All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Zeri. Show all posts
Showing posts with label Zeri. Show all posts

Wednesday, 20 November 2013

Miranda Hashani, planet per rikthim ne skenen muzikore...

Miranda Hashani me dy femijet e saj
“Harron” kengen, u perkushtohet femijeve

U be kohe qe kengetarja Miranda Hashani ka braktisur Kosoven per te jetuar ne Gjermani. Ajo atje po merret me rritjen e dy djemve te saj, Donit dhe Detit, per te cilet thote se ndjehet shume e lumtur. Edhe pse jeton ne nje vend i cili i ofron nje jete te mire, Miranda perseri ndjen mall per Kosoven dhe ajo planifikon qe nje dite te kthehet, sepse ketu ka adhuruesit dhe ketu ka karrieren muzikore, te cilen duhet ta vazhdoje edhe me tutje.

Ajo planifikon qe rikthimin e saj ne skenen muzikore ta beje shume shpejt, duke sjelle nje kenge te re bashke me videoklip. Kengen dhe klipin ajo thote se do ta pergatite me te njejtit bashkepunetore qe ka pasur ne kengen e fundit “Qiraxhiu” me te cilet eshte ndare mjaft e kenaqur.

Miranda gjate kesaj periudhe eshte duke kaluar momente te lumtura me femijet dhe ne njefare menyre thote se nuk po i mungon kenga dhe ngado qe shkon e merr me vete sepse thuajse gjate tere dites kendon bashke me Donin kenget e femijerise, per te cilat thote se e paska marre malli. Ne intervisten dhene “Zerit” Miranda flet me shume per jeten ne Gjermani dhe planet e saj per te ardhmen.

"Nje telefonate" e Lindes po vjen...

Lendita Destani
“Nje telefonate” e Lindes

Kengetarja Lendita Destani ka vendosur t’i rikthehet skenes me nje kenge dhe videoklip me ndryshe. Kenga qe do te plasoj gjate ketyre diteve titullohet “Nje telefonate” dhe i referohet dashurise.

Kete kenge e ka pergatitur Arsim Bunjaku i cili e ka bere tesktin dhe Ardian Kastrati qe realizoi komponimin e orkestrimin. Linda shpreson qe kenga dhe klipi te pelqehen ne publik.

“Kenga dallon nga kenget e mia paraprake, eshte nje kenge ritmike e nderthurur me nje tekst te jashtezakonshem. Uroj te pelqehet nga te gjithe”, shprehet ajo per “Zeri”.

Por ky nuk do te jete i vetmi material i saj, paso Linda pas kesaj kenge do te nise punen per nje duet te ri, i cili do te jete me plote befasi per adhuruesit e saj.

Thursday, 17 October 2013

Zanfina: Jeta private eshte vetem e imja...

Zanfina Ismajli
Projekte te reja per festat e fundvitit

Fundi i vitit po afrohet dhe kengetarja Zanfina Ismaili do te jete me e pergatitur se kurre, pasi ajo gjate kesaj kohe bene te ditur se ka nisur punen per projekte te reja muzikore te cilat do t’i shpalos ne programet e Vitit te Ri. Mbase ka gjase qe njerin nga keto projekte sic eshte nje kenge bashke me videoklip ta plasoj edhe para programeve te fundvitit.

“Natyrisht se angazhimet shtohen dukshem kur kemi te bejme me programet e festave te fundvitit. Por une per kete vit kam ne plan disa projekte dhe nje videoklip. Uroj qe te pelqehen ne publik”, ka thene ajo per “Zeri”. Zanfina pervec perkushtimit ndaj projekteve muzikore, nuk eshte e angazhuar ne asnje aktivitet tjeter, ku edhe ajo si shume kolege te saj nuk do te jete pjese e fushatave te asnje subjekti politik.

Thursday, 10 October 2013

Genta, i ike politikes...

Genta i ik politikes
Nuk pranon te kendoje neper fushata

Si duket kengetarja e njohur, Gentiana Ismaili-Genta, nuk eshte e kenaqur me strukturat politike ne vend. Ajo eshte e irrituar nga politika, prandaj kjo e ka shtyre qe pikerisht ne kete periudhe te fushatave politike te shkoj ne pushime jashte vendit. Dhe ate nuk do ta shohim te jete pjesemarrese me kendim ne asnje fushate te subjekteve politike.

Nga menaxhmenti “Treja” kompani e cila percjelle dhe menaxhon kengetaren na bejne te ditur se Genta gjate kesaj periudhe ka marre mjaft oferta nga disa parti politike per te qene e angazhuar me kendim ne fushata te ndryshme te tyre gjate ketij muaji.

Por keto oferta kengetarja i ka refuzuar me pretekstin se momentalisht ndodhet ne pushime dhe se me kthimin e saj do te prezantoj projektin per librin autobiografik.

Wednesday, 2 October 2013

Dafina Zeqiri, fajtoret e heqjes se videos do ndjeken me gjyq...

Dafina Zeqiri
Hetohet rasti i largimit te videos...

Ka disa dite qe videoja e kenges me te re “Hajde ma knej” e Dafina Zeqirit eshte larguar nga kanali zyrtar ne Youtube. Dhe kjo ka ngritur dyshime tek bashkepunuesit e saj duke e derguar rastin deri te avokatet per te zbuluar fajtorin e heqjes se kesaj videoje.

Eshte thene se videoja eshte larguar per shkak te shkeljes se te drejtave autoriale nga producenti i saj Damir Jahic Cekic por nje gje te tille ai e mohon duke ua hedhur fajin te tjereve. “Ketu nuk ka te beje fare per shkeljen e te drejtave autoriale. Largimin e videos nga kanali zyrtar ‘Youtube’ e ka bere dikush me qellim, dikush qe nuk e deshiron suksesin e Dafines. Dikujt i pengon fama dhe fansat e shumte qe ka kengetarja e famshme Dafina.

Friday, 20 September 2013

Gresa Behluli, mban sekret identitetin e te fejuarit...

Gresa Behluli by Adonis Krasniqi
Te fejuarin nuk e ekspozoj ne publik

Ka me se nje vit qe kur publikoi lidhjen e saj te dashurise, mbase thuri edhe fejesen, por karakteristike te Gresa Behluli eshte fshehja e identitetit te djaloshit te saj edhe pas nje viti. Madje deri me tani nuk ka publikuar akoma nje foto bashke me te.

Gresa ka vendosur qe deri ne diten e marteses mos te flase ne opinion per te fejuarin e saj edhe pse na bene te ditur se martesa e saj eshte shume afer.

“Nuk kemi caktuar ende ndonje date te marteses, por mund te ju them se shume shpejt do te martohem. Nuk kam dashur qe te fejuarin tim ta ekspozoj ne publik. Ai eshte nje djalosh nga kryeqyteti dhe nuk eshte fytyre publike, por ne diten e marteses mund te flas me shume per identitetin e tij”, ka thene ajo per “Zeri”.

Friday, 30 August 2013

Genta, surprizat per 10-vjetorin e karrieres

... me liber dhe dokumentar autobiografik

Angazhimi i madh ndaj projektit me te ri te cilin do ta shpalos ne jubilarin e 10-te te karrieres muzikore e ka shtyre kengetaren e njohur Genta Ismaili qe te angazhoj nje menaxher te ri.

Ajo tashme ka angazhuar Ademin, menaxherin i cili do te menaxhoj punen e kengetares, mbase do te perkujdeset edhe per intervistat qe kengetarja do t’i jape neper mediume. Sipas Ademit eshte duke u bere pune e madhe ne projektin me te ri te kengetares, gjegjesisht behet fjale per nje liber dhe dokumentar autobiografik qe do te permbaje material te bollshem nga jeta dhe veprimtaria e kengetares pergjate dhjete viteve te saj ne skene. “Ne muajin maj te vitit 2014 do te shpaloset nje projekt i madh per shenimin e dhjetevjetorit te kengetares sone te njohur Genta Ismaili.

Wednesday, 28 August 2013

Gjyste Vulaj, vesh serish fustanin e bardhe...

... serish nuse

Kengetarja atraktive Gjyste Vulaj ka shenuar 20 vjetorin e marteses se saj. Ajo ne kete mbremje te cilen e ka organizuar ne Ulqin ne pranine e shume mysafireve ka veshur serish fustanin e bardhe, duke i kujtuar vitet e para te marteses.

“Para shume vitesh me date 16 gusht, u bera nuse. Po me kujtohet mengjesi i atehershem, me vinte per te qare cdo moment, ndjeja dhimbshmeri e malle per motrat qe po i le, e isha motra e madhe e tyre, pastaj babin e shihja aty ketu, fshehtas duke qare dhe fshire lotet. Ne anen tjeter deshiroja te dilja sa me bukur qe Sokoli te befasohet nga bukuria. Vertete isha e bukur, por nuse nuk dola aq e bukur sikur isha pa grim, isha 16 vjecare vooo”, ka shkruar ajo ne rrjetin social Facebook.

Thursday, 1 August 2013

Adelina, pa te dashur kete vere, por jo dhe pa projekte te reja...

Edhe keto pushime pa te dashur

Adelina Tahiri vazhdon te jete mjaft e perfolur per jeten e saj private, por koheve te fundit ajo thote se keto thashetheme nuk cojne peshe, ngase eshte mesuar me to. E verteta, sipas Adelines, qendron ne ate se ende nuk e ka takuar djaloshin ideal dhe se tani aktualisht eshte e perqendruar vetem ne krijimtarine muzikore.

Adelina tani ne kete sezon vere na ben te ditur se eshte e angazhuar ne shume koncerte e mbremje te ndryshme muzikore, dhe per shkak te ketyre angazhimeve nuk do te kete mundesi te beje ndonje pushim me familjen e saj.

“Fillimisht ju bej te ditur se pushimet verore gjithnje i kaloj me familjen dhe shoqerine time, per shkak se jam ende vetem. Ndersa tani ne kete vit jam mese e angazhuar me koncerte e mbremje te shumta muzikore dhe kjo me ka shtyre qe tani per tani mos te mendoje se ku do t’i kaloje pushimet. Ndoshta do te mund te gjeje kohe kah muaji shtator, sepse ne muajin gusht jam shume e angazhuar si brenda ashtu edhe jashte vendit. Ndersa sa i perket thashethemeve qe behen per jeten time private tani me kalimin e kohes jam mesuar me to dhe fare nuk po shqetesohem per to”, ka thene ajo per “Zeri”.

Friday, 19 July 2013

Big Mama, pa komplekse: Kam nje trup perfekt...

... ndjehet me seksi se kurre

Kengetarja Big Mama tani ndjehet me seksi se kurre, mbase ka arritur te realizoje deshiren e saj ne strukturimin e hijeve trupore. Tani ajo ndjehet e kenaqur me peshen qe ka arritur te pakesoje me mbajtjen e dietave me muaj te tere. Mbase tani ajo i ka dhene fund ketyre dietave, duke thene se tani nuk kursehet fare ne ngrenie te ushqimit.

“Tani jam me e lumtur se kurre per shkak se u kam dhene fund dietave tani e disa muaj dhe vazhdoj te kem nje trup perfekt. Nderkaq sa i perket ngrenies se ushqimit, tani nuk po kursehem fare, po ha cdo gje qe me pelqen dhe nuk mendoj se mund te shtoj peshe sepse nuk i fitoj lehte kilogramet”, ka thene ajo per “Zerin”. Edhe pse ka pasur nje peshe te madhe, Bigu asnjehere nuk eshte ndjere e kompleksuar, mirepo kureshtja per te pare veten me nje trup te bukur, e ka shtyre qe ajo te mbaje diete dhe te pakesoje kilogramet.

“Asnjehere nuk me ka penguar trashesia qe kam pasur ne trupin tim, jam nje tip qe nuk kam fare komplekse. Mirepo deshira per ta pare veten se si do te dukem me nje trup te dobesuar ka bere qe te mbaj dieta per muaj te tere. Dhe tani meqe e kam arritur deshiren dhe kam arritur te kem linja te bukur trupore, nuk kam nevoje te mbaje diete”, shton ajo. Bigu tani ne kete sezon vere do te beje edhe disa jave pushim ne ndonje plazh te bukur jashte vendit. Mirepo ende nuk ka vendosur se ku dhe me ke do t’i beje keto pushime.

Valza, gjen dashuri ne SHBA...

photo: edgar ovelle
... e dashuruar “deri ne vesh”


Si duket zhvendosja nga Kosova ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes kengetares Valeza Bajra i ka bere mire, per faktin se ajo pervec zhvillimit te karrieres muzikore atje, ka gjetur edhe djaloshin e endrrave te saj.

“Natyrisht qe ketu ne Amerike mundesit per te depertuar jane me lehte per faktin se shperblehet talenti. Une tani e dy vite sa jam ketu, kam arritur qe pervec krijimeve muzikore, te futem edhe ne boten e aktrimit. Ne realitet kam pasur disa performanca te mia ne disa shfaqje mjaft te rendesishme. Mirepo pervec ketyre sukseseve, une ketu kam takuar edhe shpirtin tim binjak me te cilin jam e dashuruar ‘deri ne vesh’”, ka thene ajo per “Zeri”.

Valeza edhe pse nuk preferon te flas per identitetin e te dashurit, na le te kuptojme se nuk eshte nga Kosova, mbase mund te mos jete as shqiptar. “Jam ne fillim te lidhjes se dashurise, keshtu qe nuk mund te zbuloj me shume rreth identitetit te ketij djali. Ajo qe mund t’u them eshte i dashuri im eshte kengetar dhe aktor qe jeton ketu me mua”, shton ajo.

Monday, 15 July 2013

Malbora Gurra, nje jete kushtuar modelizmit, bukurise dhe artit...

Gjithmone ne sherbim te bukurise

Eshte kjo Malbora Gurra, modelja qe ka punuar shume per te arritur deri ketu ku eshte sot. Deshira per modelimin e ka shtyre qe kete profesion ta nise qysh e vogel. Jeta mes Gjermanise dhe Shqiperise ka bere qe Malbora ne te dy vendet te kryeje kete pune madje me mjaft sukses.

Ajo ne Gjermani merret me organizime te ndryshme bukurie, nderkaq ne Shqiperi tani e disa muaj eshte duke qendruar per shkak se ka hapur nje qender bukurie. Malbora ne intervisten dhene “Zerit” flet me shume per pune dhe jeten e saj jashte modelizmit.

- Cfare ju shtyri ne boten e modelizmit?
- Jam rritur me kete pasion gjithmone. Modelizmi, fusha e bukurise dhe e artit me kane shoqeruar gjithmone! Nuk mbaj mend te kem pasur pasion tjeter.

Saturday, 13 July 2013

Miranda Hashani, behet nene per here te dyte...

Lind djalin e dyte

Kengetarja Miranda Hashani per te dyten here eshte bere nene. Ylli i muzikes ka sjelle ne jete djalin e saj te dyte te cilit ia vuri emrin Det. Ajo ndjehet mjaft e lumtur per kete. “Eshte nje emocion i madh te behesh nene per te dyten here. Deti erdhi ne jete ne momentin e duhur, pikerisht ne kohen kur Doni kishte nevoje per nje vella”, ka thene ajo per “Zeri”.

Pjesen dermuese te kohes se shtatzenise Miranda e ka kaluar ne Gjermani, ku edhe atje ka lindur. Mirepo pas nje kohe te shkurter ajo planifikon te kthehet ne Kosove dhe te vazhdoj punen ne karrieren muzikore. “Padyshim se do te rikthehem me projekte te reja, do te vazhdoj te realizoj kenge per adhuruesit e mi”, shprehet ne fund ajo.

Mirsa Kerceli: Do jem aktive ne skene deri ne momentin e fundit te shtatzenise...

Mirsa Kerceli shtatzene
Konfirmon shtatzenine

Ende vazhdojne komentet rreth shtatzenise se kengetares Mirsa Kerceli, mirepo askush nuk arriti te mesoj te verteten se eshte apo nuk eshte shtatzene, per faktin se vet kengetarja nuk ka dashur te flas per kete ceshtje, duke i lene ne pritje fansat e saj. Mirepo kete ekskluzivitet Mirsa ka vendosur ta shpalos tani per gazeten “Zeri” , duke thene se eshte shtatzene dhe se brenda disa muajve do te behet nene.

“Ka disa dite qe portalet po merren me ceshtjen time private, mirepo deri me tani askush nuk e ka mesuar te verteten, sepse nuk e kam pare te arsyeshme te flas hapur. Por tani per here te pare po flas per gazeten ‘Zeri’ se jam shtatzene dhe se shendeti im vazhdon te jete shume i mire, keshtu qe brenda disa muajsh do te behem nene”, shprehet ajo.

Tuesday, 2 July 2013

Projektet e Rozit gjate sezonit veror...

Nuk ndikohem nga rolet

Artistja Rozana Radi aktualisht eshte mjafte e angazhuar ne fushen e aktrimit. Para pak ditesh eshte bere mbyllja e sezonit te pare te komedise se Goldonit Mirandolina (e zonja e bujtines) me shume sukses per t’u kthyer serish ne hapjen e sezonit teatrit ne shtator. Rozana vesh rrobat e rolit kryesor ate te “Mirandolines”. Nje vajze e re se ciles ka 6 muaj qe i ka vdekur i ati dhe mbane e vetme bujtinen e trasheguar nga vet ai ne Fireze.

“Mirandolina” misheron konceptin e gruas moderne dhe te personazhit femeror te teatrit per kohen, rreth te cilit zhvillohet e gjithe komedia. Ajo eshte nje grua e forte, e zonja, e zgjuar, e cila shfrytezon edhe hiret e saj per te drejtuar sa me mire biznesin e saj. Rozi edhe pse eshte e angazhuar ne aktrim, ajo thote se paralelisht do te punoj edhe ne kenge.

Sunday, 30 June 2013

Leonora Poloska, promovon sot kengen e re...

Rikthehet Leonora

Leonora Poloska ka vendosur qe rikthimin e saj ne skene ta beje me nje paraqitje me ndryshe. Ajo eshte ne perfundim te kenges se re, te cilen do ta sjelle bashke me videoklip, te pergatitur nga “Max Production”.

Kenga per te cilen kengetarja nuk ka dhene emer te sakte, ka gjase te titullohet “I need your love", eshte punuar nga Cekic dhe Vigani i “Kaos” dhe do te promovohet diten e diel ne emisionin “Nje kafe me Labin”.

“Kenga eshte dance, eshte pergatitur per sezonin e veres, ku une paraqitem pak me ndryshe se herave te tjera. Pra eshte nje klip veror, plazh etj”, ka thene ajo per “Zerin”.

Pas ketij projekti, Leonora ka ne plan te realizoje dy duete, njera kenge do te jete me nje kengetare bullgare, ndersa tjera me nje kengetar shqiptar.

Friday, 28 June 2013

Linda Halimi, regjistron kengen debutuese ne SHBA...

Linda Halimi regjistron kengen debutuese ne SHBA
Gati kenga e pare debutuese ne SHBA

Sukseset ne SHBA nuk po i mungojne, Linda Halimi sapo ka realizuar kengen e pare debutuese atje me te cilen do te hap dhe koncertet e disa yjeve boterore gjate kesaj sezone vere. “Kenga ime debutuese ne SHBA, eshte e punuar nga nje ekip teper profesional, prej 7 producenteve te cilet kane punuar kenge per Beyonce, Nicki Minaj, Lil Wayne, Usher, Christina Aguilera, Mariah Carey, etj. Gjithsesi, duke marre parasysh qe me kete kenge debutoj per here te pare ne industrine amerikane, jemi munduar dhe kemi punuar shume te gjithe bashke per ta bere sa me madheshtore si kenge dhe domethenese”, ka thene ajo per “Zeri”.

Linda tani per tani nuk preferon te jap me shume detaje per kengen per te cilen thote se ka nje teme te vecante qe preket aty, por se shpejti, do te jete ne te gjitha portalet e shitjes online si iTunes, Amazon etj. “Eshte moment i vecante per mua, pasi qe me kete kenge do te hap dhe koncertet e disa yjeve boterore kete vere. Dhe per me shume rreth bashkepunimit dhe realizimit te kenges do te kuptoni se shpejti”, shprehet ajo.

Ardiani mediave gjermane: Shihemi ne Gjyq!

Reagon ndaj medieve gjermane

Dite me pare ne medie doli lajmi se Ardian Bujupi eshte ngaterruar me nje djale ne nje diskoteke ne Gjermani dhe mediet gjermane kane raportuar se ai eshte ne ndjekje te policise. Mirepo sipas menaxherit te kengetarit, Egzon Krasniqi, mediet “e kane fryre shume situaten duke thene shume te paverteta”.

“Nuk eshte ashtu si shkruhet, sepse secila medie mundohet qe nepermjet nje lajmi te vogel, te beje nje lajm te madh vetem per te qene e para. Mirepo e verteta eshte se ka ndodhur nje incident i vogel mes Ardianit dhe nje djaloshi, por rrahje nuk ka pasur. Dhe nuk eshte leshuar asnje flet arrest nga policia per te. Ai turneun ne Kosove dhe Evrope, nuk do ta nderprese sic spekulohet”, ka thene Egzoni per “Zeri”. Sipas tij shpifjet qe jane bere per Ardianin do te hedhen ne gjyq nga kompania e tij ne Gjermani.

Monday, 24 June 2013

Remzije Osmani me kenge dhe album te ri...

Remzia me plote dashuri

Remzie Osmani sapo ka realizuar kengen me te re, te titulluar “Gjerdani i dashurise”, bashke me te vellane Nexhatin. Kenga trajton nje tematike dashurie, qe vetem Remzia dhe Nexhati dine ta sjellin me origjinalitetin e tyre interpretues.

Sipas Remzies, kenga eshte pergatitur nga nje ekip profesionist te produksionit “EMF Creative”. “Jam shume e kenaqur me kete projekt, te cilin e kemi realizuar me mjafte perkushtim. Uroj qe ky duet i joni te pelqehet ne publik”, ka thene ajo per “Zeri”.

Remzia tani eshte ne perfundim te realizimit te albumit me te ri, i cili shume shpejt do te jete ne duar te adhuruesve. “Albumi permban tete kenge, ku gjashte prej tyre i kam duete me Nexhatin. Te gjitha kenget e albumit jane te perzgjedhura dhe te pergatitura nga krijuesit e kenges sic jane: Alban Furtuna, Virusi, Ardian Kastrati, Ilir Berani, Fatmir Muja, Arsim Bunjaku etj”, shton ajo.

Sunday, 9 June 2013

Rita Ora blen shtepi, pa e pare fare...

Nuk e ka pare kurre shtepine qe ka blere

Kengetarja kosovare Rita Ora ka harxhuar para te majme per te blere shtepine e saj te pare, edhe pse ajo ende as qe e ka pare kete prone.

Ylli 22-vjece e muzikes kishin arritur fame te jashtezakonshme pas plasimit te kenges ‘How We Do (Party)’ vitin e kaluar dhe qe nga atehere ajo ka pasur nje orar te ngjeshur te punes, duke qene vazhdimisht ne udhetim dhe ajo eshte dashur te mbeshtetet ne prinderit e saj per ta organizuar marreveshjen per ta blere shtepine e saj te pare.

“Jave me pare e kam blere shtepine time te pare dhe as qe e kam pare ende. Thjeshte i kam besuar mendimit te babait dhe nenes sime”, ka thene ajo. Rita momentalisht eshte duke bashkejetuar me te dashurin e saj te ri, Calvin Harris.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online