All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Xhesika Ndoj. Show all posts
Showing posts with label Xhesika Ndoj. Show all posts

Tuesday, 23 December 2014

E suksesshme dhe e bukur si Xhesika Ndoj

Një artiste e re por që po arrin vetëm sukses, ajo sapo ka triumfuar në Festivalin ‘Shkodra Fest’ duke rrëmbyer kështu me këngën e saj të bukur dhe me plot ritëm cmimin e madh.

E kemi fjalën për këngëtaren mjaft simpatike dhe me zë të vecantë Xhesika Ndoj, e cila me origjinë është nga Puka por jeton në Tiranë. Xhesika merr thuajse cdo kohë komplimente edhe për dukjen e saj, madje nuk është nevoja të mendosh dy herë sapo ta shohësh, sharmi i saj tregon se padiskutim është një nga këngëtaret e reja më seksi shqiptare.

Kur ne e pyesim për momentin se si është ndjerë kur fitoi cmimin e parë në ‘Shkodra Fest’ dhe se cilët e mbështetën më shumë, ajo ka këtë përgjigje : ‘Po cmimin e madh në ‘Shkodra Fest’ e fitova falë publikut, i cili më ka mbështetur dhe jam shumë e lumtur për këtë.

Në natën finale kisha shumë fansa dhe për këtë dua të falenderoj nga zemra për gjithcka që kanë bërë për mua dhe që më mbështesin kudo. Nuk dua të harroj edhe mbështetjen e madhe që kam nga familja ime, që më përkrahu shumë gjatë cdo momenti ndërsa mora pjesë në këtë event’.

Këngëtarja e bukur na tregon se për këngën ‘Preke’ nuk ka plan për ti realizuar ndonjë klip, pasi projekte të reja do të ketë, dhe do t’i realizojë edhe ndonjë klip të këngëve të reja që do t’i sjellë në treg.

Po ku ka menduar, dhe ku do të jetë Xhesika për festat e fundvitit? Ajo na tregon kështu : ‘Festat e fundvitit do të jem në disa koncerte, pak në mbrëmje por edhe pak do të kaloj me familjen time’.

Vajza e skenës shqiptare e cila ka rënë në sy gjatë festivalit qoftë për koreografinë e bukur, edhe për veshjen e saj plot stil e për këtë falenderon shumë stilisten e saj Lindita, ndërsa ashtu sic po shihni ajo është e fiksuar shumë pas fotografive, e në të vërtetë edhe aparati e don shumë atë, ku ka sjellë pak javë më parë edhe një set fotografik të realizuar mjaft bukur nga fotografi Gerti Ibro.

E në fund bukuroshja Xhesika ka këtë mesazh për artistet e bukura : ‘Që të jesh e dashur për të gjithë publikun, nuk mjafton të jesh vetëm e bukur’, e ndërsa për të gjithë ju lexues që do të donin ta keni mikeshë ose ta ndiqni këngëtaren simpatike atëherë atë mund të gjeni edhe në adresën e saj si artiste me emrin Xhesika Ndoj./Maksim Gjokaj/

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Successful and beautiful as Jessica Ndoj

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online