All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Xhevdet Gashi. Show all posts
Showing posts with label Xhevdet Gashi. Show all posts

Monday, 28 May 2012

Shkelqimi i Rona Nishliut

Suksesi i arritur i këngëtares Rona Nishliut në edicioni e sivjetmë të Eurovizionit i ka emocionuar tej mase shqiptarët. Edhe pse nuk e mori vendin e parë, kënga e kënduar nga Rona është konsideruar si më favoritja nga muzikantët e njohur vendës dhe botërorë.

Suksesi i arritur të shtunën mbrëma nga këngëtarja mitrovicase e shënoi edhe rezultatin më të mirë të arritur nga përfaqësuesit e Shqipërisë në Eurosong, që nga viti 2004, ku për herë të parë Shqipëria mori pjesë në këtë festival.

Renditja e këngës “Suus” ndër 5 këngët më të mira në Evrovizionin e sivjetmë u konsiderua nga kompozitorët tanë si një nga sukseset më të mëdha të regjistruara ndonjëherë nga një këngëtar shqiptar në ndonjë festival botëror. Madje, sipas tyre, të jesh e 5-ta është një mrekulli që as mund të mendohet.

Në një prononcim për “Kosova Sot”, kompozitori Xhevdet Gashi ka thënë se Rona në natën e së shtunës e ka pasur një prezantim shumë të mirë. Ai ka thënë se suksesi i përfaqësueses shqiptare është një sukses i madh kur kihet para sysh formati i këtij festivali.

“Ne që merremi me këtë punë, e dimë se sa e vështirë është të arrish në atë pozitë. Vetë klasifikimi në finale është sukses, ndërsa renditja në 5 finalistët është një sukses shumë i madh”, ka thënë Gashi.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online