All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Ylli Pango. Show all posts
Showing posts with label Ylli Pango. Show all posts

Friday, 20 January 2012

The most famous Albanian divorces

Divorcet më të famshme shqiptare

Dashuri të nisura në bankat e shkollave, në zyrat e punës, apo dhe në udhëtime të këndshme. Të kurorëzuara më pas me martesë dhe shumë shpejt, trashëgimtarët u kanë mbushur jetën me gëzim.

Por me kalimin e viteve, duket se dashuria e tyre është venitur, pasioni është shuar dhe fëmijët nuk kanë mundur t\’i mbajnë të lidhur.
Martesa ka shkuar drejt fundit, derisa një ditë kanë trokitur në dyert e gjykatës për t\’i dhënë fund.

Bëhet fjalë për personazhe VIP të politikës, artit, kulturës apo muzikës. Personazhe që kanë hyrë në histori, që kanë vëmendjen e të gjithëve, por që kanë dhe anën e tyre të dobët. Ja kush janë VIP-at e divorcuar në vite, arsyet që i shtynë drejt një vendimi të tillë dhe jeta më pas…

Saturday, 19 June 2010

Ylli Pango Fiton Gjyqin Kunder "Top Channel", 400 Mije Euro Demshperblim!


/photo public domain/

Ish-ministri Ylli Pango fiton gjyqin ndaj “Top Channel”

Gjykata e Tiranes ka vendosur qe ky televizion t’i paguaje ish-ministrit Pango nje gjobe prej 400 mije eurosh, si demshperblim per publikimin e te dhenave te pasakta, jo te verteta dhe te perfituara ne menyre te paligjshme.

Ceshtja qe mbante numrin 2669, nisi me 5 mars te vitit te shkuar pasi televizioni “Top Channel” transmetoi nje video, ku sipas autoreve, Pango si drejtues i MTKRS-se i kerkoi nje vajze favore personale, ne kembim te vendit te punes. Kjo histori e cilesuar si nje prej skandaleve me te medha, i kushtoi Ylli Pangos shkarkimin e menjehershem nga detyra e ministrit.

Menjehere pas kesaj, Pango i eshte drejtuar Gjykates se Tiranes me nje padi, objekti i se ciles ishte: “Deklarimi i pales se paditur, pergjegjese per shkaktim demi ndaj personit si rezultat i publikimit te te dhenave te pasakta, jo te verteta dhe te perfituara ne menyre te paligjshme, detyrimin e pales se paditur te mospublikoje ne te ardhmen artikuj, intervista apo komente ndaj pales paditese, te cilat ne menyre direkte apo indirekte te mund te demtojne personin e tij, si dhe demshperblim ne vleren e 1 milion eurove”.

Pas kesaj padie, trupi gjykues i perbere nga kryetari Agim Bendo, dhe anetaret Majlinda Doga e Bledar Abdullai, duke u bazuar ne nenet 8 dhe 10 te Konventes Evropiane te te Drejtave te Njeriut, ne Kushtetuten e Shqiperise dhe ne dispozitat e legjislacionit shqiptar, vendosen te shpallin fajtor televizionin “Top Channel”, i cili publikoi materialin e pavertete, e per pasoje kerkoi prej tij, qe te demshperbleje ish–ministrin Ylli Pango me 400 mije euro. /gazeta start/qershor 2010/
- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
REAGIMI NGA TOP CHANNEL

Trishtimi i Pangos, 400 mijë euro

Gjyqtari Agim Bendo ka penalizuar gazetarinë investigative duke marrë në mbrojtje një nga rastet më flagrante të abuzimit me detyrën në administratën shtetërore, të dënuar në unison publikisht si nga opinioni dhe nga krerët më të lartë të shtetit dhe të politikës.

Gjyqtari Agim Bendo ka dhënë vendimin kundër emisionit Fiks Fare, duke i dhënë të drejtë padisë së ish ministrit Ylli Pango edhe pse nuk vërtetohet në asnjë moment se emisioni ka shkelur ligjin. Per nje ore rresht gjykatesi Bendo lexoi vendimin per ceshtjen “Pango”, duke penalizuar ne menyre absurde me 400 mije euro gjobe televizionin Top Channel dhe duke e cilesuar si shkelje te te drejtave te njeriut, te privatesise dhe demtimin emocional te ish ministrit Ylli Pango, skandalin qe denoncoi emisioni Fiks Fare, me shume se nje vit me pare.

Gjyqtari Bendo iu referua ne vendimin kryesisht pretendimeve te pales paditese, duke nenvizuar ne argumentim se, ish ministrit Ylli Pango i ishte shkaktuar tronditje shpirterore, ankth, trishtim, pervecse demtim moral i figures se ministrit dhe profesorit, sikurse e nenvizoi gjykatesi.

Pavaresisht profilit investigativ te emisionit Fiks Fare, gjykatesi Agim Bendo shkoi me tej dhe paragjykoi filmimet, qe sipas tij duhet te ishin marre ne dijenine e Ylli Pangos, sepse ai shfaqet ne keto filmime ne caste private. “Filmimet jane bere pa dijenine e tij. Ai shfaqet ne caste private ne shtepine tij me pizhame”, tha Bendo nder te tjera.

Ne cilesimin si fajtor te TCH, gjykatesi iu referua zotit Pango si individ, ndersa kur saktesoi masen e demshperblimit qe TCH duhet t’i paguaje Pangos, ne menyre absurde iu referua pervojes akademike te Pangos, profilit politik dhe postit te ministrit. Agim Bendo tha se pamjet filmike te transmetuara ishin pasoje e insistimeve te vazhdueshme dhe provokimeve te TCH.

Ne fakt, vendimi i gjykates perben nje rast te paprecedent kur pavaresisht se opinioni publik denoi veprimet e zotit Pango, duke e cilesuar si nje abuzim te paster me detyren, ndersa nje gjyqtar denon denoncuesin e ketij skandali. Pamjet filmike detyruan kryeministrin Berisha qe menjehere pas emisionit Fiks Fare te shkarkonte per kater minuta ministrin e atehershem te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, ndersa shkarkimi i tij ne Parlament u miratua pa asnje vote kunder dhe pa asnje abstenim.

Vetem dy here te tjera Kuvendi ka marre vendime ne unanimitet, ne rastin e votimit per Kosoven dhe ate per NATO-n. Madje, ne kohen kur skandali shpertheu, zera autoritare si ai i kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli nuk nguruan ta denojne me force veprimet e zotit Pango. Pas ketij vendimi, duke menduar se nje gjyqtar si Agim Bendo nuk perfaqeson drejtesine shqiptare, Top Channel do ti drejtohet Gjykates se Apelit per te vene ne vend drejtesine, e cila, ne shkallen e pare te gjyqesorit, ne nje rast po aq flagrant dhe te paprecedent sa ai i zotit Pango, rreshtohet ne krah te abuzimit me detyren te nje zyrtari te larte te qeverise. /top channel/qershor 2010/
- - - - - - - - - - - - - - - -
albavipnews.blogspot.com
- - - - - - - - - - - - - - - -

[[ translation by google:

Former Minister Ylli Pango wins trial against "Top Channel"

Tirana Court has decided that this television to pay former Minister Pango a fine of 400 thousand euros as compensation for publication of inaccurate data, not the truth and to obtain illegally.

The issue that kept the number in 2669, launched March 5 last year after TV "Top Channel" broadcast a video, in which authors, Pango-MTKRS as head of a girl that asked personal favors, in exchange for job. This story described as one of the greatest scandals, the cost of immediate dismissal star Pangos minister from office.

Immediately after this, Pango are addressed by the Court of Tirana a plaint, the object of which was: "The declaration of party indicted, responsible for the infliction damage to person as a result of the publication of incorrect data, not the truth and to obtain illegally, forcing the party to mospublikoje indicted in future articles, interviews or comments to the party plaintiff, which directly or indirectly could harm his person, as well as compensation in the amount of one million euros.

Following this complaint, the court made Agim Bendo Chairman, and members of Bledar Abdullai Majlinda Dogan, based on Articles 8 and 10 of the European Convention of Human Rights, the Constitution of Albania and the Albanian legal provisions, set to declare guilty TV "Top Channel", which published false material, and consequently asked him, to indemnify the former Minister Ylli Pango with 400 thousand euros.

Reaction from Top Channel

Judge Agim Bendo investigative journalism has penalized the defense taking a more flagrant cases of abuse of office in the state administration, convicted in unison as the public and publicly by top leaders of state and politics.

Agim Bendo judge has given the verdict against emission Fiks Fare, giving right to the indictment of former Minister Ylli Pango, although not verified in any moment that the show has broken the law. For an hour Bendo line judge read the decision for "Pango" being penalized so absurd to 400 thousand euro fine television Top Channel and calling it a violation of human rights, of privacy and emotional damage to the former minister Ylli Pango, denounced the scandal that show Fiks Fare, more than a year ago.

Bendo judge referred the decision largely party plaintiff claims, underscoring the argument that the former Minister Ylli Pango was caused spiritual shock, anxiety, sadness, except for moral damage the image of the minister and professor, as the judge emphasized.

Despite the show's investigative profile Fiks Fare, Agim Bendo judge went further and paragjykoi footage, which according to him should have been taken in the knowledge of Pangos star, because he appears in these filmed in private moments. "Shots are done without the knowledge of him. It occurs in private moments at home with his pajamas, "said Bendo among others.

In setting the TCH as guilty, the judge referred to Mr. Pango as an individual, and when clarified the extent of damages that should pay Pangos TCH, so absurd referred Pangos academic experience, and political profile of the minister's office. Agim Bendo said film images were transmitted to the continued insistence result of provocations and the TCH.

In fact, the court's decision is an unprecedented case where regardless of public opinion condemned the actions of Mr. Pango, calling it a clear abuse of the task, while a judge sentences denoncuesin of this scandal. Film footage that forced Prime Minister Berisha Fiks Fare immediately after the show for four minutes to dismiss the then Minister of Tourism, Culture, Youth and Sports, and his dismissal of parliament was passed without any votes against and no abstention.

Only two other times to take decisions that the Assembly unanimously, in the case of voting for him for Kosovo and NATO. Furthermore, when the scandal broke, authoritative voices such as speaker of the Parliament, Jozefina Topalli nguruan not strongly condemn the actions of Mr. Pango. After this decision, thinking that a judge as not representing justice Agim Bendo Albanian Top Channel will be directed to the Court of Appeal justice put in place, which, in first instance the judiciary, a case is so flagrant and unprecedented as that of Mr. Pango, line up next to abuse the duty of a top government official.
]]

Thursday, 5 March 2009

Ylli Pango, Skandali Seksual!

Ylli Pango Skandal Seksual
/photo gazeta shqiptare/

Skandali seksual: Ministri Pango me pizhama, ia lyp gazetares!

Qeveria perfshihet ne nje skandal seksual. Ish-ministri i Kultures, Ylli Pango eshte kapur mat nga kamera e fshehte e emisionit investigativ “Fiks Fare”, teksa ne kembim te nje vendi pune ne dikasterin qe drejtonte, i ofronte shtratin nje vajze te re. Kamera eshte realizuar ne muajin shkurt te ketij viti. Ne transkriptet e plota te bisedave te zhvilluara mes Pangos e vajzes se re, fillimisht ne telefon, mandej ne zyren e tij e me pas ne ambientet e shtepise se ish-ministrit, lexohet qarte presioni psikologjik qe Pango ushtron ndaj saj per ta joshur seksualisht, duke i premtuar nje vend te mire pune e nje rroge te majme ne Ministrine e Kultures. Ylli Pango ka hyre keshtu ne historine e shtetit shqiptar, si i pare zyrtar i larte i vendit qe perfshihet ne nje skandal seksual. Fill pas transmetimit te kameres se fshehte ne emisionin investigativ “Fiks Fare”, kryeministri Sali Berisha e ka shkarkuar me urgjence ministrin e Kultures.

TELEFONATA E PARE
Ylli Pango - Po.
Vajza e “Fiks Fare” – Alo.
Ylli Pango – C’kemi?
Vajza e “Fiks Fare” - Mirembrema profesor Ylli.
Ylli Pango - Mirembrema.
Vajza e “Fiks Fare” - Me fal qe nuk e hapa telefonin pak me pare, por isha me familjen tek QTU-ja dhe nuk mund te flisja.
Ylli Pango - Nuk ka problem, une kujtova se ishe ne gjume (qesh).
Ylli Pango - Meqenese per sot kaloi, se une tani prape po merrem me gjera te tjera, neser ta fiksojme nje cike qe te te takoj pak, mire?
Vajza e “Fiks Fare” – OK, por rreth cfare ore?
Ylli Pango – Shiko, ta bejme keshtu, se kam hall qe te tregoj rrugen shoferi ty, ose te te sjell nja dy makina te ndryshme, ose ne nje makine, si te duash ti. Nuk ka asnje problem. Ti te vish tek ministria, le te themi rreth ores 5-5.30. Nga 5.30 tek ministria, me kupton? Pastaj do te tregoj, eshte aty ajo ku te thashe, aty tek Tirana e Re.
Vajza e “Fiks Fare” - Tek Tirana e Re... a mund te ma thuash edhe nje here se nuk e...
Ylli Pango - Me mire te ta tregoj shoferi, qe mos te ngaterrohesh, ta tregon shoferi.
Vajza e “Fiks Fare” – He, se kam makine vete, mund te vij edhe vete.
Ylli Pango - Lere makinen tende, me makinen e tij qe mos te shqetesohesh. Nuk ka asnje problem. E kupton, edhe nje here kur te vish, do te te prese shoferi me makinen time.
Vajza e “Fiks Fare” - Shoferi juaj...
Ylli Pango - Shoferi i imi, i imi. Ti me makinen tende, vazhdoni. Do te tregoje se ku eshte instituti, dhe kaq.
Vajza e “Fiks Fare” - OK. Do ndalem nje here tek ministria apo te vazhdoj?
Ylli Pango - Te ministria, te ministria.
Vajza e “Fiks Fare” - Dokumentet i pe?
Ylli Pango - Dokumentet i pashe, prandaj thashe qe duhet te bejme pak muhabet, sepse kam disa idera qe lidhen edhe me... prandaj po te them edhe per institutin, sepse lidhen edhe me institutin. D.m.th, kam disa gjera per punen, gjithmone qe po te jesh dakord ti, shkon mire. Gjithsesi, pasi ta shikosh ti, sepse edhe ti ke te drejten e zgjedhjes, e ke parasysh?
Vajza e “Fiks Fare” - Ok, Ok. Te thashe qe kam mesatare te mire dhe kam nje CV te pasur, besoj qe...
Ylli Pango - Po e pashe, pra, e pashe. Ti the qe mesataren e ke keshtu mesatare, por ate nuk e kishe dhe aq mesatare, mire e kishe. Po pra mire ishte, e vleresova, e kupton? Hajde ne 5.30 ne ministri, a e kupton?
Vajza e “Fiks Fare” - Tek instituti, do jemi ne zyre, ne lokal do ulemi...
Ylli Pango - Po pra po. Jo mo, ka zyre aty, ka zyre, eshte normale, ka zyra, asnje gje tjeter. Hajde ne ministri, qe te te tregoj shoferi se ku eshte instituti dhe kaq, asgje tjeter. Pastaj ne institut punet qe jane atje per t’u bere dhe kaq. Do rrime nje cike vetem, dhe ik pastaj.
Vajza e “Fiks Fare” - Ok. Ne oren 5.30?
Ylli Pango - Ne 5.30 jam ne ministri, si ta kesh me kollaj, se po te te them une dil atje, dil ketu nuk e gjen dot se ku eshte instituti, a me kupton, sepse do te vije shoferi. Qe te te tregoje rrugen ty, qe ta gjesh menjehere. Po te duash ta shpjegoj edhe keshtu une, nuk ka ndonje problem, me kupton?
Vajza e “Fiks Fare” – OK, ma shpjego se po vij me mire se e kupton... te vij...
Ylli Pango – Mire, dil tek kjo qe te bej nje kalim andej une, qe sot te ta tregoj si vend ku eshte dhe te vazhdoj pastaj. Dil tek kjo... e di banken “Pro Credit”?
Vajza e “Fiks Fare” - “Pro Credit”, ku i bie?
Ylli Pango - Ajo rruga qe te thashe une qe te nxjerr te... si quhej?
Vajza e “Fiks Fare” - Tek “Koha Jone”?
Ylli Pango - Po eee, por rruga e gjate. Kjo eshte aty te... ku del sheshi i rrumbullaket qe te con tek Tirana e Re.
Vajza e “Fiks Fare” – Po, po, tek Tirana e Re.
Ylli Pango - Tek sheshi, sa fillon sheshi, d.m.th.
Vajza e “Fiks Fare” - E kam idene, “Pro Credit Bank” tek LSI-ja, aty?
Ylli Pango - Aty LSI-ja, bravo, aty afer LSI-se. Per sa vjen ti, vonohesh shume?
Vajza e “Fiks Fare” - Po per 20 min them nga Vora.
Ylli Pango - Ok, ok. Hajt pra ciao.
Vajza e “Fiks Fare” – Ok, kur te jem aty pastaj do te te bej telefon.

TELEFONATA E DYTE
Ylli Pango - Ke ardhur?
Vajza e “Fiks Fare” - Alo Profesor Ylli, me fal se te mora per te njoftuar se ngaqe ka shume trafik ketu, sepse po behen punime ne autostrade edhe nuk e di se sa mund te vonohem.
Ylli Pango - E pashe, e pashe ,se edhe ketu ka nje trafik te tmerrshem tek kjo, por degjo...
Vajza e “Fiks Fare” - Po pra.
Ylli Pango - Kete mund ta gjesh shume lehte ti. Atehere kete po ta them ne telefon une qe mos te ashtu... te vish me nge. D.m.th, LSI-ja eshte kur vjen nga Tirana per te shkuar tek Tirana e Re, eshte ne krah te majte apo jo, eshte keshtu?
Vajza e “Fiks Fare” - Po, po.
Ylli Pango - Kur vjen tek rruga e gjate qe eshte kjo rruga e gjate me peme anash, ne fund fare, para se te kalosh tek sheshi i madh ne krah te djathte eshte “Pro Credit Bank”. E ke te shenuar “Pro Credit Bank”, duket ajo.
Vajza e “Fiks Fare” - Po, po e kam parasysh.
Ylli Pango – E ke parasysh. kalon keto mobilieri, lojera fati, cfare jane te gjitha me radhe. I kalon te gjitha keto dhe para se te dalesh tek sheshi i madh, krahe per krahe eshte banka “Pro Credit”. Perballe asaj eshte pallati 10-katesh jeshil. Tek ky pallati eshte instituti ne kat te 6-te dhe ka tabelen tek dera “Instituti Shqiptar i Studimeve Sociale dhe Psikologjike”. E ka te shenuar tek dera me tabele te kuqe te madhe. D.m.th, pallati jeshil eshte perballe bankes, ne krah tjeter te rruges, e ke parasysh?
Vajza e “Fiks Fare” – Po, po, e kam parasysh.
Ylli Pango - Do hysh nga mbrapa, do ngjitesh ne kat te gjashte, shikon ate tabelen e kuqe. Keshtu qe me mire ta fiksojme neser nga ora 5.30 atje direkt dhe e gjen, d.m.th.
Vajza e “Fiks Fare” - Ne oren 5.30 te vij direkt atje, mos te vij fare tek ministria?
Ylli Pango – Jo, po nese e ke keshtu ti, kontrolloje nje here ne mengjes, mund ta gjesh direkt. Kontrolloje gjate mengjesit, mire? D.m.th, bjeri nje here andej ne mengjes, shiko dhe do e gjesh kollaj, po nuk e ke gjetur me thuaj nuk e kam gjet dhe vij e te marr edhe tek ministria po te duash. Eshte shume kollaj.
Vajza e “Fiks Fare” – Ok, se une mendova qe meqenese do fle sonte ne Tirane, mund te vij neser nga ora 9-10 tek ministria.
Ylli Pango – Epo, tek ministria e ke nje cik zor ti, sepse une neser jam shume ne levizje, kam aktivitete e ke parasysh? Ne ministri ti do vish nuk ka problem, kjo eshte sepse ne institut ka edhe gjera te tjera, kam per te treguar edhe disa gjera se une kam tjeter ide ta thashe prandaj do bejme pak muhabet. Kam idera edhe tek instituti brenda, se jane dy gjera, ministria dhe instituti. Edhe aty ka njerez si puna jote te tjere, me kupton?
Vajza e “Fiks Fare” - E kuptoj.
Ylli Pango - Se me duhet aty, edhe aty me duhet juriste. Keshtu qe nuk ka... kjo eshte thjesht per te... emrin e mundshem, pastaj bej cfare te duash, vendos cfare te duash ti. Dakord?
Vajza e “Fiks Fare” - Ok. D.m.th, gjithsesi mos te te bej telefon, sepse une jam nisur ne Tirane, ora eshte 7.30 e kupton? Nuk e di se sa mund te vonohem, mos te te bej telefon?
Ylli Pango - Po ja, ti po ashtu bej, ta llogaris cfare te te them une ty, gjithsesi une vendin ta thashe se ku eshte.
Vajza e “Fiks Fare” – Ok, por thjesht qe mos te te prish pune se mund te takohemi edhe sot. Nuk e di a eshte vone per ty?
Ylli Pango - Nuk me prish pune. Une jam tek rrugica tek “Kaprico”. Edhe ketu ka nje trafik te tmerrshem, nuk e di, ti je duke ecur tani?
Vajza e “Fiks Fare” - Po pra, jam bllokuar ne trafik.
Ylli Pango - Ku ne trafik, ne c’vend eshte kjo...?
Vajza e “Fiks Fare” - Eshte aty tek kjo autostrada qe ka filluar... po behen punime.
Ylli Pango – Mire, gjithsesi kur te vish, me bej nje telefon se une edhe mund te leviz, se telefonin e mbaj hapur. Po qe se kam mbaruar pune, shikohemi edhe sot, po qe se do jem i zene ta leme ne orari e neserm. Dakord?
Vajza e “Fiks Fare” - Ora eshte 7.30, mendoj qe maksimumi, maksimumi ne oren 8 te darkes une jam aty.
Ylli Pango - Po nejse ti, kurdo qe te vish me bej nje telefonate. Ok?
Vajza e “Fiks Fare” - Jam e penguar nga trafiku dhe jam si ne siklet, se nuk e di per ceshtjen e punes, besoj qe...
Ylli Pango - Pse, pse je ne siklet? Cfare sikleti ke?
Vajza e “Fiks Fare” - Po e kupton, me pelqen shume ai vend pune edhe... u be edhe shume qe jam papune edhe...
Ylli Pango - Sa kohe ke ti pa ashtu?
Vajza e “Fiks Fare” - Ka 8 muaj.
Ylli Pango - Po jo, mo jo, se nese ti i ploteson kriteret eshte normale ajo nuk ka asnje gje, pse duhet ta kesh me keshtu? Mos ki siklet fare. Une per te mire po mundohem nuk e kam per keshtu.
Vajza e “Fiks Fare” - Nuk e di nese e keni pare CV-ne, une personalisht mendoj qe deri diku i plotesoj kriteret.
Ylli Pango - I pashe, i pashe. I pashe, por nuk eshte problemi aty. Do t’i shikojme me detaje, pastaj se cfare kishe ti. Ajo puna e gjuhes nje here, eshte e rendesishme, sepse anglishtja e ka nje vlere, sepse edhe nje fraksion i huaj...

Bisedat e gazetares se “Fiks Fare” me ministrin Ylli Pango
Gazetarja e “Fiks Fare” shkon ne Ministrine e Kultures per te kerkuar pune.
Ministri Ylli Pango e pret personalisht ne zyre.

Ylli Pango – C’kemi?
Ylli Pango – Do me sjellesh dokumentet. Do me sjellesh cfare ke mbaruar, fotokopjen e diplomes … gjuhe te huaj ke?
Vajza e “Fiks Fare” – Po, anglisht, italisht, tani jam duke mbrojtur frengjishten.
Ylli Pango– Atehere do te m’i sjellesh te gjitha dokumentet. Ku jeton tani?
Vajza e “Fiks Fare” – Ketu.
Ylli Pango – Me ke rri?
Vajza e “Fiks Fare” – Vetem.
Ylli Pango– Sa e ke numrin?
Vajza e “Fiks Fare” – 069 …
Ylli Pango – (lexon nr qe i dha gazetarja dhe e regjistron ne cel)
Ylli Pango – E ke telefonin me vete? (I ben zile ne celular gazetares me celularin e tij).
Vajza e “Fiks Fare” – Normal.
Ylli Pango– Ai eshte numri im.
Vajza e “Fiks Fare” – Ok.

Pasi ministri i con nje mesazh ne celular ku i kerkon takim ne oren 21.15, gazetarja niset per ta takuar.
Fillimisht komunikon me ministrit ne celular.

Vajza e “Fiks Fare” - Une jam, me aq sa ma shpjeguan eshte ketu tek Club 24 oresh. Eshte ketu perballe shtepise tuaj? Ok, une jam ketu jashte.

Ministri e ka lene takimin ne banesen e tij private.
(Ministri i hap deren e shtepise)

Vajza e “Fiks Fare” - Mirembrema. Si jeni mire?
Ylli Pango - Si jeni mire? Je me njeri?
Vajza e “Fiks Fare” – Jo.
Ylli Pango - Te pret njeri?
Vajza e “Fiks Fare” - Jo.
Ylli Pango - Hajde ngjitu me lart. Po c’kemi ndonje gje?
Vajza e “Fiks Fare” - Asgje, te perditshmet.
Ylli Pango – Eeeee, pra. Po cfare ke bere?
Vajza e “Fiks Fare” - Asgje. Mbarova shkollen dhe tani jam ne kerkim pune.
Ylli Pango- Hiqe xhupin.
Vajza e “Fiks Fare” - Kjo eshte zyra juaj?
Ylli Pango - Une kam te gjithe kete vilen ketu. Kjo eshte me oxhak, nje nga dhomat.
Vajza e “Fiks Fare” - Se mos ju kam bezdisur, mbase....
Ylli Pango – Jo, perkundrazi, nuk me keni bezdisur, me keni dhene kenaqesi. Mbase te kam bezdisur une ty?
Vajza e “Fiks Fare” - Jo, jo.
Ylli Pango - Se mos ke njeri qe te pret, se the dua telefonin apo nuk ke njeri?
Vajza e “Fiks Fare” - Telefonatat nuk dihen, e kupton? Mund te realizohen nga familja.
Ylli Pango - E cfare mendon qe te fillosh?
Vajza e “Fiks Fare” - Po nuk e di te them te drejten. Une kam punuar vetem tek .....
Ylli Pango - Cfare beje aty?
Vajza e “Fiks Fare” - Tek ..... kam punuar si...
Ylli Pango - Po. Sa kohe ndenje aty?
Vajza e “Fiks Fare” - Kam ndenjur rreth 7 muaj se kisha shkollen.
Ylli Pango - Shkollen e mbarove tani ti? Sa t’u be?
Vajza e “Fiks Fare” - Vjet.
Ylli Pango - Qe vjet d.m.th nuk ke kapur ndonje pune tjeter?
Vajza e “Fiks Fare” - Jo. Thjesht mendova nje here te trokas, se mbase. Nuk e kisha idene nese kishit nevoje per te punesuar.
Ylli Pango - Po mire. Cdo gje behet, cdo gje rregullohet kur femra eshte e guximshme edhe i lindin idera, te gjitha rregullohen. Varet se si e koncepton jeten dhe sa guxim ka. (qesh ) Si me shikon.
Vajza e “Fiks Fare” - Shtepia shume gjigante.
Ylli Pango - Eeee. Ka edhe ambiente te tjera te vogla qe do t’i tregoj. C’kemi tjeter?
Vajza e “Fiks Fare” - Asgje.
Ylli Pango - Cohu nje here te te shikoj.
Vajza e “Fiks Fare” - Uuuuuuuuuu.
Ylli Pango - Me pelqen shume ekspozeja jote, me pelqeu qe kur te pashe ( Momenti kur tenton te zbertheje kemishen).
Vajza e “Fiks Fare” – Uauuuuuuuuuuuuu, te lutem.
Ylli Pango - Nuk te bej gje, nuk te bej gje.
Vajza e “Fiks Fare” - Jo nuk eshte... te lutem.
Ylli Pango - Te jap fjalen qe vetem do te te shikoj se si je transformuar, asgje tjeter. (qesh)
Vajza e “Fiks Fare” - Jo, por.... te lutem, te luuuuuuuuutem
Ylli Pango - Nuk do qe te te shikoj fare? Fare, fare, fare?
Vajza e “Fiks Fare” - Ju nuk me keni pare me pare se si kam qene.
Ylli Pango - Te thashe me pare, qe duhet te jesh vajze qe duhet te guxosh. Derisa erdhe e me takove guxove. Nejse, nuk ka problem, dilni aty, sepse une nuk te prek.
Vajza e “Fiks Fare” - Po me vini ne siklet.
Ylli Pango - Nuk te ve ne siklet, sepse problemi eshte ky qe ti mund te hysh neper panairet e turizmit. Panairet e turizmit paraqiten keshtu... ti pamjen e ke. Ne keto lloj panairesh nese ti je goce e guximshme dhe futesh tamam ne kete pune, ti mund te besh ekspozera shume te mira, sepse ne shkojme neper panaire ne Berlin, ne Londer, neper panairet me te mira dhe aty shkojme... kemi marre edhe femra kosovare. Keshtu qe une kam qejf te shikoj ekspozene tende. Po te jesh e guximshme mire, i can te tera. Po qe se e ke problem pastaj me thuaj, une nuk eshte se ashtu.
Vajza e “Fiks Fare” - E guximshme ne c’sens?
Ylli Pango - Sensi i pare eshte te te shikoj nje here, qe te te vleresoj se aty mund te dalesh me rroba banjoje.
Vajza e “Fiks Fare” - Te dal me rroba banjoje?
Ylli Pango - Po mo, dalin te gjitha, nuk ka problem aty qe nga vendet e Amerikes Latine dhe te gjitha vendet qe vijne, normal sic del ne plazh. E dyta mund te dalesh me rrobe qe paraqitesh me kostum kombetar. D.m.th jane disa variante, ka plot cdo vit aty. Kemi marre nga dy vendet Kosova dhe Shqiperia. Nje variant qe mendova per ty eshte se do te te fus tek agjencia e turizmit qe kam vend per goca, qe te te vleresoj. Tani kjo eshte pjesa e guximit. Nese ti qe tani rezervohesh dhe thua aaaaa, mos, te lutem, me ler mbaroj.
Vajza e “Fiks Fare” - Jo une....
Ylli Pango - Degjo dicka, mbaje mend, sic hyre do dalesh. Nuk prekesh, nuk te behet gje. Tani une te thashe ja, them qe te shikoj nje here si fillim se keshtu paske ndryshuar goxha, pastaj vazhdojme e flasim. Hajt moj hajt, se ke guxim ti, hajde. Pastaj, qe kur ke ardhur ne Tirane e ke kapur jeten. Keshtu qe si fillim hiq vetem kete kemishen qe te te shikoj si lekure deri ku ke rene.
Vajza e “Fiks Fare” - Te lutem, uuu, me qenka zberthyer.... te lutem me vjen shume rende, te lutem shume.
Ylli Pango - Asnjehere prej meje, kurre. Une jam ai i fushes, s’me vjen fare asnje keshtu....
Vajza e “Fiks Fare” - Te lutem.
Ylli Pango - Asnje gje, vetem te te shikoj, ke rene nga shendeti aq sa duhet.
Vajza e “Fiks Fare” - Shendeti shikohet edhe pa hequr kemishen.
Ylli Pango - Ca i ke keto dreq mbertheckash qe nuk hiqen ( tenton te heqe kemishen ).
Vajza e “Fiks Fare” - Te lutem, shendeti shikohet edhe pa hequr kemishen, te lutem profesor.
Ylli Pango - Ti do ta heqesh per te tjere, si nuk do ta heqesh per mua?
Vajza e “Fiks Fare” – Joooo, te lutem profesor, te lutem profesor, profesor te lutem, te lutem.
Ylli Pango - Ja deri ketu, deri ketu ( per te zberthyer bluzen).
Vajza e “Fiks Fare” - Po nuk eshte gje se... boll te lutem, boll.
Ylli Pango - Deri ketu, deri ketu (nderkohe zberthen disa kopsa te kemishes )
Vajza e “Fiks Fare” - Te luuuutem, a mund ta mberthej kemishen?
Ylli Pango - Lere pra deri ketu, lere deri ketu pra se nuk po te prek.
Vajza e “Fiks Fare” - ( E Shtyn ).
Ylli Pango – Shih...
Vajza e “Fiks Fare” - A mund te qetesohem pak?
Ylli Pango - Po qetesohu ti, qetesohu.
Vajza e “Fiks Fare” - A mund te qetesohem te lutem. Po me vjen shume rende...
Ylli Pango - Po nuk u mesove me mua ti i bie qe...
Vajza e “Fiks Fare” - Si do mesohem te me shikosh para...
Ylli Pango – Po, po.
Vajza e “Fiks Fare” - Te me shikoni ju nudo para dhe pastaj?
Ylli Pango – Jo, nudo jo.
Vajza e “Fiks Fare” – Ok, me te brendshme.
Ylli Pango - Avash mos bertit se nuk eshte ndonje gje. Mos u trondit se nuk do te vras. Me dal me rroba banjoje shiko si ben, imagjino...
Vajza e “Fiks Fare” – Jo, une tronditem. Nese ju me shpjegoni paraprakisht pozicionin e punes, nese pranon kete lloj pune, Ok! Por, ne keto kushte, ora 9 i darkes, ne shtepine tuaj, te zhvishem une, tronditem.
Ylli Pango - He moj qetesohu, se nuk te ben gje njeri me zor, se nuk jam ajo kategori. Ideja eshte kjo, ne agjencine e turizmit e kam menduar qe ka nje vend per vajze me pamje dhe me shkolle. Tani ne ate agjenci qe varet nga une se eshte drejtoria ime, zakonisht behen panairet e Shqiperise per turizmin, dakord? Ne keto panaire ne vecojne pjeset me te bukura te turizmit shqiptar, si malet detet e me radhe. Duhet pak anglishtja, si je me anglisht ti?
Vajza e “Fiks Fare” - Mire, shume mire.
Ylli Pango - Ok. Kam marre edhe nje tekst aty qe po munde ta perkthesh ta marresh me vete. Tekst anglishteje, eshte nje nga fjalimet e mia qe do ta mbaj kur te shkoj atje. Nese ti i jep keto prova dhe i ploteson, ky eshte vendi. Vendi eshte shume i mire, do te jesh prane meje. Une kur te kem panaire jashte ne te gjitha bashke me grupin do te te marr edhe ty. Ne Evrope do te shetisesh, mundesite i ke, rrogen do ta kesh te mire, keto. Kete oferte une e kam per ata lloj vajzash qe jane te mira ne paraqitje, qe jane te guximshme dhe jeten e kap per fyti qe sot. E ben mire, nuk e ben ma thuaj, se nuk ka gje, une nuk te shqetesoj.
Vajza e “Fiks Fare” - Duhet domosdoshmerish te kthej nje pergjigje tani, qe te mendohem edhe une?
Ylli Pango - Aha duhet te mendohesh? Po mire mendohu, si te duash?! Pastaj cfare prisje, cfare pune prisje? Te punoje ne zyre, te rrije aty? Zyre eshte ajo, ka zyre ku leviz here pas here neper panaire.
Vajza e “Fiks Fare” - Ka kete pjesen qe une nuk e kisha menduar, qe une mund te dal edhe me rroba banje.
Ylli Pango - Nuk eshte gjithmone kjo. Kjo mund te jete nje here ne vit, ne vere ndersa periudhen tjeter mund te jesh organizatore ne panaire. Do behesh specialiste per kete pune, ne sensin qe do marresh njohuri per fletepalosjet, per albumet, per turizmin. Do kesh njohuri per spotet qe bejme ne, publicitare. Keto jane ne pergjithesi ndersa cfare te dale ndonje rast i vecante.
Vajza e “Fiks Fare” - Nuk e di nese do me lini te pakten te mendohem deri neser?
Ylli Pango - Une neser jam per rruge. Une jam per ne Korfuz neser, do rri 2-3 dite, do kthehem te dielen. E mbaj te hapur telefonin, nese do me bej telefon.
Vajza e “Fiks Fare” – Ok, do komunikojme ne telefon.
Ylli Pango - Do levizesh ti tani? Ke shqetesim, do te ikesh?
Vajza e “Fiks Fare” - Po .
Ylli Pango – Ok, ne doren tende eshte, une kisha kenaqesi te te mbaja, ti e di. Te presin apo nuk te pret njeri.
Vajza e “Fiks Fare” - Mua nuk me pret njeri, por kam plane te tjera.
Ylli Pango - Tani, sonte?
Vajza e “Fiks Fare” – Po.
Ylli Pango - Cudi
Vajza e “Fiks Fare” - Mendova qe do ishte nje takim i shkurter, thjeshte dorezim dokumenti dhe kaq prandaj.
Ylli Pango – Dakord, heren tjeter rrime me gjate, dakord?
Vajza e “Fiks Fare” - Do shikohemi ne ministri heren tjeter?
Ylli Pango - Heren tjeter do me marresh ne telefon dhe do me thuash a e pranon apo jo, si pune? Pastaj....
Ylli Pango – Ato, m’i solle mua, dokumentet?
Vajza e “Fiks Fare” - Po. Jane thjeshte nje curiculum dhe lista e notave dhe diploma. Po te duhen certifikatat e gjuhes t’i sjell.
Ylli Pango - Kur t’i marresh m’i bej gati edhe ato dhe m’i sjell, mire?
Vajza e “Fiks Fare” – Ok, naten e mire.
Ylli Pango - Naten e mire. Ciao.
/gazeta shqiptare/05.03.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
Video




- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online