All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Zana Paloja. Show all posts
Showing posts with label Zana Paloja. Show all posts

Saturday, 1 November 2014

Zana Paloja një tjetër sukses me klipin e ri (Shiko Videon)


Ka qenë një vit plot suksese për artisten me zërin e ëmbël Zana Paloja, ky vit që po lëm pas.

E nisi me fitore në festivalin ‘Celësi Muzikor’, për të qenë protagoniste si e ftuar speciale më pas në skenën gjigande të ‘Zhurma Show Awards.

Por edhe një nga artistet që falë zërit të saj dhe repertorit të madh dëshirojnë ta kenë të gjithë të ftuar në gëzimet e tyre, sidomos në dasmat shqiptare.

Po këngëtarja kosovare sapo ka sjellë në treg një këngë të bukur dhe ritmike realizuar në Tiranë me një klip shumë interesant, një projekt që mban titullin ‘Do ikësh larg nga unë’.

Klipi dhe kënga është duke ecur shumë mirë, duke i shtuar karrierës së saj një tjetër sukses, ndërsa muzika dhe teksti i këngës mban firmën e Albert Cami.

Por ne mësojmë se artistja e cila është edhe një nënë e përkushtuar ndaj fëmijëve dhe kohën e lirë ua kushton vetëm atyre dhe bashkëshortit, ka ftesa për të qenë edhe pjesë e shumë programeve televizive dhe të produksioneve për festat e fundvitit.

Deri sa të kemi projektin e rradhës, ne ju ftojmë të shijoni këngën e bukur të Zanës ‘Do ikësh larg nga unë’./Maksim Gjokaj/

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Zana Paloja another success with new clip

Sunday, 11 May 2014

Zana Paloja, drejt finales së ‘Celësit Muzikor 8’ për cmim (Video)

Ka vite që merret me muzikë, madje që kur ishte e vogël atëherë kur shkonte në klasën e katërt fillore e më tej në moshën 15 vjecare ishte anëtare e Ansamblit ‘Dëshmorët e Kombit’.

Është kjo artistja me një zë shumë të vecantë Zana Paloja, e cila ka konkuruar me një këngë shumë të bukur në Festivalin ‘Celësi Muzikor 8’ ku ne mësojmë se do të jetë në finale dhe shpreson një cmim në 15 Maj kur do të mbahet ky event në Teatrin e Gjilanit.

Zana ka lindur në qytezen e Obiliqit, por tashmë jeton me bashkëshortin dhe fëmijët në Ferizaj, ndërsa është shumë e angazhuar gjatë gjithë vitit nëpër ahengje të ndryshme familjare, sidomos shumë e kërkuar gjatë verës.

Për këngëtaren kudo që është e ftuar ajo e kalon jashtëzakonisht mirë, por kur i referohemi dasmave shqiptare ajo thotë se ato janë shumë të mira, pa bërë dallime se ku, por më së shumti ajo është e ftuar në Maqedoni, konkretisht në Tetovë, ndërsa është shumë e dashur dhe bashkëpunëtore e mirë me shumë artistë. Është një nënë shumë e mirë që i duhet kujdesja e madhe ndaj fëmijëve Aldiorit 5 vjec dhe Leas 1 vjece, por muzikën që ajo e bën e ka pasion, profesion dhe cdo gjë sidomos kur i referohet muzikës popullore.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online