All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Xheraldina Berisha. Show all posts
Showing posts with label Xheraldina Berisha. Show all posts

Monday, 25 February 2013

Xheraldina Berisha, sakrificat per te mbijetuar ne tregun muzikor...

Xheraldina Berisha, sakrificat e kengetares per t’ia dale e vetme

Pas pjesemarrjes neper talent-show ne Tirane, kengetarja kosovare vendosi qe pas nje kohe te lancoje veten edhe si kengetare profesioniste per shkak te talentit dhe vokalit te saj. Xheraldina Berisha u be edhe me e njohur fale bashkepunimit me Arkimed Lushajn (Stresin), kenge kjo qe u promovua ne nje edicion te “Top Festit”, ku dhe u vleresua me cmim. Pas ketij bashkepunimi, Xheraldina vazhdon te kendoje live ende neper pube ne Kosove. Nga burime te sigurta mesojme se ajo sakrifikon shume per te mbijetuar ne Prishtine, pasi pagesat per kengetaret qe kultivojne performancat live eshte shume e ulet, saqe nuk te del te paguaje as edhe qirane e apartamentit. Madje deri ne kete moment nuk kemi pare as edhe nje videoklip te kengetares e cila, pervec vokalit, ka edhe pamje te bukur e te nje femre terheqese. Per kete gje asaj i duhet nje investim te cilin nuk e ka, madje ka vendosur qe me cdo kusht te vazhdoje te punoje ne kete drejtim duke kenduar live e duke u munduar te qendroje larg sponsoreve dhe biznesmeneve, me bindjen se nje dite do ia dale edhe pa ta.

Saturday, 30 June 2012

Xheraldina: Dukja seksi dhe zeri i bukur garanton suksesin...

Xheraldina: S’e di pse njerezit e ekzagjerojne, buzet i kam bere per qejfin tim

Xheraldina Berisha eshte vajza simpatike, e cila pas daljes nga formati “The Voice” mori pjese ne Top-Fest 9. Ishte Stresi ai, i cili pas shume femrave zgjodhi pikerisht Xheraldinen per te shkuar ne nje festival te tille. Nje festival, i cili e beri edhe me shume te njohur Xheraldinen ne Shqiperi e jashte saj. Vajza simpatike tregon ne kete interviste projektet e veres por edhe marredheniet me meshkujt. Ajo nuk e ka problem ta pranoje qe ka bere nderhyrje tek buzet, gje e cila eshte komentuar shume dhe per te cilen Xheraldina thote se “kam bere nje nderhyrje te vogel tek buzet. I kam pak te mbushura me botox, po nuk e di pse e kane ekzagjeruar dhe e kane perfolur shume njerezit kete gje”.

Xheraldina, sa sukses ju ka sjelle bashkepunimi me Stresin?

Friday, 25 May 2012

Xheraldina nga Prizreni, apo Shakira shqiptare

Xheraldina Berisha by AsNas Photography
Ka kënduar gjithmonë, por ndoshta falë pjesëmarrjes së saj në spektaklin ‘The Voice’, Xheraldina ra në sy për zërin e saj.

Sot ajo me këngën “Lamtumirë”, të cilën e këndon me reperin Stresi, është pretendente për çmimin e madh në festivalin modern “Top Fest 9”, megjithëse në rrëfimin e saj këngëtarja na thotë se do të donte ta fitonte çmimin e publikut.

Zërin e saj e dëgjoni sidomos nëpër klubet më të njohura të Prishtinës, ku këndon ‘live’, ndërsa së shpejti e planifikon edhe një video të re. Lexojeni intervistën e saj për gazetën tonë dhe do të mësoni më shumë për Xheraldinën e hitit ‘Lamtumirë’.

“Kosova Sot”: Xheraldina, po e ndjeni suksesin e këngës së Top Fest?
Xheraldina Berisha: Kënga ka pasur goxha sukses dhe jam shumë e kënaqur.

“Kosova Sot”: Nëse jo vendin e parë, cilin do të doje të fitoje në këtë festival?
Xheraldina Berisha: Nëse jo vendin e parë, do të kisha pasur dëshirë ta fitoja çmimin e publikut, pasi pëlqehet shumë nga publiku.

Thursday, 3 May 2012

Xheraldina Berisha: Ja vlen te krahasohesh me Shakiren...

Xheraldina: E mireprese krahasimin me Shakiren!

Kengetarja nga Prizreni, qe ngjason shume me Shakiren ka paralajmeruar se gjate veres do te realizoje nje klip. Mirepo, ajo nuk ka dhene detaje se ciles kenge do t’ia realizoj klipin. Ne nje interviste Ekskluzive per portalin Lexoshqip.com, ajo ka folur edhe per hapat e pare ne muzike, per dashurin, per mashkullin ideal. Por, ka folur edhe per krahasimin qe i behet me Shakiren.

Lexoshqip.com: Kur keni filluar te kendoni?

Xheraldina Berisha: Muzika ka qene motivi im qe ne hapat e pare te femijerise. Por, une kam filluar te kendoje qysh prej moshes shume te vogel. Tash per tash as qe me kujtohet.

Lexoshqip.com: Kemi pare se jeni angazhuar shume neper lokalet e nates ne Prishtine. A jeni te kenaqur se si po ju pret publiku?


Xheraldina Berisha: Jashtezakonisht jam e kenaqur me suportin/mbeshtetjen e publikut. Tanime kam krijuar edhe rrethin tim qe vijne fansat cdo jave ne klubet me te frekuentuara ne Prishtine, ku une performoje. Duke u nisur nga ky fakt fansat me frymezojne te jap me shume nga vetja ime dhe t’i argetoj sa me shume qe eshte e mundur.

Wednesday, 18 April 2012

Kosovarja e privilegjuar qe punoi me Florin

“Lamtumirë” është kënga, e cila këndohet në “Top Fest 9” nga këngëtarja e re nga Kosova, Xheraldina Berisha dhe reperi nga Shqipëria, Stresi, dhe kjo është këngë më e klikuar dhe më e dëgjuar.

Ne kontaktuam me këngëtaren dhe ajo na tregoi se është shumë e kënaqur për këtë bashkëpunim e aq më tepër është shumë e privilegjuar që ka punuar për këtë këngë me producentin më të suksesshëm shqiptar, Flori Mumajesin. Ndërsa, Xheraldina do me këtë të fitojë në fillim zemrat e publikut dhe më pas pse jo edhe ndonjë çmim, ashtu siç ëndërrojnë të gjithë artistët./Maksim GJokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Kosovar privileged to work with Flori

"Goodbye" is the song which is sung in "Top Fest 9" from the new singer from Kosovo, Geraldine and rapper from Albania, Stress, and this is the song most clicked and heard. We contacted the singer and she told us that she is very pleased about this cooperation is much more so privileged to have worked for this song with producer most successful in Albania, Flori Mumajesi. While Geraldine will win early the hearts of the public and then why not win a prize too, as all artists dream of./Maxim Gjokaj/Kosova Sot/

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online