All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Yllka Kuqi. Show all posts
Showing posts with label Yllka Kuqi. Show all posts

Sunday, 23 June 2013

Revista PALOMA - 22 Qershor 2013

Revista PALOMA - 22 QERSHOR 2013
Revista PALOMA, 22 Qershor 2013
  • Aurela Hoxha: Atyre qe me kane inat u them "Paqe njerez!"
  • Ciljeta Xhilaga operon barkun dhe ekspozohet ne plazh
  • Elona Xara: Produksioni nuk me vleresoi, ua di per nder shqiptareve. Do martohem me te parin qe do prezantoj te babi...
  • Noizy: Tuna eshte kurve!; Tuna: Kam zogun me te mire!
  • Vedat Ademi: Dasma me Yllka Kuqin nuk eshte sic duket; Yllka Kuqi: Edhe 10 here te behesha nuse, njesoj do te nuseroja
  • Ilda Bejtulla, modelja qe garon per kuroren e miss-it: Femrat e bukura paragjykohen, per cdo rregull ka perjashtime
  • Varferia, Rita Ora flet per femijerine e veshtire
  • Roza Lati shpreh deshiren per ditelindje: Me ka marre malli te bie ne dashuri!
  • Zbulohet e dashura e re e Ermal Merdanit
  • Aktori komik Giovanni njeh Shqiperine permes ciklizmit
  • Arian Cani, nostalgji per Francen, zgjedh Parisin per pushime

Thursday, 16 May 2013

Yllka dhe Vedati, nje duet veror...

Yllka & Vedati i kendojne dashurise

Si duket bashkepunimet ndermjet kengetareve te estrades sone nuk kane te ndalur, kesaj radhe do te vijne Yllka Kuqi bashke me Vedat Ademin, te cilet brenda javes do te plasojne ne treg duetin e ri, i cili eshte produkt i “Three Dots”, me tekst te Kledi Bahitit.

Sipas Yllkes kjo ide e ketij bashkepunimi ka lindur kohe me pare, mirepo per shkak te angazhimeve ne projekte te tjera, kane qene te detyruar qe bashkepunim ta shtyjne per nje kohe te pacaktuar. Nderkaq Yllka dhe Vedati kane gjetur pikerisht stinen e pranveres per te sjelle kete projekt.

Monday, 18 February 2013

Yllka Kuqi, album te ri ne Festen e Pavaresise

Yllka Kuqi
Sjell albumin per pesevjetorin e Pavaresise

Pas plasimit te kenges “Vendit tim”, e cila u mireprit mjafte shume ne publik kengetarja Yllka Kuqi nuk eshte ndalur se punuari ne albumin e saj me te ri, te cilin sapo e ka plasuar ne treg. Kengetarja ka zgjedhur periudhen e kremtimit te pese vjetorit te pavaresise se Kosoves per ta promovuar kete album, i cili sipas saj eshte pergatitur me mjafte perkushtim.

Albumi titullohet “Dhe te dua” dhe te drejten e editimit e kane produksionet “ETC” dhe “Eurolindi”. Yllka edhe kengen “Vendit tim” e kishte plasuar ne festen e 100 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise, ndonese edhe vet kenga i dedikohej dashurise ndaj memedheut.


Friday, 17 August 2012

Alban Skenderaj, kulmi i mbremjes se dyte ne Festen e Birres Korca

Alban Skenderaj “deh” qytetin me “Birra Korca” e kenge

Pas suksesit te nates se pare, Festa e Birres ne Korce tashme ka hyre ne naten e dyte te saj, me nje pjesemarrje marramendese. Sikurse edhe naten e kaluar, ora 20:00 e mbremjes se te enjtes ka shenuar edhe fillimin e Festes se Birres ne ambientet e "Parkut Rinia", pikerisht para pallatit te sportit "Tamara Nikolla". Alban Skenderaj se bashku me bandat ishin kulmi i mbremjes se dyte te festes se birres, ku mijera qytetare shijonin muzike e pinin birra. Nga ana tjeter, bashkia, nisur nga fluksi i larte i nates se kaluar ka shtuar edhe kapacitetin e tavolinave apo tryezave per pjesemarresit edhe ne ambientet e tjera te "Parkut Rinia". Nuk kishte si te ndodhte ndryshe! Sapo ka rene mbremja mijera persona jane dyndur ne stendat e "Birres Korca", duke marre krrikot e mbushura me birre dhe duke sfiduar temperaturat e larta. Edhe kete mbremje, "Birra Korca", birra e pare shqiptare e prodhuar prej vitit 1928, ka kaluar pritshmerite e organizimit.

Saturday, 9 June 2012

Yllka Kuqi me projekte te reja...

Yllka Kuqi së shpejti me projekte të reja

Këngëtarja Yllka Kuqi është duke u përgatitur për projektet e reja muzikore.

Gjatë një prononcimi për Telegrafi.com Yllka ka pohuar se do të ketë videoklipe dhe këngë të reja, të cilat do t’i publikojë së shpejti për adhuruesit e saj.

Përveç kësaj, këngëtarja ka pohuar se është duke bashkëpunuar edhe me vëllain e saj Val Kuqin, i cili në të ardhmen do të shfaqet si këngëtar.

Së fundmi Yllka u paraqit në Videofestin Muzikor me një “look” mjaft të veçantë. /Telegrafi/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Kuqi Yllka soon with new projects

Kuqi Yllka singer is preparing for new musical projects. During a press for Telegrafi.com Yllka claimed to have videoclips and new songs, which will be published soon for her fans. In addition, the singer has confirmed that it is cooperating with her ​​brother Val Kuqi, which in future will appear as a singer. Yllka recently appeared in Videofestin Music with a "look" quite special. / Telegraph / ]]

Friday, 30 March 2012

Yllka Kuqi ne Top Fest me kenge te Florit...

Yllka Kuqi i rikthehet festivaleve

Kengetarja e njohur nga Gjakova, Yllka Kuqi, u eshte rikthyer festivaleve dhe kete here ka zgjedhur festivalin e muzikes moderne shqiptare Top Fest, per te sjelle realizimin me te ri ne karrieren e saj muzikore.

“Kenga e re e punuar nga Flori Mumajesi dhe studio “Three dots ‘’ do te paraqitet gjate javes tjeter ne Top Fest’’ ka pohuar kengetarja per "Zhurnal".

Yllka , e cila shquhet si kengetare me cilesi te vecanta muzikore do te performoje ‘’live’’ ne skenen e Top Fest dhe kjo duhet te kete qene nje shtyse me teper per te.

Friday, 6 January 2012

Bebet VIP qe po vijne ne vitin 2012...

Bebet VIP, kush e ka radhen ne 2012-n?

Vitin qe lame pas, martesat ishin shume ne mode. Kujtojme ketu celebrimet e kengetareve si Teuta Kurti, Jehona Sopi, Yllka Kuqi, apo qofte edhe fejesat, si ajo e Getoar Selimit me Florenten, lidhje si ajo e Rozanes me MC Kreshen, Kastros me Erleta Hotin etj. Por 2011-a ka qene mjaft i mbare edhe sa u takon bebeve VIP. Nder te parat qe linden vitin qe lame pas, ishte kengetarja e talentuar Edona Llalloshi. Kengetarja kosovare u be nene per here te pare, pasi solli ne jete vajzen Doa. Kengetarja e njohur Julka u be me “krahe” per mberritjen e Ian, djalit te saj te pare me Andy Gramm. Prezantuesja e njohur televizive, Sonila Meco, se bashku me te shoqin, Drinin, u bene prinder per here te pare dhe u lumturuan nga ardhja ne jete e engjellit qe u pagezua nga prinderit me emrin Amaris. Edhe vlonjatja ekspresive Aurela Gace u be nene per te paren here, pasi ne nentor te vitit 2011 solli ne jete vajzen e saj te cilen e pagezoi me emrin Grace, qe do te thote “Hiri i Perendise”.

Saturday, 31 December 2011

Tuna, Dafina dhe Vesa ndahen nga të dashurit, bashkohen Rozana dhe MC Kresha

Gjatë vitit që po lëmë pas janë martuar Jehona Sopi, Adelina Thaqi, Yllka Kuqi dhe Teuta Kurti, kurse është fejuar Getoar Selimi

Vit i trazuar ka qenë ky që po lëmë pas edhe për sa u përket ndarjeve, por ka pasur lajme të mira dhe të lumtura siç janë ato fejesat dhe martesat e Vipave shqiptarë.

Tunës nuk i eci martesa
E nisim me lajmin që në fillim u duk si thashetheme për ndarjen e këngëtares Altuna Sejdiu nga Rilind Reka, ngjarje kjo që tronditi shumë njerëzit dhe vuri në kërkim të intervistave dhe arsyes pse gazetarët. Por si përgjigje nga Tuna morëm vetëm “Nuk eci martesa”.

Sunday, 9 October 2011

Yllka Kuqi Martohet me Astritin...

Yllka Kuqi i jep fund beqarise

Kengetarja kosovare i ka dhene fund beqarise vetem pak jave me pare. Pas nje viti plot angazhime, nje vere te nxehte, Yllka ka pritur vjeshten per te kurorezuar dashurine e saj me bashkeshortin Astritin. Ceremonia ka qene teper e hareshme, ashtu si dhe vete kengetarja e qeshur dhe plot humor. Premtimit per dashuri te perjetshme i jane bashkuar dhe qindra dasmore te ftuar, ndersa momenti me romantik i asaj mbremjeje ka qene kur Yllka dhe i shoqi, i kane dedikuar vetes dhe dasmoreve nje kenge, si dhurate surprize. Aktualisht kengetarja eshte e angazhuar me sfiden ‘2-shja fantastike’ ne “E diell”, ku kendon perkrah Juliana Pashes. /balkanweb/tetor 2011/
- - - - - - - - - - - - - - - -

Saturday, 1 October 2011

Juliana dhe Yllka ne "2 Fantastiket"

Juliana Pasha dhe Yllka Kuqi duet ne “E diell”

Emisioni “E diell” ne Top-Channel do te vjen me nje format te ri i cili titullohet “2 Fantastiket”.

Ky do te jete nje program muzikor ku marrin pjese 12 kengetare te rrymave te ndryshme nga te gjitha trojet shqiptare. Vet emri i programit “2 Fantastiket” na tregon se ky show funksionon ne duete.

Sipas burimeve te Telegrafit, dueti i pare fantastik do te perbehet nga dy kengetaret e mrekullueshme, Juliana Pasha dhe Yllka Kuqi.

Emisioni i pare fillon kete te diel, 2 tetor, dhe per 12 jave gjate duetet do te konkurrojne ne garen e forte per te qene “2-shja fantastike”. /g.sahiti/telegrafi/tetor 2011/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Juliana Pasha and Kuqi Yllka duet in "The Sundays"

Tuesday, 10 May 2011

Yllka Kuqi, Intervista Telegrafi Maj 2011

Yllka e kenges sone!

"Kengetarja e muzikes se lehte, Yllka Kuqi, eshte nder kengetaret e rralla qe ka bere bum skenik, qysh ne fillet e karrieres se saj artistike ne zhanrin e muzikes se lehte. Yllka i ka mbetur besnik ketij zhanri duke e kultivuar besnikerisht dhe denjesisht, por edhe artistikisht. Ajo, me zerin e saj, muziken e lehte, po e ben te, rende', pra me peshe dhe theks te vecante, jo vetem ne Kosove, por edhe me gjere.

Paraqitja e saj ne skene, qysh si nxenese e shkolles tetevjecare, ishte nje paralajmerim se Yllka do te kete nje karriere te ndritshme dhe shume te suksesshme e krenare. Ajo, tashme eshte ngjitur sigurt ne piedestalin e kenges se lehte dhe asaj qytetare dhe lehte po e perballon famen e krijuar. Kenget e saja si, ‘Jetoj qe te vdes’, ‘Me ty’, pastaj ‘Me je zambak ne pranvere’, ‘Ti je ai’, Dhe te dua’, ‘Ofendimi’, e shume kenge te tjera, jane bere hite, qe i rezistojne kohes dhe shijes,sado e sterholluar qe te jete ajo. Yllka,me shume seriozitet eshte paraqitur edhe ne Festivalet e ndryshme, ku rrembeu edhe shperblime.

Tuesday, 16 March 2010

Yllka Kuqi Me Ne Fund Me Videoklip!

Yllka KuqiYllka Kuqi me videoklip

Me ne fund, kengetarja Yllka Kuqi, ka vendosur qe te bej edhe nje kenge me videoklip, qe do te jete videoklipi i pare ne karrieren e saj muzikore. Kengetarja gjakovare ka deklaruar per media se do te bej videoklip kengen "Baby jam femer", me te cilen eshte prezantuar gjate programeve festive te Vitit te Ri. Kenga eshte ritmike dhe ajo pret qe kjo kenge te pelqehet edhe videoklipi ashtu sic eshte mirepritur kenga.

Yllka Kuqi vecohet per vokalin e saj, ndersa publicitetin me te madh e ka marre neper festivalet tona shqiptare. Ajo eshte vleresuar disa here me cmimet e para neper festivale, nderkaq kenget me te popullarizuara te saj jane "Ti je ai", "Dhe te dua ty", "Ofendimi" e te tjera. /tung/mars 2010/
- - - - - - - - - -
+tag: kuci
- - - - - - - - - - - - - - - -
albavipnews.blogspot.com
- - - - - - - - - - - - - - - -

[[ translation by google:

Yllka Kuqi with videoclip

Finally, Kuqi Yllka singer, has decided to do a song with the video, which will be the first video clip of her musical career. Singers gjakovare said to media it would do video song "Baby I'm female, with which programs presented during New Year celebration. Song is rhythmic and it expects that this song be accepted as the video clip is HOT song.

Kuqi Yllka worth mentioning for its vocals, while greater publicity has received through our festivals Albanian. It has been estimated at several times the prices of first through festivals, while the most popular songs of her are "thou", "And to love you", "insult" the other.
]]

Thursday, 5 February 2009

Yllka Kuqi "Sherohet" me Kenge!

Yllka Kuqi
/photo public domain/

Yllka Kuci thote se ndihet mire edhe ne profesionin e psikologes
Kengen e kam si nje lloj terapie personale

“Ne te dy profesionet, ne kenge dhe ne psikologji, ndihem mire. Te dyja kerkojne pergjegjesi, por roli i psikologes eshte me delikat dhe gabimet mund te kene pasoja me te medha”, ka thene Yllka

Kengetarja Yllka Kuci, pervec kenges, ne te cilin ka arritur shume suksese, eshte e dhene edhe pas profesionit te psikologes. Ka disa vjet qe ajo punon ne nje OJQ ne Gjakove, me te cilen pune thote se ndjehet e kenaqur. “Gjithe kohen tjeter, jashte kenges, jam e angazhuar ne punen qe e bej ne OJQ-ne ‘Children for tomorrow Kosova’ ne Gjakove, ku kemi finalizuar shume projekte, nder to edhe 2 shfaqje teatrale me te rinj te shkollave te mesme te Gjakoves, ku kam qene e perfshire ne rolin e asistentes. Mund te them qe eshte kenaqesi te punosh me te rinjte dhe femijet dhe t’i shohesh se si e zhvillojne talentin dhe aftesite e tyre. E gjithe kjo me jep nje kenaqesi te vecante dhe me permbush kohen dhe jeten”, shprehet Yllka per “Kosova Sot”. Sikurse ne kenge, ashtu edhe ne profesionin e psikologes, Yllka thote se e ndien veten mire, edhe pse te dyja kerkojne pune dhe angazhim te madh. “Ne te dy profesionet, ne kenge dhe ne psikologji, ndihem mire. Te dyja kerkojne pergjegjesi, por roli i psikologes eshte me delikat dhe gabimet mund te kene pasoja me te medha. Kur kendoj, ushqehem vet shpirterisht, i argetoj dhe i kenaq edhe te tjeret. Kengen e kam si nje lloj terapie personale, zbrazje emocionesh, e cila njeheresh me ndihmon te gjej qetesine. Marrja me kenge eshte profesion me relaksues, edhe pse nganjehere din te jete stresues. Megjithate, te dyja keto i ushtroj me vetedije dhe me deshire te madhe”, ka thene Yllka. /k.bajrami/kosova sot/05.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: kuci kuqi
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Saturday, 17 January 2009

Yllka Kuqi, Kafja e Mengjesit RTK

YLLKA KUQI NE KAFEN E MENGJESIT RTK!

Kengetarja Yllka Kuqi mirepret ne shtepine e saj, Delfina Zeqirin, reporteren e RTKs per emisionin "Kafja e Mengjesit". Ne shtepi eshte i pranishem edhe vellau i Yllkes, Vali, poashtu kengetar.

Ne pika te shkurtera:

  • Yllka Kuqi eshte gjakovare dhe jeton,po pra, mu ne Gjakove!
  • Ajo nuk e ka te veshtire te zgjohet heret pasi puna qe ajo punon ia dikton kete rutine per cdo dite, pervec kuptohet vikendit. Perndryshe ajo punon tash 4 vjet per organizaten humanitare "Children for Tomorrow" dhe orari i saj i punes fillon fix ne ora 8 te mengjesit. Puna e saj eshte e lidhur ngushte me projektet psiko-sociale ku punon me femije dhe adoloshente, pasi nga profesioni, nese nuk e keni ditur, eshte psikologe.
  • Yllka nise diten zakonisht me nje kafe (si duket jo turke por "kafe me bokall") dhe ne mengjes ka deshire, derisa te pergaditet per te dale, te shoqerohet me muzike duke zgjedhur ndonje nga kanalet muzikore ne televizion.
  • Ne kohen e lire, Yllka nuk eshte aspak e lire. Ajo ka shume aktivitete dhe rralle qe ndeshet me pyetjen "C'ka tash?".
  • Gjate veres, ka qejf te dale cdo dite ne mbremje ne qytetin e saj te bukur te Gjakoves, se paku per nje kafe. Gjate dimrit, me shume rri e strukur ne shtepi duke shikuar televizionin.
  • Yllka nuk e perdore shume internetin dhe nese e perdore, ate e bene kryesisht nga nevoja si p.sh. per komunikim, perndryshe jo "per te humbur kohe" si thote ajo. Po natyrisht, edhe ajo e ka nje akont me Facebook por ja qe ralle e kontrollon ate!
  • Vali, vellau i Yllkes, eshte poashtu kengetar dhe si me i vogel ka kenduar kenge per femije, ndersa ka te realizuar edhe nje album. Ai per momentin eshte duke pauzuar por planifikon ti rikthehet kendimit ne te ardhmen. Nga ajo qe pame duke kenduar me Yllken, duket te jete nje yll i vertete, natyrisht ende i pazbuluar mire.
  • Babai i Yllkes, Zeqe Kuqi, edhe pse me profesion mjek (internist), eshte poashtu nje kengetar shume i njohur ne Kosove. Si duket e tere familja Kuqi e kane te trasheguar nje afinitet ndaj artit te muzikes pa marre parasysh aspiratave te tyre profesionale.
  • Yllka gjate karrieres se saj si kengetare ka marre shume shperblime, por si thote ajo ne shaka, tash jane duke i bere edhe telashe, pasi i duhet gjetur vend cdo cmimi dhe duhet pastruar ato rregullisht. Perndryshe, ajo karrieren e saj profesionale artistike e filloi ne vitin 2003 ne "Zambakun e Prizrenit" ku edhe eshte shperblyer me cmimin "Interpretimi me i mire".
  • Yllka prezentoi edhe veshjet e saja (garderoben), dhe ra ne sy fustani qe e kishte veshur ne Kengen Magjike 2008. Mesuam se ky fustan eshte i shtepise "Giovani". Ndersa ajo vet vecoi fustanin e fejeses. Ajo gjate intervistes permendi emrin Astrit dhe aty pame nje foto te saj te perbashket me te. Per martese nuk u tha gje, por as nuk u pyet!

Yllka Kuqi dhe Astriti
/astrit pallaska dhe yllka kuqi, photo rtk/

Pjesa 1


Pjesa 2

+tag: kafeneja kuci kafeja mengjezit zeqiri

- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Sunday, 16 November 2008

Yllka Kuqi: Nje Psikologe Qe Di Te Kendoj!

Yllka Kuqi
/photo public domain/

Interviste: Yllka Kuci
Ne ‘Kenga magjike’, me baladen ‘Mesova nga ti’

Momentalisht jam e angazhuar me pjesemarrjen time ne festivalin ‘’Kenga magjike’’, ku u prezantova me kengen ‘’Mesova nga ti’’, kompozuar nga Astrit Pallaska, orkestruar nga Florent Boshnjaku, ndersa tekstin e kam shkruar vete

Kengetarja jone, Yllka Kuci, se shpejti do te paraqitet ne festivalin ‘’Kenga Magjike’’ me kengen ‘’Mesova nga ti’’. Yllka, pervec me kete kenge, eshte e angazhuar edhe me projekte te reja, me te cilat do te paraqitet per festat e fundvitit. Per keto projekte dhe shume te tjera qe kane te bejne me jeten dhe personalitetin e saj, flet ne intervisten per ‘’Kosova Sot’’.

“Kosova Sot”: Me cfare jeni e angazhuar momentalisht?
Yllka Kuci: Momentalisht jam e angazhuar me pjesemarrjen time ne festivalin ‘’Kenga magjike’’, ku u prezantova me kengen ‘’Mesova nga ti’’, kompozuar nga Astrit Pallaska, orkestruar nga Florent Boshnjaku, ndersa tekstin e kam shkruar vete. Eshte nje balade te cilen e kemi punuar me shume dashuri qe te tre dhe jemi te kenaqur me rezultatin. Presim te mirepritet dhe te pelqehet, i urojme sukses dhe jetegjatesi kesaj kenge, sepse, kur kenga jeton gjate, edhe ne si artiste dhe krijues te saj jetojme me te. Pastaj, jam ne pergatitje te paraqitjeve per festat e fundvitit, ku besoj se do te realizoj nje program me kenge te perpunuara te kenduara live. Gjithe kohen tjeter jam e angazhuar ne punen qe bej ne OJQ ‘’Children for tomorrow Kosova’’ ne Gjakove. Momentalisht jemi ne prag te finalizimit te shume projekteve, nder to edhe 2 shfaqje teatrale me te rinj te shkollave te mesme te Gjakoves, ku jam e perfshire ne rolin e asistentes. Njera nga keto shfaqje do te jepet me rastin e 1 Dhjetorit, Dites Nderkombetare te SIDA-s dhe trajton kete teme. Mund te them qe eshte kenaqesi te punosh me te rinj dhe femije dhe t’i shohesh se si e zhvillojne talentin dhe aftesite e tyre. E gjitha kjo me jep nje kenaqesi te vecante dhe ma permbush kohen dhe jeten.

Yllka Kuqi

“Kosova sot”: Me cfare do te paraqiteni per festat e fundvitit?
Yllka Kuci: Besoj se do te angazhohem rreth perpunimit te kengeve te vjetra shqipe, popullore dhe moderne.

Kur kendoj, ushqehem edhe vete shpirterisht

“Kosova Sot”: Sa jeni e kenaqur me karrieren?
Yllka Kuci: Jam shume e re per te menduar se si ka qene karriera ime. Mendoj qe duhet te punoj shume dhe gjate per te ardhur deri tek nje nocion i tille ne te dy profesionet, edhe si psikologe, edhe si kengetare. Mund te them qe po zhvillohem dhe jam e kenaqur me arritjet e deritanishme, edhe pse mund te kisha bere ndoshta edhe me shume ne aspektin sasior. Mirepo, cilesia besoj se eshte me e rendesishme dhe eshte shume me rendesi qe mos te pendohem ose mos te me vije turp me vone per ato qe kam krijuar deri me tani. E nese flasim per aspektin e perfitimeve materiale, jemi tashme te njoftuar me poziten dhe shperblimin material te artit te vertete ne Kosove, qe shikohet me shume si meshire se sa sikur vlere me te cilen mund te krenohemi.

“Kosova Sot’’: Jeni edhe psikologe, e ndieni veten me mire si kengetare apo psikologe?
Yllka Kuci: Ne te dyja rastet ndihem mire. Edhe pse te dyja kerkojne pergjegjesi, por roli i psikologes eshte me delikat dhe gabimet mund te kene pasoja me te medha edhe per te tjeret, pasi qe eshte nje profesion ku nuk je vetem ti si profesionist i involvuar. Ndersa kur kendoj ushqehem vete shpirterisht, i argetoj dhe i kenaq edhe te tjeret dhe e kam si nje lloj terapie personale, zbrazje emocionesh, e cila njeherazi me ndihmon te gjej qetesine. Eshte me relaksues, edhe pse nganjehere di te jete stresues. Megjithate, te dyja keto i ushtroj me vetedije dhe me deshire te madhe.

‘’Kosova Sot’’: Cila eshte ideja juaj per lumturine e vertete?
Yllka Kuci: Qetesia shpirterore, permbushja emocionale, ushqimi me dashuri, siguria personale dhe familjare, arritja e aspiratave, shendeti i mire, te jesh i lire ne ate qe ben, te qenit i dashuruar, te krijosh nje krijese apo fryt te ri, ta shohesh si rritet dhe t’u gezohesh gezimeve te tij e ne fund ta lesh pas. Jane shume te mira per te qene te verteta te gjitha keto, por jane gjerat qe na bejne te themi se jemi te lumtur dhe te permbushur plotesisht. Me fat eshte ai qe i ka dhe qe i gjen ne jete.

Yllka Kuqi

“Kosova Sot”: Frika me e madhe?
Yllka Kuci: Vetvetja, pasiguria personale.

“Kosova Sot”: Tipari i te tjereve qe te ngjall meshire?
Yllka Kuci: Kur s’mund te thone dhe te bejne ate qe duan dhe qe eshte e drejte e tyre.

“Kosova Sot”: Ekstravaganca juaj me e madhe?
Yllka Kuci: Perfeksionizmi dhe shpirti luftarak.

“Kosova Sot”: Ne cfare rasti mund te genjeni?
Yllka Kuci: Per t’u nxjerre nga situatat urgjente.

Njerezve u duhet me shume dashuri

“Kosova Sot”: Personi qe e percmoni me shume?
Yllka Kuci: Ka shume, por femijet jane ata qe me japin energji dhe optimizem.

“Kosova Sot”: Pengu juaj me i madh?
Yllka Kuci: Nena ime, qe nuk pata rastin ta njoh shume dhe t’i tregoj sa shume e dua. Do te me ngelet peng per gjithe jeten.

“Kosova Sot”: Kur dhe ku keni qene e lumtur?
Yllka Kuci: Kur isha shume e vogel. Por, edhe si e rritur ka shume momente ku ndihem vertet me fat dhe e lumtur, kryesisht kur jam e rrethuar me ata qe i dua dhe kur ata qe i dua jane mire.

“Kosova Sot”: Nese do te mund te ndryshonit dicka te vetja, cfare do te ishte ajo?
Yllka Kuci: Nje pjese te jetes, e cila ka ndikuar ne nje pjese te personalitetit tim.

“Kosova Sot”: Cila eshte gjeja me e cmuar qe zoteroni?
Yllka Kuci: Kujtimet, dashuria per njerezit e mi, per muziken dhe jeten ne pergjithesi.

“Kosova Sot”: Cilen e quani piken me te thelle te mjerimit?
Yllka Kuci: Varferine shpirterore.

“Kosova Sot”: Ku do t’ju pelqenit te jetonit?
Yllka Kuci: Ketu ku jam, vetem me liri me te madhe personale, me nje ndryshim mentaliteti dhe mundesi me te medha kreativiteti.

“Kosova Sot”: Cila eshte karakteristika juaj me e spikatur?
Yllka Kuci: Ambicia dhe ndjeshmeria.

“Kosova Sot”: Cilat gjera nuk ju pelqejne?
Yllka Kuci: Vaji i femijeve. Eshte nje gje, se ciles i shmangem sa here kam mundesi.

“Kosova Sot”: Cila eshte motoja juaj?
Yllka Kuci: Nga pervoja e deritashme kam kuptuar qe me shume ka vlere te jemi te rrethuar me dashuri se me para, andaj e kam si frymezim dhe rikujtim cdohere thenien e Nenes Tereze: “Njerezve nuk ju duhet vetem nje cope buke, njerezve u duhet me shume dashuri”. /kastriote bajrami/kosova sot/15.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online