All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label West Side Family. Show all posts
Showing posts with label West Side Family. Show all posts

Monday, 2 July 2012

Aurela Gace ka blere refrenin e "Boom" nga West Side Family

Aurela Gace

Aurela Gace: Ja pse e kendoj une refrenin e “West Side Family”

Kengetarja e suksesshme Aurela Gace ka publikuar para pak ditesh kengen e saj me te fundit “Boom Boom Boom”. Kenga eshte ritmike dhe flet per vlerat e muzikes shqiptare, per ritmin e vecante te muzikes se gjakut, krahasuar me rrymat e tjera qe degjojme nga bota. Ajo qe terhoqi menjehere vemendjen e degjuesve ishte pikerisht refreni i kesaj kenge, qe te gjitheve na tingelloi si i degjuar. Ky ne fakt eshte refreni i kenges me te njejtin titull, kenduar nga grupi “West Side Family” para dy vitesh. Teksti dhe pjesa tjeter e kenges eshte krejtesisht ndryshe. Aurela ka “blere” vetem refrenin.

Monday, 2 March 2009

West Side Family Serish Kenge Edi Rames

West Side Family
/photo panorama/

“West Side Family” serish kenge Edi Rames, kesaj here per fushaten e PS-se

I zgjodhi per fushaten per kryetar bashkie dhe fitoi. Mbase jane te mbare tre djemte e grupit “West Side Family”, per kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama. Tani qe po afrohen zgjedhjet 2009 ne qershor, kane filluar pergatitjet per kengen e fushates se PS-se. E ka shume te ngjare qe te jete nje realizim qe do te kendohet nga ky grup, dhe krijuar nga kompozitori Klodian Qafoku. Edhe pse kengetaret kane preferuar ta mbajne te fshehte, thuhet se do te jene pikerisht Flori, Landi dhe Miri, ata qe do te kendojne “himnin” e fushates zgjedhore 2009 te Partise Socialiste. Per publikun do te jete renie ne perseritje, ne imazhin e krijuar disa vite me pare, kur Edi Rama me pantallona shume te gjera kendoi se bashku me djemte. Te gjithe e kujtojne reagimin e publikut gjate prezantimit te kenges “Tirana Jone”. Ne fillim kur dolen djemte e grupit ne skene, u priten normalisht, por kur u shfaq Edi pas tyre, pati nje reagim te forte, qe u komentua atehere e ngjashme me ndonje finale “Champions League”. Dalja e Edi Rames si kengetar, me tekstin e shkruar nga vete ai qe nis me vargun; “Shume zhurme, shume zhurme”, u plotesua edhe me nje klip, ku merrte pjese dhe ish-e dashura e tij, Rudina Magjistari. Tani le te presim kete realizim te ri, qe ndryshe nga bashkepunimi i pare qe mbeshteste fushaten e Edi Rames per Kryebashkiak te Tiranes, tani mbeshtet ate si kryetar partie. Shume kengetare, jane bere pjese e fushatave te politikaneve, duke i shoqeruar ata ne koncertet per mbylljen e fushatave ne Tirane e rrethe. Njeri nga ata eshte Ermal Mamaqi, i cili realizoi nje kenge, me te cilen mbeshtetej fushata e Sokol Olldashit per kryetar bashkie. /panorama/28.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Saturday, 27 December 2008

Dr Flori i WSF: Juria Demton Kengetaret!

West Side Family FIK 47
/photo panorama/

Dr. Flori i WSF: “Vleresimet e jurive demtojne kengetaret”

Kenga “Jehone” e West Side Family e cila ishte edhe fituesja e Cmimit te Trete ne Festivalin e fundvitit te Radio Televizionit Shqiptar korri sukses ne dy versionet e ofruara, si e kenduar nga grupi ashtu edhe nen shoqerimin e Aurela Gaces. Nderkohe qe tani djemte e West Side Family jane me te impenjuar se kurre edhe me klipin e kenges ku Dr Flori eshte kompozitori dhe tekstshkruesi. Te ndodhur ne backstage gjate kohes kur lancoheshin cmimet, ne mundem te shihnim edhe reagimin e djemve te cilet nga zarfat e pare u inkurajuan se do te merrnin nje cmim dhe ne fakt nuk jane gabuar sepse moren te tretin. Por cfare mendimesh kane ata lidhur me kete Festival? Meposhte Dr Flori shprehet lidhur me vleresimin qe u be, per kengen fituese dhe organizimin e pergjithshem te eventit.

A mendoni se vleresimi qe u be gjate festivalit nga juria ishte profesional?
Une mendoj se vleresimi ishte si te gjitha vleresimet qe behen neper festivale, nuk kane vlere pasi me shume e demtojne kengetarin qe fiton. A m’i kujtoni dot kengetaret qe kane perfaqesuar Shqiperine ne Eurosong? Mendoj se karriera e tyre ka marre per poshte ne momentin qe kane dale aty.

C’mendoni lidhur me kengen fituese te ketij festivali?A e meritonte cmimin Kejsi Tola?
Kejsi eshte kengetare shume e mire, por mendoj qe cmimi nuk i duhej ne kete moment, ne radhe te pare duhet te konsolidoje figuren e saj artistike dhe me pas te pretendoje per hapa te medhenj. Megjithate une i uroj suksese pasi do perfaqesoje Shqiperine.

Po per kenget e tjera pjesemarrese c’mendim keni?
Te them te drejten nuk eshte se i kam degjuar shume pasi isha i fokusuar te kenga ime por nje kenge qe me pelqeu vertet ishe ajo e vendit te dyte, e Luizit dhe Julianes.

Si ishte sipas jush organizimi i pergjithshem i Festivalit?
Kete vit me mire se me pare por ka vende per t’u korrigjuar. Megjithate e rendesishme eshte qe gjerat po levizin ne kah pozitiv. /panorama/27.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online