All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Vlora Merovci. Show all posts
Showing posts with label Vlora Merovci. Show all posts

Monday, 10 November 2008

Vlora Merovci: Policja e "Familjes"

Vlora Merovci
/photo rtk/

Policja e “Familjes”

Ndonjehere eshte shume naive, e ndonjehere eshte shume arrogante. Brenda familjes eshte nje police. Ne realitet eshte nje nene e kujdesshme. Po flasim per aktoren Vlora Merovci, aktore e serialit “Familja moderne”.

Prishtine, 8 nentor — 1.Vlore, je ne rrolin e polices dhe vajzes ne "Familje moderne", si po ecen roli? Roli po ec ashtu si po vjen ne disa faqe te quajtura skenar. Sa i perket polices, roli po ec ashtu si po ec edhe vete SHPK -ja. Ndersa roli i saj ne familje, po ec sikur qe po ec edhe familja e saj, me rrjedha te nje familjeje moderne.

2. Nje pjese e aktoreve qe po futen ne seriale vendore, po e harrojne teatrin apo filmin per nje kohe. Qe sa kohe nuk keni luajtur ne teater? Ne teater nuk kam luajtur qe 2 vjet. Nuk eshte qe e kam harruar teatrin, po e kam gjetur njefare rehatie ne kete serial, po mendoj ne kete orar te provave, ne kete orar te xhirimeve, e tash sikur pertoj te filloj te punoj dicka tjeter. Keto 2 vitet e fundit e kom pasur nje shtatzeni, mandej nje lindje dhe, edhe po te doja, nuk kisha mundur te punoje dicka tjeter pos “Familjes moderne”. Ne serial ma kane mundesuar rrethanen e tille qe kam mundur te luaj edhe me keto pervoja te mia personale.

Vlora Merovci Alma e Familjes Moderne

3.Si e vlereson punen brenda serialit qe je dhe sa mendon se do te kete jete ky serial? Une nuk e di qysh duket sezoni i punes pa provat e “Familjes moderne”, sepse kane kaluar 7 vjet me nje ritem te tille te punes. Edhe sa ka jete, nuk e dime, sikur qe nuk e kemi ditur qe do te zgjate gjithe keto vite. E, vete fakti qe punoj brenda serialit kaq vite, tregon qe e vleresoj dhe e dua jashtezakonisht shume kete pune brenda ketij ekipi dhe ju uroj te gjithe kolegeve qe te kene kete fat, te punojne me keso ekipesh, sepse marredheniet e mira miqesore ndikojne ne disponim, atmosfere, kreativitet dhe jete te gjate te nje projekti.

4. Nderkohe, sa jeni ne kete serial, a keni ndonje pune tjeter qe beni jashte “Familjes moderne”? Jo, edhe mezi i gjej kohe kesaj pune, per shkak te angazhimit te madh me djalin.

5.A do ta kishit nderruar rolin qe keni me ndonje rol tjeter brenda “Familjes moderne”? Jo, edhe as qe e paskam menduar ndonjehere.

6.Sipas te gjitha gjasave,gjate 7 vjeteve ne “Familje moderne” jeni bere dy here nene. A ju ka penguar kjo ne familje te vertete? Jo, nuk me ka penguar aspak.

7. A do ta kishe vecuar ndonje aktor te “Familjes moderne”,prej kujt ke mesuar shume ose me ke e ke me se miri? Secili vecohet me dicka aty: Lezja me energjine qe e ka, Dibrani me profesionalizem, Xhejlani me zemergjeresi, Yllka me temperament, Iliri me komunikim, Luani me kreativitet.... e mos t’i permend te gjithe me radhe. E, sa i perket mesimit, eshte normale qe mesoj prej te gjitheve dicka, bile edhe prej Robertit. /rtk magazine/gazeta express/09.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - - -

INTERVISTE ME VLORA MEROVCIN
‘Alma’ e ‘Familjes Moderne’

Vlora Merovci eshte aktore qe eshte e dhene pas punes ne profesionin e saj. Pervec aktrimit, ajo eshte edhe nje nene e mire, sepse tere kohen e lire qe e ka ne dispozicion thote se ia kushton djalit te saj, Dionit. Ajo qe nga fillimi i serialit “Familja Moderne” prezantohet me rolin e “Almes”, me te cilin rol ndjehet shume mire. Per profesionin e saj te aktrimit dhe shume te tjera flet ne intervisten per “Kosova Sot”.

Vlora Merovci e Familjes

“Kosova Sot”: Pervoja juaj ne “Familjen Moderne”?
Vlora Merovci: Seriali “Familja Moderne” eshte nje pervoje e vecante per mua. Kam pasur fat qe jam pjese e ketij projekti, me nje pune dhe ekip fantastik. Para shtate vjetesh, kur ka filluar seriali, askush se kemi ditur qe do te zgjase kaq shume. Une kam qene nje vajze qe sapo kisha diplomuar, e provat dhe xhirimet e serialit me kane percjell edhe ne momentet me te rendesishme dhe me te cmueshme te jetes sime personale.

“Kosova Sot”: Qe nga fillimi identifikoheni me rolin e “Almes”, ju ka shkuar ndonjehere mendja qe ta nderroni rolin?
Vlora Merovci: Jo, as qe kam menduar ndonjehere per ta nderruar rolin .

SHOQEROHEM ME XHEJLANEN DHE YLLKEN

“Kosova Sot”: Cilat jane momentet me te mira dhe ato jo te mira qe i keni perjetuar gjate pjesemarrjes ne “Familjen Moderne”?
Vlora Merovci: Momente te mira ka shume, por do te permendja nje moment qe nuk e kisha perjetuar kurre me heret. Nje moment ku nuk besoja qe po me ndodh mua, ne vitin e kaluar pata nje skene ku e kisha ne dore edhe nje bebe, qe ishte djali im, ate moment nuk do ta harroj kurre. Ndersa, sa i perket momenteve jo te mira, nuk e kam asnje perjetim te keq nga ky projekt.

“Kosova Sot”: Si qendrojne raportet mes kolegeve te “Familjes Moderne”?
Vlora Merovci: Ne, pervec qe kemi raporte te punes, kemi edhe raporte shume miqesore, gje qe na shtyne te punojme me shume, edhe qe shtate vjet ia kemi mesuar ritmet e punes dhe ritmet personale njeri-tjetrit. Keshtu qe, sot funksionojme shume mire si teresi.

“Kosova Sot”: Me cilin nga aktoret e serialit keni raporte me te mira?
Vlora Merovci: Me te gjithe shoqerohem, mirepo me Xhejlanen dhe Yllken kam muhabet me se shumti. Ne njihemi dhe jemi shoqe shume moti, madje edhe ne kohen kur nuk kemi qene as ne aktrim.

“Kosova Sot”: Sa vjet numeron karriera juaj?
Vlora Merovci: Prej shfaqjes sime te pare kane kaluar 9 vjet. Ndersa aktore e diplomuar jam qe 7 vjet.

“Kosova Sot”: Cilen nga shfaqjet dhe rolet e veconi me shume?
Vlora Merovci: Te gjitha rolet kane dicka te vecante ne vete, po une mendoj qe shfaqja e pare eshte ajo qe te mbetet ne kujtese me se gjati, e shfaqja ime e pare ka qene “Profesor jam talent se jo mahi 4”. Kete shfaqje e kisha permend me nje nostalgji shume te madhe.

“Kosova Sot”: Jeni aktore e filmit dhe e teatrit, ku e ndieni veten me mire?
Vlora Merovci: Teatri padyshim me ben te ndihem me mire. Edhe filmi e ka bukurine e vet, po prej momentit te pare ne fakultet, gjegjesisht prej provimit te pare, ne jemi ushtruar per aktrim ne skene, e jo per aktrim para kamerave, edhe cdo dite, cdo prove, cdo ushtrim, ka qene per skene. Keshtu qe edhe une vazhdimisht kam menduar per skene, e jo per kamera. Kjo eshte arsyeja pse dashurine ndaj teatrit e kam me te madhe se ndaj filmit.

“Kosova Sot”: Mendoni se roli juaj ne “Familjen Moderne” ju ka dhene me shume fame?
Vlora Merovci: Televizioni e ka ate magjine e vet, dhe eshte shume e vertete qe fama arrihet shume me shume permes televizionit sesa permes teatrit. Teatrin e vizitojne nje numer i vogel i njerezve, ndersa televizionin e shikojne te gjithe njerezit qe kane televizor (edhe pse une sot nuk e njoh askend qe nuk ka televizor).

KOHEN E LIRE MA MERR DIONI

“Kosova Sot”: Me cfare merreni jashte aktrimit?
Vlora Merovci: Jashte aktrimit kujdesem dhe e rris femijen tim. Me te merrem vazhdimisht, ai ma merr tere kohen e lire qe e kam, jam shume e perkushtuar ndaj tij, mundohem t’ia kushtoj tere kohen qe e kam. Dioni eshte shume i vogel (me 10 nentor mbush 19 muaj), dhe ka nevoje shume per mua, ka nevoje per kujdesin tim, eshte i varur prej meje dhe deshiron qe 24 ore te jete vetem me mua. E edhe une po mundohem tash ta shfrytezoj kohen dhe te kaloj shume me te, sepse kur te rritet garant qe me duhet ta ndjek per te qendruar me mua, h a h a h a.

“Kosova Sot”: Ndonje plan per te ardhmen?
Vlora Merovci: Per planet e se ardhmes kurre nuk deshiroj te flas, sepse ne vendin ne te cilin jetojme planet po na mbesin vetem plane, e kurre pune te realizueshme. Andaj, me mire te mos flas per planet qe pres te me realizohen ne te ardhmen. /rtk/k.bajrami/kosova sot/10.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online