, Vjosa Shehu, ka bere nje arritje te madhe ne karrieren e saj. Kjo pasi bukuroshja me vokalin e jashtezakonshem ka bashkepunuar me kengetarin e njohur portugez, Ravidson, i cili ka lansuar albumin e tij te ri.

Albumi “Dia d’Amor” eshte lansuar me 15 gusht nga kengetari portugez, ndersa tashme eshte ne shitje ne Luksemburg dhe Portugali. Ravidson eshte kengetar i njohur portugez, qe si duket e ka pare kengetaren kosovare ideale per kengen e tij te katert me radhe ne album “I Wanna Know You”.

Ende nuk dihet nese kenga do te kete videoklipin, por per me shume mund ta degjoni me poshte.

Vjosa pritet qe se shpejti te lansoje edhe bashkepunime te reja me kengetare te njohur nderkombetarisht, sic eshte reperi Darrell Cole. /Telegrafi/


- - - - - - - - - - - - - - - -

Sunday, 27 November 2011

Vjosa Shehu Shpreson Ta Gjej Mashkullin e Endrrave ne Kosove...

Vjosa shpreson ta gjeje mashkullin e endrrave ne Kosove

Mund te behet nje dite nje juriste e zonja, pasi studion Fakultetin Juridik, por e intervistuara jone ka gjetur rehati dhe sukses boteror ne kengen e saj dhe talentin per muzike. Eshte kjo kengetarja shqiptare e hitit "Trance me up", Vjosa Shehu, e cila, sic thote edhe vete, e krahasojne nganjehere me Keti Perrin, por kete e merr si kompliment. Ne nje interviste per gazeten tone kengetarja, e cila ka lindur ne Prishtine, por qe jeton ka vite ne Belgjike, tregon se kurre nuk e mohon qe eshte shqiptare. Por, ne cilin gjuhe po e pergatit albumin e saj? A do te vizitoje shume shpejt Kosoven? Per me teper lexoni ne kete rrefim te embel te saj.

"Kosova Sot": Vjosa, jeni e lumtur qe kenga po ju degjohet edhe ne vende te tjera, jo vetem shqiptare?
Vjosa Shehu: Jam shume e lumtur, kurre nuk kam besuar qe kenga ime do te transmetohet ne tv dhe radio te Belgjikes, ose ne radio te Australise, Afrikes, apo ne disa sita te Kines etj.

Friday, 21 October 2011

Vjosa Shehu, Kenge me Producentin Phil Wilde

Vjosa, kenge me producentin Phil Wilde

Kengetarja kosovare, Vjosa Shehu, ka paralajmeruar lansimin e kenges se re, te cilen e ka punuar me producentin e njohur Phil Wilde.

Vjosa e cila u be e njohur me kengen “Trance Me Up” ne gjuhen angleze, ka paralajmeruar per Telegrafin kengen e re, e cila sipas saj do te jete hit.

“Kenga e re do te jete e zhanrit techno, pres nje kenge vertet cilesore. Ate e kam punuar me producentin Phil Wilde, i cili eshte dhe producent i grupit 2unlimited qe jane te njohur per hitin e tyre ‘No Limit’”, theksoi Vjosa per Telegrafin.

Se kush eshte producenti ne fjale degjojeni kengen me poshte, ndersa Vjosa se fundmi ka lansuar ne shitje ne iTunes kengen hit “Trance Me Up” e cila eshte transmetuar edhe neper televizionet kosovare. /telegrafi/tetor 2011/

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online