All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Zele Ismail. Show all posts
Showing posts with label Zele Ismail. Show all posts

Friday, 28 November 2008

Zele Ismail - Talenti Shqiptar Nje Dite Futbollisti Me i Shtrenjte ne Bote!

Zele Ismail
/photo public domain/

Talenti shqiptar qe vlen 100 milione funte

Zele Ismail eshte vetem 15 vjecar, por me talentin e tij pritet qe nje dite te behet futbollisti me i shtrenjte ne bote. Sipas ish drejtorit te akademise se Wolves, sulmuesi me prejardhje shqiptare, nese vazhdon me progresin e tij deri ne moshen 21 vjecare, mund te vleje 100 milion funte. Per Zelen, Chelsea dhe Manchester City jane te gatshem te paguajne 2.5 milione funte qe tani.

Ai eshte djali 15 vjecar i nje familjeje shqiptare nga Maqedonia qe ka imigruar ne Angli pese vjet me pare dhe tashme parashikohet se do te behet futbollisti i pare ne bote qe do te vleje 100 milione funte (118.3 milione euro).

Zele Ismail, aktualisht futbollist i akademise se liderit te liges te dyte angleze Wolverhampton apo sic quhet shkurt Wolves, tashme ka zgjuar interesimin e Chelseas dhe Manchester Cityt, qe jane te gatshem te paguajne 2.5 milione funte per ta transferuar ate.

As kjo shume duket se nuk do te pranohet nga drejtuesit e Wolves, te cilet jane te percaktuar ta mbajne te riun, qe vleresohet si futbollist i jashtezakonshem per moshen e tij ne Angli.

GUR I CMUAR

Madje kur ishte vetem 10 vjecar, drejtuesit e Wolves ishin te sigurt se kane zbuluar nje ‘gur te cmuar’ qe mund te behet nje yll i madh, nese vazhdon me perparimin e tij. Por, ata gjithashtu jane te vetedijshem se ai mund te behet ‘gjah’ per klubet me te medha dhe top agjentet e futbollit, te cilet do te duan ta transferojne ate.

Wolves jane munduar te mos zbulojne Ismailin para publikut deri ne veren qe e lame pas, kur nje audience e madhe e pa ate kur fitoi epitetin e futbollistit me te mire ne turneun Milk Cup – i njejti turne i futbollit ku jane zbuluar edhe yjet si David Beckham e Joe Cole.

Talenti i Ismailit ishte verejtur nga ish drejtori i akademise se Wolves, Chris Evans, i cili ne te kaluaren ka zbuluar futbolliste si Robbie Keane, Joleon Lescott, Lee Naylor dhe Wayne Hennessey.

“Ishte e qarte shume heret se Zele ishte nje lojtar i vecante me talentin qe e tejkalonte moshen e tij”, tha Evans per tabloidin anglez News of the World.

“Ne e zgjodhem ate kur luante me ekipin e shkolles, kur ishte vetem 10 vjecar. Ai po luante me futbollistet qe ishin dy vjet me te vjeter”, theksoi Evans, tashme ndihmes trajner ne Bolton.

AFTESIA

Evans ka treguar se Zele ishte me i vogel se tjeret, por aftesia e tij teknike dhe truri i futbollit e kane ndihmuar t’i tejkaloje problemet fizike. “Se shpejti e kuptuam se duhej ta mbronim sepse ka shume skaute te klubeve te medha”, pohoi ai. Sipas tij, kishte ardhur nje kohe kur ishte detyruar t’i largoje agjentet e klubeve tjera nga qendra stervitore ne menyre qe ata mos ta verenin Zelen.

“Aftesia e tij e beri te pamundur qe te mos verehej. Ai mund te shenoje kater, pese apo gjashte gola ne nje ndeshje. Por, Zele ishte i shkelqyeshem ne turneun Milk Cup dhe tashme ka debutuar edhe me ekipin U-16 te Anglise”, rrefen Evans.

PROGRESI

Evans eshte i bindur se Ismail do te mbetet ne Wolves. “Gjeja e fundit qe Zele ka nevoje eshte ndonje rremuje ne jeten e tij. Ai ka pasur mjaft veshtiresi ne moshen e re, pasi eshte dashur te vije ne nje shtet tjeter dhe te mesoje gjuhen e kulturen e re”, pohoi Evans.

Ai thote se ka kufi per ate se cfare Ismail mund te arrije. “Ai eshte futbollisti me i mire ne vend per moshen e tij. Nese vazhdon me progresin e tij deri ne moshen 21 vjecare, ai do te behet teper i cmuar. Njerezit po flasin se ai nje dite mund te vleje 100 milione funte. Kjo eshte e kuptueshme pse futbolli sot eshte ne duart e jo vetem milionereve, por miliardereve. Nuk dua ta ve nen presion kete djalosh, por ne vitet e ardhshme mund te paguhen shuma marramendese per transferimin e Zeles”, perfundoi Evans./gazeta express/27.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: ismajl ismajli
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online