All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Zake Prelvukaj. Show all posts
Showing posts with label Zake Prelvukaj. Show all posts

Tuesday, 4 November 2008

Artistet: Obama apo McCain?

Shkurte Petrit Zake and KushtrimUSA, USA!

Shkurte Fejza favorizon McCain. Aktori Kushtrim Hoxha eshte me liberal dhe si nenshtetas i SHBAve, ka votuar Obamen. Piktorja Zake Prelvukaj nese do ishte amerikane, do kishte votuar per Obamen, kurse rokeri Petrit Carkaxhiu - Rrusta ka mendimin e njejte sikurse piktorja Prelvukaj.

Prishtine, 3 nentor —
Kengetarja tradicionale e Kosoves, Shkurte Fejza e ka dhene provimin e saj duke e kenduar kengen Amerike, Amerike - USA, USA. Tradicionalisht dihet se votat per republikanet gjithmone vine nga klasa e njerezve qe quhen "redneck" apo shqip katundar. Fejza si nje "country"(popullor) muzikante qe eshte, ashiqare favorizon republikanin John McCain ne zgjedhjet presidenciale te SHBA-ve. Fejza thote se shqiptaret e kane pike te dobet zgjedhjet qe mbahen ne SHBA "sepse ky shtet na ndihmoi qe ta fitojme lirine". "Nese do te isha shtetase amerikane do te votoja per John McCain. Por, nese do te fitonte me heret Hilary Clinton, sigurisht do te kisha votuar per demokratet, pasi ishin demokratet dhe Bill Clinton qe solli NATO-n ne Kosove. Nuk kam deshire qe te fitoje Barack Obama, prandaj dua qe te fitoje McCain".

Por, tash ju votues te vegjel e te medhenj te Shteteve te Bashkuara ju mbetet qe te votoni ate qe e konsideroni me te mirin, presidentin e 44 -te te SHBA-ve. Ke e simpatizojne kengetaret dhe artistet tjere qe kane nenshtetesi amerikane, por edhe ata qe nuk kane : Demokratin Barack Obama apo veteranin e Vietnamit, republikanin John McCain?

Aktori i "Familjes Moderne" Kushtrim Hoxha, i cili ka nenshtetesi amerikane, thote se ai tashme dy jave ka dhene voten e tij. Hoxha, si nje shtetas i ri qe eshte, ka vendosur per nje ndryshim. "Kam votuar per Barack Obamen", tha Hoxha per Express. "Mendoje qe Amerika ka nevoje per ndryshim dhe per imazh me te mire, pasi me luften ne Irak e ka prish kete imazh", tha Hoxha per Express. Hoxha thote se Amerika ka nevoje te jape shprese edhe per femijet "tane ne menyre qe t'ia arrijne qellimit".

Po ashtu, gazeta Express ka kontaktuar me te fejuarin e kengetares Genta Ismaili, Milot Binaku, mirepo Genta gjendet ne New York dhe se as vete i fejuari nuk e di per ke ajo ka votuar dhe a do te votoje.

Nderkaq, Zake Prelvukaj, piktore, ka thene per "Express" se nese do te ishte qytetare me te drejte vote ne SHBA do te votonte per kandidatin demokrat per Shtepi te Bardhe, Barack Obama. "Do te kisha votuar per Obamen. Sepse me duket se ai ben nje politike me alternative. Kurse per neve kjo nuk ka edhe aq rendesi pasi qe Amerika na ka dhene pavaresine dhe gjerat me nuk do te ndryshojne", tha Prelvukaj per "Express".

Edhe rokeri njohur, frontmeni i grupit "Jericho", Petrit carkaxhiu - Rrusta thote se do te kishte votuar per kandidatin demokrat Barack Obama, nese do kishte qene amerikan. "Eshte me rendesi qe te fitoje Obama, pasi qe keshtu do te behej presidenti i pare amerikan me ngjyre. Fitorja e tij do bente qe populli amerikan te tregohet keshtu se ende eshte populli me superior ne bote", thote ai.

Keshtu nga artistet qe ka kontaktuar Express, Obama del fitues. Per hajr fitoren Obama! /m.h./a.j./gazeta express/04.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online