All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Wednesday, 31 December 2008

Kafazi i Arte 6: Dita 30, Pritja e Vitit te Ri 2009

KAFAZI I ARTE 6: DITA 30, VITI I RI 2009



31-12-2009 10:57
Sonte festojne Vitin e Ri

Fakti qe banoret tani jane me te shumte ne numer i ka bere ata me aktive dhe vitale ne shtepi. Mbreme oret e vona ata i kane kaluar duke luajtur me jasteqe me njeri-tjetrin dhe duke biseduar gjate gjithe kohes. Sonte do te jete nje dite e vecante per ta, ndryshe nga heret e tjera sepse do te festojne te gjithe se bashku per here te pare te izoluar ne nje shtepi qe nuk eshte shtepia e tyre, ardhjen e Vitit te Ri 2009.

31-12-2009 12:00
Atmosfere festive ne shtepi

Ka nisur me atmosfere festive mengjesi i sotem ne shtepine e Kafazit te Arte. Tingujt e muzikes i kane zgjuar banoret dhe tek cdonjeri prej tyre eshte ndjere atmosfera e Vitit te Ri. Ata kane pire se bashku kafen e mengjesit e me pas kane vijuar me kercime dhe te qeshura qe iu kane sjelle humorin gjate dites ne vazhdim.

31-12-2009 13:05
Berolda merr torte por nuk gjen leter nga Gazi

Tarraca eshte kthyer ne terren bisedash. Kete paradite Berolda dhe Silvana jane ulur dhe kane biseduar me Ervisin. Ato kane pare tek ai personin te cilit mund t’i flasin dhe ai t’i degjoje. Kete paradite, Beroldes i ka ardhur ne shtepi nje torte nga Gazi por ajo eshte zhgenjyer se nuk ka marre nje leter te shkruar prej tij. Ajo e ka perjetuar keq kete gje aq sa ka nisur te perlotet. Ervisi dhe Matilda jane perpjekur ta ngushellojne. Pasi ajo eshte qetesuar iu ka kerkuar vajzave qe te pastronin shtepine.

31-12-2009 13:57
Silvana ka marre dhurate nga motra

Kane vendosur te zbresin nga tarraca per te nisur nga punet e shtepise por Silvana eshte lajmeruar nga regjia se kishte nje dhurate per te ne dhomen e sekreteve. Ajo ka marre sot dhurate nga motra e saj dhe eshte ndjere shume e perkedhelur. Me tej, pasi i kane ndare secili punet e tij, jane impenjuar te gjithe ne ate qe kane marre persiper te bejne per higjienen e shtepise.

31-12-2009 15:11
Silvana qeth Omerin

Silvana dhe Ervisi duket se kane gjetur nje komunikim te mire me njeri-tjetrin. Ata kane biseduar gjate sot ne tarrace ndersa Geri ka qethur Omerin, pune te cilen me pas e ka cuar ne fund Silvana. Berolda dhe Ervisi kane zbuluar se frekuentonin te njejtat vende per t’u argetuar dhe biseda mes tyre eshte vertitur pikerisht rreth kesaj teme.

31-12-2009 16:00
Banoret lagin Matilden me uje te ftohte

Berolda eshte dhene e tera pas bisedes me Ervisin dhe rrefimeve per historite e saj. Ervisi eshte gjithnje i disponueshem te beje degjuesin e mire sa here qe ndonjeri prej banoreve i rrefen dicka. Ata kane bere dush dhe me pas kane kercyer. Ne vazhdim i kane punuar nje rreng Matildes duke e lagur ate me uje te ftohte ndersa bente dush dhe i jane rikthyer serish kercimit dhe atmosferes defryese.

31-12-2009 17:05
Dhurata per kafazieret

Pasditja e dites se fundit te ketij viti ka qene per kafazieret tane e mbushur me dhurata. Familjaret e banoreve kane qene ata me te preokupuarit, qe kane sjelle dhurata per te afermit e tyre. Gerit dhe Ervisit i kane sjelle prinderit embelsira. Ky eshte nje fund viti ndryshe per ata. Per here te pare ata e festojne me nje shoqeri qe e kane njohur ne shtepine e survejuar dhe ne nje realiti show.

31-12-2009 17:59
Vazhdojne surprizat ne Kafazin e Arte

Kane vazhduar surprizat ne Kafazin e Arte. Nje simpatizante e Beroldes dhe Silvanes u ka derguar kartolina dy vajzave dhe dhurata. Nderkohe ish banorja e edicionit te katert Borina u ka derguar te shtate kafaziereve librin e saj me poezi. Te gjithe jane kenaqur dhe e kane falenderuar ish kafazieren per dhuraten qe u ka bere. Me pas banoret jane zhvendosur ne dhomen e gjumit dhe po mendojne per mbremjen e djeshme. Nderkohe Matilda dhe Berolda po lexojne poezite e Borines.

31-12-2009 19:46
Autoret e Kafazit dhurate Omerit

Autoret e Kafazit te Arte kane menduar t’i bejne nje surprize Omerit. Ne pamundesi per te ardhur nga Shkodra ne Tirane prinderit e Omerit, ata i kane mundesuar ne Dhomen e Sekreteve nje telefonaten me nenen e tij. Omeri ka folur me nenen dhe ka qene dhurata me e bukur e tij ne kete nate te pritjes se Vitit te Ri.

31-12-2009 19:54
Joni surprize Matildes

Ish kafazieri qe e la pergjysme lojen Joni se bashku me familjen e tij, i ka bere nje surprize mikeshes se tij, Matildes. Joni i ka sjelle asaj nje torte dhe nje kartoline ku i uronte Vitin e Ri, por edhe suksese per lojen. Pervec tortes, ai i ka derguar edhe disa fotografi, ku te dy ata kane dale ne Kafazin e Ndryshkur. Matilda eshte gezuar shume nga dhurata e mikut te Kafazit te Ndryshkur dhe e ka falenderuar ate dhe familjen e tij.

31-12-2009 20:55
Darka e Vitit te Ri ne Kafazin e Arte

Jane pergatitur per te gatuar por darka e Vitit te Ri ka qene nje dhurate per ta e ofruar nga restoranti “Ballkoni Dajti”. Te shtate kafazieret jane lumturuar per kete gje. Ata jane veshur bukur kane dhe zbukuruar per kete nate te vecante te vitit. Ata kane uruar njeri-tjetrin dhe e kane vleresuar mbremjen si me te vecanten e jetes se tyre.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Tuesday, 30 December 2008

Kafazi i Arte 6: Dita 29

KAFAZI I ARTE 6: DITA 29



30-12-2009 11:00
Ka nisur te ndihet konkurenca mes banoreve

Dita e djeshme e spektaklit solli ashtu si ishte premtuar shume surpriza. Futja e banorit me te ri, Ervisit dhe rikthimi ne Kafazin e Arte i Suades dhe Matildes do te tregoje nje bashkejetese tashme me te veshtire nga sa ishte menduar. Mjafton te kujtojme biseden qe te dy vajzat kane bere per Silvanen ne Kafazin e Ndryshkur. Madje Suada nuk ka lene pa ia permendur kete edhe pas rikthimit ne shtepi. “Bashke kemi per te sqaruar gjera” ka thene ajo. Edhe pak jave na ndajne nga finalja dhe konkurrenca ka nisur te ndihet qe tani mes banoreve.

30-12-2009 12:07
Qeshin me shakate e Ylberit ne shtepi

Pas zgjimit banoret jane ngjitur ne tarrace per te marre rrezet e para te diellit. Kane biseduar me njeri - tjetrin dhe nuk ka munguar si teme, Ylberi dhe largimi i tij nga shtepia. Ata kane qeshur me shakate e bera prej tij ne shtepi dhe Omeri ka shprehur simpatine qe kishte per te. Me pas kane marre edhe ata kartolinat per Vitin e Ri. Berolda eshte shprehur se e ka marre malli ndersa Silvana eshte perlotur kete paradite.

30-12-2009 13:12
Dasti stervitet me banoret

Banoret do te pastrojne sot te gjithe shtepine dhe do te bejne listen e ushqimeve ne menyre qe neser, naten e Vitit te Ri te jete cdo gje gati. Stervitja eshte pika me e forte e Omerit por sot kjo ka qene edhe e banoreve te tjere. Pjese e pandare e tyre eshte bere edhe Dasti i cili i ka shoqeruar ne vrapim. Tashme ai eshte miqesuar me te gjithe banoret.

30-12-2009 14:15
Pastrimi i shtepise nga te gjithe banoret

Stervitja ka vazhduar ne tarrace e me pas ne palester me djemte kurse vajzat jane shkeputur per t’u marre me pastrimin e shtepise. Ervisi ka arritur te ambientohet mire me banoret e tjere te shtepise. Ai eshte perfshire sot ne bisedat me ta madje ka qene goxha aktiv edhe ne stervitjen me djemte si dhe ne punet e shtepise.

30-12-2009 15:58
Silvana shfaq dashamiresi ndaj Ervisit

Banoret jane mbledhur per te ngrene dreke por Omerit nuk i kane pelqyer makaronat e gatuara dhe ka zgjedhur te marre dicka tjeter per te ngrene. Pasi kane konsumuar dreken, kafazieret tane jane ndare ne dyshe, Omeri me Suaden, Ervisi me Silvanen dhe bisedat kane ndjekur njera-tjetren per lokalet e nates dhe se sa i frekuentojne ato. Qe prej ardhjes se Ervisit ne shtepi, Silvana ka qene nje nga vajzat qe ka treguar me shume dashamiresi ndaj tij por ne te njejtat pozita mbetet edhe Omeri.

30-12-2009 16:59
Pasdite e qete ne Kafaz

Pas kaq ditesh pasditja e ka gjetur shtepine e survejuar serish te populluar. Tashme shtate banore do te jene ne konkurrim, ndersa te henen e ardhshme tre prej tyre do te jene ne balotazh. Nje do te dale nga loja dhe dy do te shkojne tek Kafazi i Ndryshkur, i cili per kete jave do te jete pushim.

30-12-2009 18:41
Kafazieret mesojne te kercejne “belly dansing”

Balerina surprize e mbremjes se kaluar ka qene mysafire serish ne shtepine e Kafazit te Arte. Ajo ka hyre keto momente ne shtepi dhe pasi eshte pershendetur me banoret dhe u ka treguar se ajo do te jete cdo dite aty per t’u mesuar atyre si te kercejne “belly dansing”. Vajzat jane ato qe do te mesojne te kercejne dhe qe kane qene aktive, ndersa djemte kane qene spektatoret e mbremjes. E gjitha kjo eshte transmetuar live ne televizionin News 24.

30-12-2009 20:57
Djemte behen balerine

Pas leksioneve qe kane marre vajzat e Kafazit te Arte ka ardhur edhe radha e djemve. Ata duhet te mesojne levizjet e belly dansing dhe me pas duhet te mesojne te mbajne vajzat ne krah. Ky kercim eshte kthyer ne argetim ne fakt per ta. Pasi ne proven e pare ata kane rrezuar Suaden, por me pas ja kane marre doren. Geri ka qene me i shkatheti, por edhe Omeri me Ervisin nuk kane ngelur pas.

30-12-2009 22:21
Plane per darken e Vitit te Ri

Kane kaluar momente vertet te bukura banoret tane kete mbremje me balerinen, qe i ka mesuar ata te kercejne valle orientale. Pasi eshte larguar nga shtepia balerina provat kane vazhduar ne shtepi ashtu si edhe diskutimet, se kush e mesoi me mire kercimin. Nderkohe te lodhur nga gati dy ore balet, kafazieret kane nisur te mendojne per darken. Ata kane marre furnizimin e javes dhe kane nisur te merren me gatimin, por edhe te planifikojne se cfare do te gatuajne per mbremjen e Vitit te Ri. Nderkohe qe Omeri po defrehet duke kercyer perpara pasqyres.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Leonora Poloska Ne Programin e Vitit Te Ri RTV21

Leonora Poloska

Ka kohe qe nuk eshte pare ne skene, as me ndonje klip, as me ndonje kenge te re, por ja duke shiquar nje video promovuese te RTV21 te postuar nga Besforti, ne mesin e gjithe ata emrave me te njohur te estrades shqiptare, me erdhi mire kur pashe se edhe Leonora Poloska, nje kengetare e mrekullueshme nga Maqedonia, do te jete pjese e Programit te Vitit te Ri ne RTV21, mesiguri me nje kenge te re, shpresojme!
p.s. "Express Live" i KTVs njofton se Leonora eshte duke pergaditur nje videoklip qe do te lansohet ne janar 2009!


- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Monday, 29 December 2008

Kafazi i Arte 6: Foto Kalendar

/all photo news24/
Silvana Kafazi i Arte 6
Silvana

Omeri Kafazi i Arte 6
Omeri

Berolda Ylberi Silvana Kafazi i Arte 6
Berolda, Ylberi dhe Silvana

Berolda Geri Silvana Kafazi i Arte 6
Berolda, Geri dhe Silvana

Berolda Kafazi i Arte 6
Berolda

Silvana Berolda Kafazi i Arte 6
Silvana dhe Berolda
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Kafazi i Arte 6: Ervisi (Profil), Banori i Ri!

Kafazi i Arte 6 Ervisi
/ervis sejdo, photo news24/

Kafaz i Arte 6: DITA 28
ERVISI PROFIL

Emri : Ervis
Mbiemri: Sejdo
Mosha: 24 vjec
Data e lindjes: 06.04.1984
Lindur ne: Tirane
Jeton ne: Tirane
Gjendja civile: Beqar
Gjatesia: 1. 84
Pesha: 80
Syte: Kafe
Floket: Kafe
Shenja te vecanta: Nje tatuazh ne krahe
Shanja zodiakut: Dashi
Shkollimi: I mesem
Gjuhe te huaja: Italisht
Puna: Shofer
Hobi: Garat “Rally”

Cili eshte Ervisi:
Ervisi eshte tipiku i djalit tiranas qe nuk harxhon shume kohe kafeneve por ka zgjedhur te punoje per te kontribuar ne ekonomine e familjes se tij. Jeton ne nje prej zonave periferike te Tiranes, te Kthesa e Kamzes dhe shoket e tij me te ngushte jane ato te femijerise. Ervisi ka nisur te punoje qe 18 vjec dhe prej 6 vitesh eshte shofer ne nje firme te madhe kepucesh. Serioziteti, ruajtja e sekretit dhe shkathtesia e kane bere Ervisin te jete per kaq shume vjet stabel ne nje pune. Kafazin e Arte e konsideron nje eksperience te vlefshme per te provuar durimin dhe krijimin e shoqerise me persona krejtesisht te panjohur.

Merr pjese ne Kafazin e Arte per:
Per te pasur nje ekperience te re dhe sigurisht per te qene fitimtar.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Kafazi i Arte 6: Ylberi Eliminohet!

Kafazi i Arte Ylberi
/ylber milloshi, photo news24/

KAFAZI I ARTE 6: DITA 28, YLBERI ELIMINOHET!

Ylberi ka hequr sot ne mbremje perfundimisht dore nga loja dhe endrra per te fituar 1.5 milione leke. Ka qene vota e publikut, ajo qe ka dhene verdiktin, nderkohe qe endrra per te tjeret vazhdon.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Kafazi i Arte 6: Dita 28, Spektakli

KAFAZI I ARTE 6: DITA 28, Spektakli

Video Dita 27-28


YLBERI ELIMINOHET
ERVISI BANORI I RI
TE GJITHE NE KAFAZIN E ARTE

29-12-2009 11:07
Njeri nga banoret do te lere sonte shtepine

Sonte priten zhvillime te reja, buzeqeshje dhe keqardhje tek banoret tane. Eshte dita kur nje nga banoret do te lere shtepine e Kafazit te Arte dhe nje tjeter do te rikthehet nga Kafazi i Ndryshkur. Tensioni eshte i dukshem tek cdonjeri prej tyre. Omeri dhe Matilda jane ata qe zgjohen gjithnje te paret ne shtepite perkatese te Kafazit te Arte dhe atij te Ndryshkur.

29-12-2009 13:03
Suada nuk ndihet mire

Mengjesi i sotem i ka mobilizuar te gjithe banoret ne punet e shtepise. Tashme jo vetem vajzat por edhe djemte ua kane marre doren puneve te shtepise. Ata e kane gjetur veten qe te gjithe secili te impenjuar me dicka. Ne shtepine e Rremes, Suada nuk eshte se eshte ndjere mire sot. Ajo ka ndenjur pa levizur ne divan prane sobes. Omeri ankohet se eshte lodhur sot ndersa Dasti kerkon te luaje me te.

29-12-2009 14:04
Mbremja e sotme rezervon plot surpriza

Ka vazhduar gjate dhe eshte marre seriozisht pastrimi i shtepise nga banoret tane sot. Matilda ka hekurosur edhe ajo ndersa Suada ka qendruar pasive duke mos qene ne humor. Pervec kesaj, dita ka vijuar e qete ne te dy shtepite. Matilda eshte ndjere e merzitur nga mesazhet qe kane ardhur ne adrese te saj. Te dy vajzat kane nisur te diskutojne se cfare do te veshin sonte. Mbremja e sotme do te rezervoje plot surpriza per cdonjerin nga banoret ne shtepi.

29-12-2009 15:15
Rikthehen diskutimet mes banoreve

Rikthehen diskutimet per bashkejetesen dhe marredheniet me njeri-tjetrin mes banoreve ne shtepi. Ata kane biseduar me tone te larta secili duke dhene argumentat perkatese ne favor te tij. Ylberi ka akuzuar Silvanen se pjesen me te madhe te kohes, ka qene jo aktive ne shtepi. Diskutimi ka vazhduar edhe me tej per pastrimin e shtepise ku vajzat u jane kundervene djemve dhe anasjelltas. Matilda dhe Suada ne shtepine tjeter, kane ndjekur te interesuara nga ekrani, banoret dhe debatin mes tyre i cili duket te kete nje arsye; afrimin e spektaklit dhe bashke me te edhe vendimin se kush do te largohet per te lene perfundimisht lojen.

29-12-2009 15:58
Geri: “Jam djegur nje here, nuk digjem me”

Geri ka kuptuar lojen se te dy vajzat kane dashur t’i futin ne sherr djemte me njeri -tjetrin. Ai ka ironizuar duke i quajtur femrat engjellushe dhe se ato jane te favorizuara me shume se c’duhet ndonjehere. “Jam djegur nje here ka thene ai, nuk e bej me”. Vetem pasi jane qetesuar gjerat, banoret kane vijuar te merren me pergatitjet per naten e sotme. Ne shtepine e Kafazit te Ndryshkur, vajzat kane lene jashte vemendjes debatin e zhvilluar ne shtepi dhe kane folur per tema si parukerite, tatuazhet.

29-12-2009 17:35
Pasdite e qete

Atmosfera e spektaklit ka nisur te ndihet ne te dyja shtepite e kafaziereve. Me sakte ata kane nisur pergatitjet per mbremjen e sotme. Suada dhe Matilda kane pergatitur valixhet dhe te dyja shpresojne, qe te rikthehen ne shtepine e Kafazit te Ndryshkur. Nderkohe pese banoret e Kafazit te Arte, jane ne ankth se kush do te jete prej tyre qe do te lere lojen dhe kush do te shkoje tek Kafazi i Ndryshkur.

29-12-2009 19:04
Ne pritje te spektaklit

Emocionet e spektaklit kane nisur per banoret tane. Djemte jane te paret qe jane bere gati te paret,a ta jane veshur bukur dhe po rrine ne kuzhine, ndersa vajzat vazhdojne te merren me stilimin e flokeve ne tualet. Nderkohe Geri po numeron te gjithe banoret qe jane skualifikuar apo kane lene edhe lojen. Edhe tek Kafazi i Ndryshkur Suada me Matilden po behen gati per mbremjen e spektaklit.

29-12-2009 21:06
Nis spektakli ne News 24

Ka nisur ne studion e televizionit News 24 spektakli i realit show-t te Kafazit te Arte. Nen prezantimin e Eneida Xhelilit kane nisur te zbulohen surprizat e mbremjes. Nderkohe banoret jane zbukuruar dhe pergatitur per nje nate me te papritura. Por cfare do te ndodhe sot? Kush eshte banori qe do te lere lojen? Kush do te shkoje ne shtepine e Rremes? Cila nga dy banoret e Kafazit te Ndryshkur; Suada apo Matilda do te rikthehet ne shtepine e Arte? Te gjitha keto do te zbulohen pas pak.

29-12-2009 22:02
Ne shtepi hyn banori i ri, Ervisi

Shtepise se survejuar i eshte shtuar edhe nje tjeter banor. Ai eshte Ervisi, nje djale punetor dhe qe ka pasion garat Rally. vitit 2009. Por atmosfera e festave ka trokitur edhe ne shtepine e Arte. Keshtu autoret u kane bere nje surprize kafaziereve. Nje balerine e futur ne nje kuti dhurate eshte zbuluar nga banoret dhe ka kercyer per ta belly dansing. Por dhurata per ta nuk ka mbaruar ketu. Balerina do te jete cdo dite te kesaj jave ne Kafazin e Arte per t’u mesuar atyre kercime nga me te ndryshmet.

29-12-2009 23:24
Ylberi eliminohet nga loja

Ylberi ka hequr sot ne mbremje perfundimisht dore nga loja dhe endrra per te fituar 1.5 milione leke. Ka qene vota e publikut, ajo qe ka dhene verdiktin, nderkohe qe endrra per te tjeret vazhdon. Mbremja e e show-t te Kafazit te Arte ka qene e mbushur me surpriza. Ne nje transmetim maratone, nga studio ne dy shtepite e Kafazit; ate te Arte dhe te Ndryshkur publiku ne shtepi dhe ai ne studio ka ndjekur permes prezantimit te Eneida Xhelilit spektaklin qe eshte shoqeruar me surpriza, ankth, tension dhe ethe per banoret. Ndryshime te medha kane ndodhur ne strukturen e formatit, kjo per t’u dhuruar edhe banoreve te Kafazit te Ndryshkur nje feste te Vitit te Ri ne shtepine e Arte. Kjo ka qene dhurata surprize qe u kane bere autoret e Kafazit banoreve te Shtepise se Rremes, Suades dhe Matildes. Por shtepise se survejuar i eshte shtuar edhe nje tjeter banor. Ai eshte Ervisi, nje djale punetor dhe qe ka pasion garat Rally. Nderkohe Omeri qe ishte ne balotazh dhe qe duhet te shkonte ne shtepine e Kafazit te Ndryshkur eshte falur dhe do te qendroje serish ne Kafazin e Arte. Keshtu tashme loja ka nisur e barabarte per te gjithe. Kete jave shtate kafazieret tane do te bashkejetojne, festojne, do te presin nderrimin e viteve se bashku, do te argetohen dhe pse jo edhe te debatojne, e sigurisht me e rendesishmja do te garojne intensivisht per te qene fitimtaret. Por si ka qene nata e spektaklit?! Padyshim nje show i vertete. Gerta Heta, ish prezantuesja e Kafazit te Arte 5 dhe madje nje nga personazhet qe ka qene mysafire e kafaziereve tane ka asistuar ne studio. Jo vetem kaq por ajo u ka dhuruar per Vitin e Ri banoreve tane nje kenge te kenduar pikerisht ne studion e spektaklit. Por e ftuar ne spektakel ka qene edhe fituesja e Edicionit te 4 te Kafazit te Arte, Gledia Cucllari. Pas shume e shume fitoresh te korrura nga djemte ne Kafazin e Arte, ajo ishte e para femer qe theu tabute duke dale fuqimisht e para mes shume konkurrenteve. Gledia ka dhene opinionin e saj per banoret dhe eksperiencen e saj ne kete realit show. E sigurisht nuk kane munguar edhe te afermit e banoreve dhe ish konkurrentet e Kafazit te Arte si; Motra e Silvanes, halla e Gerit, Vjollca bashkeshortja e Ylberit, Niku apo Albana. Ata kane diskutuar per javen qe shkoi duke ndjekur edhe kronikat e pergatitura si; thashethemet qe kane bere Suada me Matilden per sherrin mes kesaj te fundit me Silvanen, apo edhe kronika ku i shfaq pese banoret ndersa pozonin per kalendarin me simpatik te vitit 2009. Por atmosfera e festave ka trokitur edhe ne shtepine e Arte. Keshtu autoret u kane bere nje surprize kafaziereve. Nje balerine e futur ne nje kuti dhurate eshte zbuluar nga banoret dhe ka kercyer per ta belly dansing. Por dhurata per ta nuk ka mbaruar ketu. Nje balerine do te jete cdo dite te kesaj jave ne Kafazin e Arte per t’u mesuar atyre kercime nga me te ndryshmet. Nderkohe reportazhi surprize kete here nga Edison Ypi ka qene per Omerin. Edhe pse ai ka qene vetem nje jave ne shtepine e Kafazit te Arte, Edison Ypi ka bere nje rrugetim ne Shkoder, qytetin e tij te lindjes duke percjelle prej tij barcaletat, nje nga vecantite e njerezve te ketij qyteti. Konkurrenti me i votuar kete jave eshte Silvana me 25.8 per qind. /news24/29.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Hana Cakuli e Ftuar ne Top Koha KTV

HANA CAKULI MYSAFIRE NE TOP KOHA KTV (24.12.08)

Hana Cakuli poashtu ishte njera nga te ftuarit ne emisionin "Top Koha" te televizionit kosovar KTV, autore dhe moderatore e te cilit program eshte Alba Morina. Biseda qe u zhvillua aty ishte kryesisht rreth projektit te saj te fundit, videoklipit te kenges "Simbol" (kliko per ta shiquar). Ky eshte videoklipi i saj i dyte. Me kete kenge, te kompozuar nga Flori Mumajesi, Hana eshte prezentuar ne edicionin e 10-te te Kenges Magjike 2008 ku edhe eshte shperblyer me Cmimin "Best Vokal".


- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

DJ Dalool Mysafir ne Top Koha KTV

DJ DALOOL NE TOP KOHA KTV

DJ Dalool ishte i ftuar te merkuren qe shkoi, ne emisionin Top Koha te KTVs dhe tregoi dicka me shume ne lidhje me videoklipin e posa promovuar "Therret" (kliko per ta shiquar klipin), nje remix i kenges folklorike "Therret Prizreni mori Shkoder" kenduar nga Vellezerit Gashi (ne videoklip ne te vertete paraqiten Bijte e Sefes). DJ Dalool thote se ky remix ishte bere nje mega hit ne disko klubin Rinora 4 (Zvicer) dhe me pastaj ne bashkepunim me kete klub vendosen t'ia bejne edhe videoklipin. Videoklipi eshte realizuar me produksionin Pixels.

Shiqoni intervisten me poshte:

- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Sunday, 28 December 2008

Flori Mumajesi Tash Me Nje Bjondine!

Flori Mumajesi afterparty fik 47
/photo panorama/

Flori Mumajesi, pas ndarjes me Sonin brune, tani ne shoqerine e nje biondeje

Kantautori i njohur kapet nga paparaci ne afterparty te festivalit ku mungon Soni

Flori Mumajesi ka qene shume i rezervuar kohet e fundit. Me pak i shfaqur ne publik dhe me shume kenge qe mbajne firmen e tij, u desh festivali i Kenges ne RTSH, dhe festa e mbylljes, qe ai te shfaqej. Dhe jo vetem, por ne shoqerine e nje vajze te re...

BJONDJA ENIGMATIKE

Flori Mumajesi Afterparty FIK 47

Ne festen e organizuar ne ambientet e “Piano Bar”-it, lokali i Kujtim Prodanit, ishin pothuaj te gjithe kengetaret dhe organizatoret e festivalit. Mungonte Soni Malaj, e cila mesa duket mbeti e zhgenjyer nga vleresimi i jurise, qe e renditi te 16-en. Por nuk mungoi Flori Mumajesi, kompozitori i kenges “Zona Zero”, e prezantuar si kenga e dashurise se tyre. E ndryshe nga kompozitoret e tjere, qe i ndoqen kengetaret gjate provave, Flori nuk u pa asnjehere ne Pallatin e Kongreseve ne ditet e pergatitjes se festivalit, edhe pse kishte hyre ne konkurrim jo me pak ambicie, pse jo per te fituar. Ai ishte i fundit qe mberriti ne festen e se dieles, i shoqeruar nga dy vajza te panjohura, nje bionde dhe nje brune, me te cilat ka qendruar gjate gjithe kohes ne banakun, ne hyrje te bar-it. Ka qendruar deri ne oret e para te mengjesit, dhe ajo qe u vu re ishte se nuk u bashkua me grupet e artisteve te tjere, qe ndodheshin aty. Fotografi yne ka fiksuar momente intime mes tij dhe vajzes bionde qe shihni ne foto, e cila mund te jete e dashura e re, edhe pse asgje me shume nuk dihet per te. Gjate gjithe qendrimit se bashku, ata jane pare te qendrojne shume prane njeri-tjetrit, duke lene pershtypjen e nje lidhjeje ne fillimet e saj.

MUNGON SONI

Soni Malaj ishte e vetmja kengetare, qe mungonte ne festen e se dieles, edhe pse sic ka pohuar vete komunikimi mes saj dhe Florit tani eshte thjesht me kolegesh. “Zona zero”, qe ishte lancuar nga vete ata si nje nga kenget me te bukura, frymezuar nga lidhja e tyre, u pozicionua e 16-ta, me 44 pike. Te dy kane qene ne dileme per tekstin, deri pak dite para festivalit derisa Flori ka marre persiper t’i shkruaje vete vargjet, i ndihmuar dhe nga Pirro Cako. Edhe pse ribashkimi i tyre per te marre pjese ne nje konkurrim te tille u komentua nga artistet si thjesht muzikor, gazetat roze e perfolen si nje rikthim ne historine e dashurise. Kete kenge ritmike, qe fillimisht kishin menduar ta perfshinin ne albumin e Sonit, pohuan se e kishin ruajtur si “gur rezerve”, per te bere sukses ne muzike. I vetmi sqarim qe dhane per ndarjen ishte se bashkepunimi vazhdonte ende se nuk kishin akumuluar inate ndaj njeri-tjetrit. Gjithsesi ne kete konkurrim duhet thene se Soni nuk shkelqeu. Edhe pse eshte kengetare e pelqyer per perfomancen e saj skenike, ne kete festival tregoi qe nuk ishte aq e zonja per te perballuar te kenduarin “live-”, gje qe nuk kerkonte shume profesionalizem per t’u kuptuar.

FLORI DHE SONI PAS NDARJES

Nje jete ndryshe per Florin, dhe shume ore ne studion e tij. Ashtu si kompozitoret e tjere, te cilet kane zgjedhur studiot per te punuar dhe per te kaluar kohen e tyre, edhe Flori ka zgjedhur kete rruge. Vendosi t’u beje “block” gazetareve, e te mos flase per jeten private, duke u sjelle si nje VIP i vertete, e duke e menduar kete si nje strategji shume te mire per te patur sukses. Tani kompozon per shume kengetare te njohur e te panjohur. Pas ndarjes nga Soni, gazetat shkruan per nje miqesi te re me Elvana Gjaten, te cilen edhe e menaxhon si kengetare. Por asnjehere s’u pranua as nga Flori dhe as nga Elvana, e cila me pare kishte qene shoqe e ngushte me Sonin. “Fluturimi 3470” ishte kenga, qe i beri te shfaqeshin si dueti me romantik i nentorit te kaluar ne “Kenga Magjike”. Ishte koha kur cifti me i perfolur i vitit ndiheshin ne kulmin e dashurise per njeri-tjetrit, dhe te suksesit te tyre ne muzike. Por ne art ka edhe kompromise! Tani qe jane ndare, pse jo mos ta shfrytezojne ate lidhje dhe per komerc ?! Keshtu qe per te bere buje serish, menduan te rishfaqen edhe nje here te dy me nje kenge. Dhe pavaresisht se nuk u pelqen te jene qender e vemendjes ne faqet roze te shtypit, ne kete rast e “shfrytezuan” te kaluaren e tyre per te bere “skup” ne festival, e per te kthyer vemendjen e te gjitheve. Lidhja e tyre nisi para gati dy vitesh, dhe ata se paku prezantoheshin si cifti ideal, qe shfaqeshin kudo bashke dhe madje putheshin ne skene. Se si vazhdon miqesia e tyre tani, pavaresisht thashetheme per nje rikthim, ate e dine vetem ata.

GETOARI SHFAQET, ELVANA JO

Getoari kengatari simpatik i grupit “Tingulli Trent”, ishte ai qe i dha kuptim kenges se Sonit ne naten e dyte, duke e shoqeruar ne duet. I veshur me te bardha, si nje rreper i vertete, ai u shfaq ne mbyllje te performances skenike, si per te treguar se miqesia e tij me Sonin vazhdon. Edhe pse ai qe i ka njohur dy kengetaret ka qene Flori, duket se Soni dhe Getoari jane me shume afer njeri-tjetrit, ndersa kane pohuar se do te realizojne nje klip se bashku. Ata e pohuan miqesine mes tyre ne vere, gjate prezantimit te klipeve te reja, ku ra ne sy mungesa e Florit dhe Elvanes, e perfolur si ish-e dashura e Getoarit. Tashme ata nuk flasin me njeri-tjetrin. Elvana Gjata pas mbylljes se nje sezoni te suksesshem koncertesh ne vere, prej disamuajsh nuk eshte shfaqur pothuaj ne asnje eveniment apo festival. /denisa kraja/panorama/27.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Shpatit Nuk i Ha Palla Per Vlersimin Minimal!

Shpat Kasapi dhe Aferdita Dreshaj
/shpati me aferditen, photo panorama/

Shpati e merr me humor vleresimin minimal te jurise

Kengetari nga Maqedonia, Shpat Kasapi i ka pritur pa shume emocione dhe me sportivitet piket e jurise, naten e fundit te festivalit te kenges ne RTSH, ku ai konkurronte me kengen “Arome Mediterane”, kompozuar nga Gentian Myftaraj. Gjate gjithe kohes, ai ka qendruar bashke me te dashuren e tij, modelen simpatike Aferdita Dreshaj, e cila e shoqeronte ne prova, ne grim dhe kudo. Shpati ka performuar ne skene, i shoqeruar nga tre vajza balerina, ndersa nuk eshte merzitur shume kur ka marre vleresimin me shume pak pike, qe i dha juria. Naten e dyte ai u shoqerua ne duet nga kengetarja shume seksi Adelina Tahiri, te cilen pohoi ta kishte zgjedhur per faktin se i pelqente nga pamja, zeri e stili i te veshurit. Gjithsesi pavaresisht vleresimit qe i dha juria, per Shpatin e rendesishme ishte pjesemarrja ne festival, i dyti edicion pas atij te vitit 2004. Se bashku me Aferditen e cila e shoqeron Shpatin sa here ndodhet ne Maqedoni, ka planifikuar pushime te gjata ne Egjipt, ku do te kalojne dhe Vitin e Ri. /panorama/27.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
p.s. Edhe pse i votuar pak nga juria, ne disa sondazhe ne internet Shpati ka ngadhnjyer si fitues p.sh. tek albavideo.blogspot.com. Shih poshte!
Sondazh Festivali 47 RTSH
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gent Bushpepaj: "Nuk Konkurroj me Ne Festival..."

Gent Bushpepaj dhe Sunrise
/genti, rovena dhe sunrise, photo panorama/

Gent Bushpepaj: “Nuk konkurroj me ne Festival, cmimet ishin ndare me pare”

Festivali i 47-te ne RTSH i cili u mbyll rreth nje jave me pare pati te kenaqurit dhe te pakenaqurit e tij. Reagimet e para u pane menjehere pas ndarjes se cmimeve ku nje pjese e artisteve jane larguar te zemeruar nga Pallati i Kongreseve dhe nje pjese tjeter kane vazhduar per te after Party vetem si nje detyrim i shoqerise. Ne fakt ne kete Festival u paraqiten nje sere kengesh dhe bashkepunimesh ku mes te tjerash edhe ai i Sunrise me solist Gent Bushpepen dhe kengetaren Rovena Dilo. Kenga “S’jam balade” e rrymes gothic rock edhe pse ngjalli interes nga juria, nuk eshte se u vleresua shume. Lidhur me kete ne kemi zhvilluar nje interviste te shkurter me kengetarin Gent Bushpepa i cili shpreh pakenaqesite e tij mbi kete eveniment, per “Panorama Plus”.

Si u vleresuan kenget sipas jush?
A jeni i kenaqur nga vendi qe zute? Menyra se si u vleresuan kengetaret ne ate event, dhe ketu flas nga ana personale, ben qe une mos te marr me pjese ne Festivalin e fundvitit.

Cilat jane arsyet qe ju kane bere te merrni kete vendim?
Ka nje sere arsyesh, mes te tjerash po te radhis fonine e cila linte shume per te deshiruar, aq sa nuk mund te degjoja veten. E dyta eshte juria. Perderisa ne jurine e vogel prej shtate vetesh kishte edhe njerez qe nuk kishin fare lidhje me muziken, do te thote qe cmimet jane ndare qe pa filluar akoma festivali. Dihej qe Festivalin do ta fitonte Zhulali pas shantazheve qe beri vitin e kaluar.

Po ne lidhje me kenget e tjera pjesemarrese c’mendim keni?
Per mendimin tim, pa perfshire veten duke u treguar me modest se duhet, kishte kenge qe meritonin nje vend me te mire ndryshe nga c’ishin rradhitur. Mendoj se shume kompozitore po behen milionere fale ketij festivali. /panorama/27.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: sunrise bushpepa eugent
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Kafazi i Arte 6: Dita 27

KAFAZI I ARTE 6: DITA 27

Video Dita 27-28


28-12-2008 10:04
Mengjes i qete

Te lodhur pas lojerave dhe diskutimeve te gjata te dites se djeshme, kafazieret kane rene per te fjetur. Per djemte ka qene nje kenaqesi fjetja ne krevat ne dhomen e gjumit pas nates se kaluar qe e kaluan ne divan ne kuzhine. Edhe mengjesi ne shtepine eRremes, ndryshe nga heret e tjera, ka qene i qete.

28-12-2008 12:19
Gjeli i Rremes zgjon nga gjumi vajzat

Ai qe ua ka trembur gjumin vajzave sot ne mengjes, ka qene gjeli qe Rrema e ka blere per Vitin e Ri dhe qe e mban ne oborr. Suada i kushton rendesi te vecante grimit cdo mengjes. Omeri eshte zgjuar i pari sot ne shtepine e Kafazit te Arte ndersa te tjeret vazhdonin te ishin ne gjume. Omeri, Geri dhe Ylberi e kane nisur kete mengjes duke biseduar ndersa vajzat vazhdojne te jene ne gjume.

28-12-2008 12:59
Dasti sfidon banoret

Nata e mbremshme me lojerat dhe diskutimet i ka lodhur banoret edhe pse djemte jane zgjuar te paret sot ne mengjes kurse vajzat per kompensim kane fjetur deri vone. Dasti ka nisur ta gjeje veten mire ne shtepine e tij te re ne te cilen eshte caktuar te qendroje deri pas nates se Vitit te Ri. Madje ai ka filluar te marre edhe votat e para duke sfiduar keshtu edhe banoret. Me i perkushtuari ndaj tij duket te jeteYlberi i cili rri gjithe diten nga pas.

28-12-2008 14:18
Stervitje dhe kercim ne shtepi

Dita ka nisur me kercim ne shtepine e Kafazit te Arte. Ylberi ka shprehur preferencat per kenget dhe kengetaret popullore. Matilden dhe Suaden i kane rrembyer tingujt e muzikes gjithashtu. Nje lloj tjeter te aktiviteteit fizik kane preferuar ata te Kafazit te Arte. Omeri dhe Geri tashme nuk i ndahen stervitjes ne tarrace. Prej ditesh kjo eshte bere menyra me e mire e kalimit te kohes ne shtepi per te dy djemte ne ndryshim nga pjesa tjeter e banoreve qe nuk duken shume te interesuar per kete.

28-12-2008 15:00
Matilda shikon ne kane bere pulat veze

Geri duket shume i dhene pas stervitjes. Vajzat ne shtepine e Rremes kane filluar te adaptohen mire me jeten ne fshat. Matilda ka dale te kontrolloje ne kane bere veze pulat. Per Omerin nje dite pa stervitje nuk do te kishte te njejtin kuptim. Ai nuk i eshte ndare stervitjes per nje kohe relativisht te gjate. Ne dallim nga dita e djeshme, sot nuk ka patur shume hapesire per debate.

28-12-2008 16:00
Silvana rrefen me ke do ta ruaje shoqerine jashte shtepise

Vajzat jane marre me pergatitjen e drekes ndersa Matilda dhe Suada kane admiruar nga televizori, Omerin teksa grushtonte murin. Ai qe ka mbetur me pasoja nga e gjithe kjo skene, ka qene Dasti i cili mes te lehurave, ka rendur drejt Silvanes. Vecanerisht Berolda impenjohet me pergatitjen e drekes dhe Ylberi nuk ia kursen komplimentat. Me tutje bisedat jane vertitur rreth pershtypjeve te para per njeri-tjetrin dhe mendimeve se sa do ta ruajne shoqerine jashte. Silvana ka pohuar se do t’i pelqente te vazhdonte te frekuentohej me Gerin, Berolden dhe Suaden por nuk ishte e sigurte nese do te donte po te njejten gje edhe per pjesen tjeter.

28-12-2008 18:02
Dasti, argetimi i kafaziereve

Dasti, qenushi i Silvanes eshte kthyer ne nje argetim per banoret e Kafazit te Arte. Berolda dhe Geri kane nisur me te te luajne, duke i hedhur gjera te cilat Dasti i ndjek me vrap per t’i kapur. Me pas te peste banoret tane jane ulur ne kuzhine dhe po flasin per gjithe kete jave te bukur qe kane kaluar ne Kafaz. Ne shtepine e Rremes vajzat kane qene me te qeta. Suada eshte shtrire per te fjetur, ndersa Matilda si cdo dite hekuros rroba.

28-12-2008 19:58
Suada dhe Matilda te trembura nga Reksi

Reksi, qeni i Rremes as sa u pelqen edhe i tremb banoret tona te shtepise se Ndryshkur, Suada dhe Matilda. Reksi ka shpetuar nga zinxhiri dhe ka ardhur tek oborri i shtepise. Ne fillim vajzat jane kenaqur dhe kane filluar te luajne nga dritarja me te, madje i kane hedhur edhe ushqim. Por me pas jane trembur dhe keshtu jane izoluar ne shtepi nga frika. Nderkohe ne Shtepine e Arte banoret jane argetuar duke kercyer.

28-12-2008 21:02
Debat mes Silvanes dhe djemve

Muzika eshte ajo qe kenaq banoret tane. Por pikerisht ne castet kur ata po kercenin nje debat i vogel ka nisur mes Silvanes dhe Ylberin. Ky i fundit e ka quajtur Silvanen te paedukate. Ne kete diskutim eshte perfshire edhe Omeri, i cili ka qene ne krah te Ylberit. Geri ka asistuar ne kete diskutim po si gjithmone ai perpiqet te qetesoje situaten. Me pas leximi i rregullave kunder duhanit detyra e javes per banoret ka risjelle qetesine ne shtepi.

28-12-2008 22:07
Ethet e gares

Mbremja e neserme do te ndryshoje rregullat ne Kafazin e Arte. Pas nje jave intensive ne shtepine tone, nje prej banoreve do te lere lojen, ndersa nje nga dy vajzat e Kafazit te Ndryshkur do te rikthehet ne shtepine e Arte. Por ndersa dita ka qene e qete, tashme kane nisur te ndihen ethet e gares. Banoret nuk kane qene aspak te qete, madje kane shfaqur edhe shenja tensioni. Nderkohe Ylberi ka lexuar rregullat kunder duhanit. /news24/28.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Saturday, 27 December 2008

Blero: Kafja e Mengjesit RTK

Blero - Kafja e Mengjesit ne RTK
Trasmetuar ne RTK te dielen, me 21 dhjetor 2008

Ne pika te shkurtera:
- Blero mirepret ne banesen e tij te re (ende te parregulluar sic thote ai), reporteren e RTK-s Selvete Krasniqin.
- Eshte zgjuar per kete program diku 5 ore para vakti pasi ai normalisht fle deri ne oren 14 te dites.
- Pas zgjuarjes Blero kontrollon orarin e dites (takimet etj.)
- Thote se nuk di te pergadise kafe turke por imazhet filmike treguan te kunderten. E ema e ka mesuar si te beje kafe per merak. Edhe hyzmet djali po ditka mire shume! Tamam per martese!
- Ne kohen e lire shiqon kryesisht filma. Eshte i cmendur pas filmave! Por edhe futbollin nuk e le anash, sidomos kur eshte me shoqeri. Favorizon Barcelonen dhe Milanon!
- Kur vishet, e pelqen ngjyren e zeze (te kombinuar me bardhe) dhe ka nje "seter" te zeze te famshme qe e perdore shpesh edhe ne videoklipe. Thote se mediat kane ekzagjeruar kur thone se ai shpenzon shume ne garderobe. Paramendoni Bleron "seter", farmerka, kemishe te mire dhe patike "puma". Kjo eshte kryesisht garderoba e Bleros.
- Eh sa i perket kravatave, ai thote se nuk di si t'i lidhe, se perndryshe do i shfrytezonte me shpesh.
- Orat e dores nuk i do shume! Se fundi perdore nje parfum "san xhan" (skam lidhje cka eshte), qe eshte i mire si per naten ashtu edhe per diten. Ndersa kur ka diell, mban syzet e firmes "Vogue", me kornize te bardhe.
- Morem vesh se e ka ba "perhajr" edhe dhomen e fjetjes me nje vajze. Nuk zbuloi me ke!
- Kur ka qene i dashuruar, lidhjet telefonike i kane zgjatur edhe deri 7 ore!
- Nga pijet alkoholike kryesisht pi "Jack Daniels" me "Coca Cole". Kur dehet nuk mban mend shume te bemat!
- Eshte dembel dhe gjithmone perdore veturen per te levizur. Preferon vetura te medhaja qe i konsideron me te sigurta dhe me te rehatshme. Ndersa nuk eshte i hidheruar ne sherbimin policor te Kosoves kur ndonjehere gjobitin ate pasi konsideron se keshtu vetem jane duke kryer punen e tyre dhe i lavderon si me te miret ne balkan.


- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: kafeja kafeneja
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Dr Flori i WSF: Juria Demton Kengetaret!

West Side Family FIK 47
/photo panorama/

Dr. Flori i WSF: “Vleresimet e jurive demtojne kengetaret”

Kenga “Jehone” e West Side Family e cila ishte edhe fituesja e Cmimit te Trete ne Festivalin e fundvitit te Radio Televizionit Shqiptar korri sukses ne dy versionet e ofruara, si e kenduar nga grupi ashtu edhe nen shoqerimin e Aurela Gaces. Nderkohe qe tani djemte e West Side Family jane me te impenjuar se kurre edhe me klipin e kenges ku Dr Flori eshte kompozitori dhe tekstshkruesi. Te ndodhur ne backstage gjate kohes kur lancoheshin cmimet, ne mundem te shihnim edhe reagimin e djemve te cilet nga zarfat e pare u inkurajuan se do te merrnin nje cmim dhe ne fakt nuk jane gabuar sepse moren te tretin. Por cfare mendimesh kane ata lidhur me kete Festival? Meposhte Dr Flori shprehet lidhur me vleresimin qe u be, per kengen fituese dhe organizimin e pergjithshem te eventit.

A mendoni se vleresimi qe u be gjate festivalit nga juria ishte profesional?
Une mendoj se vleresimi ishte si te gjitha vleresimet qe behen neper festivale, nuk kane vlere pasi me shume e demtojne kengetarin qe fiton. A m’i kujtoni dot kengetaret qe kane perfaqesuar Shqiperine ne Eurosong? Mendoj se karriera e tyre ka marre per poshte ne momentin qe kane dale aty.

C’mendoni lidhur me kengen fituese te ketij festivali?A e meritonte cmimin Kejsi Tola?
Kejsi eshte kengetare shume e mire, por mendoj qe cmimi nuk i duhej ne kete moment, ne radhe te pare duhet te konsolidoje figuren e saj artistike dhe me pas te pretendoje per hapa te medhenj. Megjithate une i uroj suksese pasi do perfaqesoje Shqiperine.

Po per kenget e tjera pjesemarrese c’mendim keni?
Te them te drejten nuk eshte se i kam degjuar shume pasi isha i fokusuar te kenga ime por nje kenge qe me pelqeu vertet ishe ajo e vendit te dyte, e Luizit dhe Julianes.

Si ishte sipas jush organizimi i pergjithshem i Festivalit?
Kete vit me mire se me pare por ka vende per t’u korrigjuar. Megjithate e rendesishme eshte qe gjerat po levizin ne kah pozitiv. /panorama/27.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Festivali 47 RTSH: Kengetaret Zbulojne Pakenaqesite!

Festivali 47 RTSH Duke Pritur Rezultatin
/photo panorama/

Festivali i 47-te, pjesemarresit zbulojne skandalet

Kejsi Tola eshte fituese e Festivalit te 47-te ne RTSH. Tani e dine te gjithe qe fale ketij cmimi do te perfaqesoje Shqiperine ne Eurosong ne muajin maj ne Moske. Por si ishte atmosfera pas kuintave ne Pallatin e Kongreseve, aty ku kengetaret konkurrues prisnin rezultat nga nje ekran i vogel, ne momentin e hapjes se zarfeve me piket e anetareve te jurise? Shume kengetare u revoltuan, dhe ishin ata qe kishin hyre me pretendimin per te fituar. Ne momentin qe anetaret e jurise dhane vleresimin e tyre dhe Elsa Lila lexoi piket, shume prej kengetareve u rebeluan pasi kishin hyre me pretendimin per te fituar. Gjithsesi dihet qe ne nje gare s’mund te kete me shume fitues se nje. Disa prej tyre reagonin me ze te larte, te pakenaqur nga vleresimi i jurise nderkohe qe nje nga ankesat e shumta ishin veshtiresite teknike qe kishin hasur ne skene, pasi kengetaret nuk arrinin te degjonin zerin e tyre. Ne ishim aty dhe morem opinionet e tyre. Pothuaj te gjithe kengetaret pohuan se, “pavaresisht veshtiresise qe mund te kete organizimi i nje festivali “live”, gjithcka ishte bere shpejt e shpejt ne momentin e fundit”.

Djemte e grupit “West Side Family” ishin pretendente kryesore per cmim te pare me kengen “Jehone”, nje kompozim i Ardit Gjebrese dhe Dr. Florit. Edhe pse nuk e kishin pohuar me pare se kishin hyre ne gare per te fituar, ata pretendonin me shume. Po ashtu Besa Kokedhima, e cila kishte bere pushim vokal absolut per nje perfomance te vecante te kenges “Ajer” kompozuar nga Alban Male, u duk se nuk mbeti e kenaqur me pozicionimin e saj ne vendin e katert (ne interviste tha se eshte e kenaqur?! - /teni/). Pretendim per cmim te pare kishin vellezerit korcare Endri dhe Stefi Prifti, me kengen “Ti bere faj” te kompozuar nga Josif Minga, te cilet kane pohuar se meritonin vleresim maksimal per kengen e tyre balade. Por juria i renditi ne vendin e nente. Me e zhgenjyera nga te gjithe mbeti Era Rusi, e ardhur nga Athina dhe qe pretendonte te fitonte me kengen “Shpirt i humbur”, edhe pse u rendit ne vendin e 15-te. Se bashku me koreografin e saj, Julian Bulku, koreografi i kenges greke qe konkurroi vitin e kaluar ne Eurovizion, ajo eshte larguar menjehere pas shpalljes se rezultatit final. Nje tjeter etheiste, Marieta Billo me kengen “Era e tokes”, nuk pranoi te jepte asnje koment rreth rezultatit edhe pse dukej se priste shume, me perfomancen e realizuar se bashku me aktorin Neritan Licaj. Ne grupin e pretendenteve per cmim ishin dhe Evis Mula me “Une jam dashuria”, kompozim i Luan Zhegut, qe edhe pse u rendit ne vendin e 10-te, hyri ne festival me shume ambicie. Por me i revoltuari ishte Vedat Ademi, i cili arriti te pozicionohej vetem ne vendin e 14-te me kengen “Po me prite Ti”, ndersa e cilesoi gjykimin e jurise jo shume te drejte.

Indiferentet

Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli FIK 47

Nder kengetaret, qe nuk priten shume dhe madje mbeten te kenaqur ishin Luiz Ejlli dhe Juliana Pasha, edhe pse nga kjo gare nuk dolen keq me kengen “Nje jete” te Shpetim Saracit, pasi u renditen te dytet. Po ashtu nuk qendruan pothuaj fare pas kuintave Rovena Dilo & Gent Bushpepa me kengen “S’jam balade”. Agim Poshka me kengen “Fajtore per ngrohjen globale” ne vendin e 13-te, nuk dha asnje koment pasi per te e rendesishme eshte qe cdo vit eshte pjesemarres ne kete festival, edhe pse asnjehere nuk e ka qellim ne vetvete cmimin. Kujtim Prodani po ashtu me kengen “Nostalgji”, dukej se e priste ate rezultat ndersa u rendit ne vendin e 18-te, ndersa i parafundit ishte Shpat Kasapi me “Arome mediterane”, i cili e ka pritur pa shume emocion verdiktin e jurise. Ne kete grup pse jo mund te perfshihej dhe Soni Malaj, me kengen “Zona Zero”, kenge me te cilen u rendit e 16-ta.

Me te rinjte

Kejsi Tola FIK 47

Ketu hyn dhe vete Kejsi Tola, e cila pas eksperiences ne “Ethet”, mbase nuk ndihej shume e sigurt per fitore, madje ne skene ra ne sy mungesa e perfomances nga ana e saj. Por vizen per ne Eurosong, e fitoi pikerisht Kejsi, ndersa arriti te grumbullonte 126 pike me kengen “Me merr ne enderr”, kompozim i Edmond Zhulalit. E ne kete gare, ajo qe u vu re ishte pjesemarrja e shume kengetareve te rinj. Keshtu perse mos te pretendonin kengetare si: Dorina Garuci, Grupi “Burn”, Adelina Thaci, Emi Bogdo, Erga Halilaj apo Julian Lekocaj. /nertila maho/klotilda harka/panorama/27.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Festivali 47 RTSH: Besa Kokedhima e Kenaqur?

Besa Kokedhima
/photo panorama/

Besa: “Bera mire qe mora pjese ne Festival”

E shoqeruar nga nje performance e vecante kenga e Beses “Ajer” me tekst te Olti Currit dhe kompozim te Alban Males terhoqi jo pak vemendjen e publikut ne Festivalin e 47-te ne RTSH. Edhe pse ajo nuk u vleresua me nje cmim duket se ka fituar fuqishem perkrahjen e kolegeve. E themi kete sepse ne naten finale para se te ndaheshin cmimet “Panorama Plus” zhvilloi me kengetaret e pranishem nje pyetesor “Cila ishte kenga e tyre e preferuar.” Nga kjo ankete doli se nje sere kengetaresh kishin per zemer kengen e Beses. Por a eshte Besa e kenaqur me ate cka arriti ne kete Festival dhe cilat jane projektet e Beses ne kete fundvit. Per me shume lexoni intervisten qe “Panorama Plus” ka zhvilluar me kengetaren.

Sa e kenaqur eshte Besa nga Festivali?
Mendoj se bera shume mire qe mora pjese. Per mua ishte e rendesishme pjesemarrja dhe dhenia e me se mires.

Sipas mendimit tuaj si ishte vleresimi i jurise karshi kengeve? A ishte ky vleresim i drejte apo jo?
Nuk besoj se me takon mua ta gjykoj kete ceshtje.

Do te marre pjese Besa ne Festivalet pasardhese ne RTSH?
Nje gje eshte e sigurt, ky s’do te jete takimi im i vetem me kete festival!

Cilat kane qene disa nga komentet qe keni degjuar per kengen tuaj pas festivalit?
Une ndjehem mire qe pavaresisht se pata nje kenge risi, e cila nuk ishte e thjeshte per t’u perceptuar nga publiku, u prita shume mire.

Po per anen teknike te organizimit te ketij festivali c’mendim keni?
Personalisht jam e kenaqur.

Me cfare po merret Besa tani aktualisht, ndonje projekt interesant ne dore?
Kam nje projekt teper interesant ne dore, por fatkeqesisht nuk mund ta beje publik deri ne momentin qe do te realizohet dhe kur te ndodhe, jam e bindur qe do e zbuloni vete..(qesh)

Ku do t’i kaloni festat e fundvitit dhe ne shoqerine e kujt?
Kete fundvit do e kaloj ne Dubai, me familjen dhe mikun tim te zemres. /panorama/27.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Kafazi i Arte 6: Dita 26

KAFAZI I ARTE 6: DITA 26



27-12-2008 11:13
Loja vazhdon...

Momentet e argetimit kane vazhduar edhe sot ne shtepi. Nese dje ishin vajzat qe nuk i linin djemte te futeshin ne dhomen e gjumit, sot kane qene djemte ata qe nuk i kane lene vajzat te dalin prej saj. Loja ka vazhduar deri sa vajzat kane vendosur vete te dalin por iu kane premtuar se ky ishte vetem fillimi dhe se ne vazhdim i prisnin lojera te tjera. Edhe sot Matilda ka bere kafen per te dyja. Miqesia e vajzave ka nisur te funksionoje me se miri, qe ne momentin e komenteve qe ato kane bere ndaj te treteve.

27-12-2008 13:03
Ylberi dhe Berolda nuk kane komunikim te mire

Pas lojes se mbremshme e cila shkaktoi shume te qeshura mes banoreve, jane kthyer debatet ne shtepi. Prej ditesh Berolda dhe Ylberi nuk kane nje komunikim te mire. Bisedat dashamirese u kane lene vend zenkave te njepasnjeshme mes tyre. Omeri dhe Geri kane ndjekur ritualin e perditshem te te berit stervitje ne tarrace e me pas ne palester. Ylberi i ka shoqeruar ne menyre pasive. Matilda dhe Suada e kane kaluar kohen duke propaganduar demet e duhanit dhe ndjekur kafazieret e tjere nga ekrani.

27-12-2008 13:56
Djemte hakmerren ndaj vajzave

Te indinjuar nga rrengu i vajzave, djemte kane gjetur menyren per t’ua kthyer me te njejten monedhe. Ne nje moment kur ato jane ngjitur ne tarrace, ata u kane mbyllur deren duke i lene jashte pa ngrene dhe ne te ftohte. Me gjithe thirrjet e vajzave, ata kane qendruar ne te tyren. Ne zemerim e siper, Berolda e ka quajtur Ylberin katunar duke e quajtur lojen te padrejte. Vetem pas disa minutash Geri ka vendosur te hape deren, ndersa Berolda dhe Silvana kane refuzuar te zbresin. Nuk dihet se ku do ta kete fundin loja dhe aq me pak cili do te jete rezultati por te dyja palet jane te vendosura te shkojne me tej.

27-12-2008 15:11
Te gjithe kunder Ylberit

Ne bisede e siper eshte zbuluar se ka qene Ylberi ai qe ua ka fshehur cigaret te tjereve nje dite me pare. Debati eshte zhvilluar me i ashper mes Beroldes dhe Ylberit por thuajse te gjithe jane vene kunder tij sot. Ajo nuk ka lene pa i permendur gjestet e pahijshme qe ka bere ai here pas here. Me menyren si kane rrjedhur gjerat sot, ne shtepi nuk ka mbizoteruar nje atmosfere e qete . Menjehere me pas Geri dhe Ylberi jane perfshire ne diskutimin per mentalitetin shqiptar dhe pozicionin e femres shqiptare ne shoqeri. Avantazhet dhe disavantazhet e te qenit femer sot.

27-12-2008 16:01
Diskutojne per tema sociale

Temat interesante kane ngjallur goxha debat ne Kafazin e Arte. Te gjithe e kane gjetur veten te perfshire ne to me argumenta nga me te ndryshmet. Cdonjeri ka patur dicka per te thene. Ylberi eshte ai qe nuk le rast pa u aktivizuar sa here qe behet fjale per tema te caktuara sociale. Ka vijuar tema mbi femren, shtatzenine e padeshiruar dhe se si do te ndihej ajo ne nje situate te tille. Banoret kane pohuar se edhe pse me veshtiresi do ta pranonin nje gje te tille. Silvana dhe Berolda kane rrefyer marredhenien e hapur dhe te sinqerte me familjaret e tyre. Kjo teme ka qene motiv per nentema te tjera te cilat i kane rrembyer kafazieret ne diskutime me shume patos. Ne Kafazin e Ndryshkur, Suada dhe Matilda kane qene spektatore te vemendshme ndaj atyre qe jane diskutuar brenda ne shtepi.

27-12-2008 17:00
Dreke e qete ne Kafaz

Pese kafazieret tane; Omeri, Silvana, Ylberi, Geri dhe Berolda kane drekuar te qete. Me pas Silvana ka marre persiper te pastroje tavolinen dhe te laje enet e drekes. Ne shtepine e Ndryshkur Suada me Matilden kane drekuar gjithashtu dhe jane ulur ne kuzhine, ku po bisedojne per kafazieret qe gjenden ne shtepine e Arte. Ato ndjekin me kersheri cdo moment qe transmetohet Kafazi i Arte.

27-12-2008 19:02
Pasdite e qete ne Kafazin e Ndryshkur

Suada dhe Matilda kane lexuar kete pasdite rregullat kunder duhanit. Me pas Matilda ka filluar te merret me punet e shtepise. Ajo ka ndere rrobat ne tel dhe me pas eshte ulur bashke me Suaden ne kuzhine dhe po shohin televizorin. Ne shtepine e Arte, banoret duken se jane te lodhur. Ata kane qendruar deri vone mbreme ne darke dhe tani po e ndjejne lodhjen. Vetem Geri eshte zgjuar dhe qendron ne tarrace, ndersa te gjithe banoret e tjere po flene gjume.

27-12-2008 20:04
Djemte loje vajzave

Kete pasdite vajzat i kaploi gjumi, por jane zgjuar ne menyren me te papritur te mundshme. Geri dhe Omeri u kane bere rrengun me te cuditshem Beroldes dhe Silvanes. Ata kane marre nga nje kove me uje te ngrohte dhe ua kane hedhur vajzave mbi koke. Dy banoret jane zgjuar menjehere por e qeshura nuk i ka lene te reagonin ashper. Kjo situate ka sjelle humor tek te gjithe kafazieret. Me pas Berolda eshte marre me pastrimin e shtepise, ndersa Omeri me Silvanen lujne me Dastin.

27-12-2008 21:11
Tarraca mbledh banoret

Pas kaq ditesh te ftohta banoret jane ngjitur sot ne tarrace. Ka qene Geri ai qe ka ndezur zjarrin dhe banoret e tjere me pas kane veshur xhupat dhe jane ulur rreth zjarrit te oxhakut. Aty kane nisur dhe diskutimet dhe bisedat mes banoreve. Ata kane diskutuar edhe per lojerat qe kane organizuar gjate dites dhe vajzat vazhdojne te jene te nevrikosura per rrengjet qe u kane bere ata. Gje qe do te thote se kjo loje hakmarrese do te vazhdoje.

27-12-2008 21:55
Kafazieret luajne “Telefoni i prishur”

“Telefoni i prishur” duket se eshte loja me e preferuar e kafaziereve tane. Ata kane luajtur gjate ne tarrace dhe madje kane dhene edhe denime per kete loje. Berolda ka qene ajo me aktivja ne loje. Me pas ata kane folur per diten e sotme dhe rengjet, qe u kane bere djemte vajzave. Nderkohe Matilda ne shtepine e Rremes i reciton poezite e saj Sades. Suada i degjon e paralelisht ben edhe lojera me letra bixhozi. /news24/27.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Friday, 26 December 2008

Kenge te Huazuara: Adrian Gaxha vs Nino d'Angelo

Kjo rubrike nuk synon te prejudikoj se kush nga kush ka huazuar por vetem vie ne pah faktin se dy kenge kane ngjashmeri te spikatur. Vleresimet le te behen nga "ekspertet"! Ju lutem leni komentin tuaj!

Zbuluar nga Albaniac.com

Nino d'Angelo - Mari


Adrian Gaxha - Shqipes

- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Modeli Adrian Kamberi: Pese Oferta Brenda Vitit!

Adrian Kamberi
/photo fadil berisha/

BISEDE ME ADRIAN KAMBERIN
Pejani ne Fashion Albans Models

“Suksesi im me i madh eshte bashkepunimi me fotografet e njohur, Fadil Berisha dhe Nderim Neziri. Jam ne kontakt me agjencine e njohur “Time Models Agency” nga Zvicra, ku ne fund te ketij viti pres qe te jem atje dhe shpresoj te kem sukses ne kete pjesemarrje”, thote Adriani.

Adrian Kamberi eshte pejani qe po arrin suksese ne fushen e modelimit. Kete profesion thote se e nisi shume shpejt dhe brenda nje kohe te shkurter pati shume oferta. “Modelimi e kam dashur gjithnje. Gradualisht fillova te merrem me te dhe perkrahjen me te madhe e kisha nga familja dhe shoqeria, te cilat me shtyne qe te merrem me modelim”, shprehet ai. Sfilatat e pare me te cilen u paraqit Adriani eshte “Best Models of Kosova 2007” dhe pas saj pasuan edhe shume te tjera si “New Fashion Samer 2007”, Miss & Mister Kosova 2007, “New Fashion Samer 2008”, “Fashion Albans Models” dhe pjesemarres ne spote te ndryshme.

Adrian Kamberi
/photo nderim neziri/

BRENDA VITIT, PESE OFERTA PER SFILATE

Per te depertuar deri ketu, Adriani thote se nuk ka pasur veshtiresi. Cdo gje i ka shkuar mire. "Veshtiresi per te depertuar nuk kam pasur, sepse deri me tash aty ku kam konkurruar jam pranuar, pra fjalen e kam per cdo sfilate. Dhe gjithashtu per kete vit kam marre edhe 5 oferta te tjera per sfilata brenda dhe jashte vendit. Atehere lirisht mund te them se nuk kam pasur edhe aq problem deri me tani", shton ai. Me gjithe sukseset qe i ka pasur Adriai, ka pasur edhe nje zhgenjim gjate pjesemarrjes se tij te deritashme. "Ka qene 'Miss dhe Mister Kosova 2007', sic eshte folur edhe aty ndodhi sikur ne disa spektakle te bukurise ne vendin tone, ku padrejtesisht me eshte marre Cmimi i Pare qe me kishte dhene juria. Por, keto jane gjera qe ndodhin ne Kosove dhe tashme jemi 'mesuar' me keto gjera", thote ai. Gjate ketij viti pret te kete nje sukses te mire, me pjesemarrjen e tij ne Zvicer. "Suksesi im me i madh eshte bashkepunimi me fotografet e njohur, Fadil Berisha dhe Nderim Neziri. Jam ne kontakt me agjencine e njohur "Time Models Agency" nga Zvicra, ku ne fund te vitit besoj qe do te jem atje".

Adrian Kamberi

PROFESION JO PROFITABIL

Sipas Adrianit, modelimi ne Kosove nuk ka shume perspektive per shkak te kushteve te veshtira materiale. "Modelimi ne Kosove eshte nje profesion joprofitabil, por i lezetshem. Mjerisht shume njerez merren me kete profesion, edhe pse nuk kane lidhje me te, ashtu sic ndodhin shume gjera ne vendin tone. Keto gjera i kane dhene nje hije shume te keqe ketij profesioni shume te cmuar ne vendet tjera. Prandaj, edhe modelet nuk kane shume perkrahje ne vendin tone".

Adrian Kamberi

I DHENE PAS GAZETARISE

Adriani, jashte modelimit, merret me studime. Eshte ne vitin e 3-te ne Universitetin AAB, dega Komunikim Masiv dhe Gazetari. Gjithashtu merret me projekte te ndryshme. "Momentalisht, jam duke e pergaditur nje projekt qe ka te beje me nje emision televiziv, qe se shpejti pres qe te shfaqet ne njerin nga televizionet tona", shprehet ai. Kohen e lire e kalon duke shetitur me shoqerine. "Jam nje njeri i thjeshte, shume i shoqerueshem dhe gjumash, hahahaha... Kohen e lire mundohem ta shfrytezoj duke mesuar, por nuk le anash shoqerine dhe familjen, te cilet jane nje gje e cmuar per mua", theksoi ai. Adriani ne te ardhmen nuk e sheh veten ne kete profesio, me shume thote se eshte i dhene pas gazetarise gjegjesisht moderimit. "Une studioj gazetarine dhe ne te ardhmen e shoh veten si nje moderator te zotin, po punoi shume ne kete drejtim dhe shpresoi qe do t'ia dale mbane", perfundoi ai./k.bajrami/kosova sot/shtator 2008/
- - - - - - - - - - - - - - - -
Skeda personale e Adrian Kamberit:

Emri - Adrian
Mbiemri - Kamberi
Datelindja - 01.03.1988, 20 vjec
Vendlindja - Peje
Vendbanimi - Prishtine
Shtetësia - Kosovar
Gjatësia - 188 cm
Pesha - 76 kg
Hobi - Sporti
Profesioni - Gazetar dhe Model
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: adriano
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Kejsi Tola Pergjigjet!

"Pyetem" Kejsin se cka mendon per ata te cilet nuk e pelqejne kengen fituese te Festivalit 47 ne RTSH dhe ajo u pergjigj ne kete menyre:

Kejsi Tola
/photo rtsh/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Leonora Jakupi Interviste per "VIP Press"

Leonora Jakupi
/photo public domain/

Politika, shkendija qe s’fiket per Leonoren

Vajza me floke natyrale ngjyre lajthi, tri vitet e fundit ka arritur te ndryshoj look-un e saj, duke preferuar thuajse cdo vit nuanca e me te celura, sikurse qe ka ndryshime te theksuara edhe ne ‘stilin’ e saj dhe ne kenget e saja … Ajo, nuk kenaqet teresisht me pamjen e saj. Kete e pranon edhe vet: “E din si eshte kjo pune, nese je njeri publik nuk guxon te dalesh ne qytet dosido sepse njerezit te njohin, dhe kane deshire te te shohin mire, sidomos femijet.”, thote Leonora duke potencuar se kujdesi per pamjen e jashtme eshte nje lloj respekti per publikun, “Une te dyja pjeseve ju kushtoj rendesi sepse jam njeri publik dhe duke respektuar publikun respektoj edhe veten”.

Ajo u lind me 3 mars 1978 ne Skenderaj, nderkaq, qysh nga paslufta jeton ne lagjen “Dardania’ ne Prishtine, bashke me nenen, dhe vellane e saj. Karriera e Leonores ka filluar ne moshen 15 vjecare, dhe paraqitja e saj e pare ka qene ne festivalin “Zeri i Drenices”, me kengen “Dallendyshe bukuroshe”. Nderkaq, kenga e saj me e dashura per te, mbetet kenga “A vritet pafajesia”, nje kenge te cilen ia dedikoi babait te saj te vrare, qe ishte pjesetar i UCK-se. Ndryshe, kengetarja Jakupi prej 7 vitesh radhazi preferon Durresin, vend ne te cilin ka blere nje shtepize, per te kaluar pushimet, jo vetem ne stinen e veres, por edhe fundjavat e stineve tjera. Nderkaq, Leonora Jakupi, akoma eshte ‘beqareshe’, duke mos ngurruar te tregoje hapur, se “ende jam ne pritje te dashurise”…

Ne femijeri keni qene nje femije i llastuar paksa. Cfare kujtoni nga femijeria?
Shumecka! Kam qene femija me i madh i prinderve te mi dhe te gjitha deshirat m’i kane plotesuar prinderit, sidomos prej babit i cili vazhdimisht me ka marre me vete neper udhetimet e tij, qofte edhe ne ato zyrtare. Kam qene njera nga nxeneset me te mira ne shkolle dhe gjithmone pjesemarrese neper te gjitha aktivitetet. Kam pasur nje femijeri te lumtur, nje familje te shendoshe. Natyrisht, pastaj prej femijerise kujtoj edhe pjeset e keqija gjate periudhes se regjimit serb, natyrisht helmimet e nxenesve, problemet neper shkolla, perndjekjet, pastaj zhvendosja nga objektet shkollore nga Skenderaj ne nje fshat e shume peripeci tjera.

Si rezultat i femijerise suaj te llastuar ta quajme, ju keni nje shenje ne vetullen e djathte. Si ndodhi qe u lendove?
Po (qeshet) e kam bere te dajet, duke luajtur me njefare guri, mire po e mban ne mend (qeshet).

Leonora Jakupi
/photo bashkim hasani/

E permendet me lart qe keni qene gjithmone aktive ne fushen e artit qysh nga femijeria. A do te thote qe si femije ju lindi pasioni per kengen?
Eshte shume e vertete, qysh shume e vogel, ndoshta sa kam filluar te eci me kujtohet qe merrja nje karrige dhe hipja mbi te per t`i emituar kengetaret qe i shihja ne televizion. Kam qene njefare imitatore shume e mire dhe ne pergjithesi e kam dashur fushen e artit. Ne pikture kam qene e jashtezakonshme, mirepo meqenese une kendoja vazhdimisht dhe duke pare talentin tim, prinderit me kane ndihmuar shume qe ta realizoj endrren time.

Kenga eshte art i komunikimit me njerez. Perse e zgjodhet kete lloj arti?
Me qene ne skene, me qene afer njerezve eshte ndjenja me e mire, vetem ai qe e perjeton di te tregoj kete ndjenje. Ka menyra te ndryshme te komunikimit me njerez mirepo, meqe une kam zgjedhe kete fushe, jam shume e lumtur.

Leonora kane kaluar 12 vite qe kur ju kemi pare per here te pare ne festivalin e RTVSH-se, duke shenuar keshtu edhe si fillim i karrieres suaj. Cka konsideroni sukses dhe cka deshtim gjate ketij rrugetimi 12 vjecar ne skenen e muzikes?
Faktikisht ndoshta po aty edhe shenohet fillimi i karrieres sime. Edhe une kam qene shume e vogel, ne ate festival ka qene hera e pare. Ndoshta pse ka qene festivali i vetem ne trojet shqiptare, duke pasur parasysh ne cfare rrethana dhe kushte jetonim ne ate kohe, ka qene mundesia e vetme qe te prezantohem ne ate festival. Kam marre iniciativen natyrisht me perkrahjen e prinderve dhe te miqve te mi, kompozitoreve Alfred Kacinari e shume miqve tjere qe kam pasur ne Shqiperi, ma kane mundesuar qe te marre pjese. Ne ate festival jam shperblyer edhe me cmimin “Debutantja me e mire” dhe ka qene nje eksperience shume e mire. Deshtime nuk kam pasur, sepse ne skene une e kam pasur perkrahjen e publikut dhe gjithmone prezantimet e mia neper koncerte sallat i kam pas plot me njerez dhe kjo vete konsiderohet si sukses. Absolutisht nuk jam imponuar ne publik per vete faktin se une per 12 vite karriere kam nxjerr vetem pese albume.

Leonora Jakupi
/photo bashkim hasani/

Nuk ju shohim shpesh neper Prishtine, a eshte kjo ceshtje kohe apo nuk deshironi te ekspozoheni shume per t`i lene vend suksesit neper televizione?
A din si? Ndoshta edhe nuk kam shume kohe me dale shume shpesh, mirepo une edhe nuk kam deshire te ekspozohem shume dhe njeriu duhet t`i kete ato vendet e tij te caktuara ku preferon te shkoje me shoqeri, ku me miq, ku me bashkepunetore

Veturen e keni nderruar se fundi. Prej nje Wolksvagen ne nje BMW te tipit X3, a eshte kjo pagesa e nje reklame televizive qe e ke realizuar?
Wolksagenin e kam ende. Jo, nuk eshte pagesa e reklames. Faktikisht veturen e re e kam ble ne kohen kur e kam bere marreveshje me kompanine per te cilen e kam bere reklamen. X3-shi eshte njera nga veturat qe m`ka pelqye qysh prej fillimi kur ka dale n`treg.

Leonora Jakupi

Wolksvagenin thate qe nuk e keni hequr, pse kjo afersi kaq e madhe e Leonores me kete veture, a mos eshte ndonje dhurate speciale nga dikush special?
Jo eshte vetura ime e pare qe e kam pase dhe e dua shume. Shtate vite kam qe e voziti dhe s`besoj qe do e shes njehere. Por edhe na duhet ajo veture sepse vellai tash eshte ne studime ne Shqiperi dhe po e shfrytezon ai.

A ju ka ndodhur ndonjehere te refuzosh ndonje kenge per shkak se nuk ju ka pershtatur karakterit tend, apo per shkak te tekstit a kompozimit?
Shume shpesh. Gati gjithmone, une mendoj qe per ta realizuar nje album te mire me tete kenge duhet t`i kthesh ose t`i refuzosh diku rreth 30 ose 50 kenge qe te ofrohen. Pastaj edhe kompozitoret i kane ngaterruar ndoshta pak kengetaret, tregun e ku e di une. Une e kam krijuar emrin vetem me origjinalitet, keshtu qe nuk preferoj te bej dicka qe del jashte natyres time.

Fustanet i keni shume speciale dhe me sa mbaj mend une, asnjehere nuk keni dale ne skene me te njejtin fustan. A eshte kjo shija juaj personale apo eshte dikush tjeter qe qendron prapa kesaj pjese te suksesit tuaj?
Mire e ke. Kryesisht per te gjitha veshjet e mia kam pasur njefare bashkepunimi me mamin, se si do te dal, si do te vishem, cka eshte me interesante e cka jo pastaj veshja duhej t`i pershtatej karakterit tim, kenges gjithsesi. Kohen e fundit nje merite te vecante e ka edhe dizajneri Valdrini, qe m`ka ndihmuar me kreacionet e tij.

Leonora Jakupi
/photo bashkim hasani/

Sa i kushtoni pamjes tuaj ne skene dhe ne jeten e perditshme, a ka dallim Leonora ne jeten e perditshme nga skena?
Ne pergjithesi i kushtoj rendesi pamjes. E din si eshte kjo pune, nese je njeri publik nuk guxon te dalesh ne qytet dosido, sepse njerezit te njohin, dhe kane deshire te te shohin mire, sidomos femijet. Duke respektuar publikun respektoj edhe veten.

Sipas teje a eshte e nevojshme qe nje kengetare te provokoje ne skene, apo nuk mund te kuptohet nje kengetare e pelqyeshme sot pa provokime skenike?
Tash eshte bere njefare trendi me qene me provokuese ne skene, pastaj te besh kenge te huazuara, mos me u lodhe shume duke punuar por t`i marresh te gatshme. Per mendimin tim nuk eshte e nevojshme, eshte e rendesishme te kesh kenge te mira.

Tema e kengeve tuaja gjithmone eshte e perkushtuar tek dashuria. Pse?
Kjo eshte nje pyetje qe edhe une ja kam parashtruar vetes. Ndoshta kishte qene mire qe ne albumin e ardhshem te merrem pak edhe me tema sociale. Kjo ka ndodhe ndoshta edhe pse une kam qene nje kengetare e re dhe kam pasur deshire t`i kendoj gjenerates sime. Une kam pasur edhe kenge me motive patriotike. Keshtu qe ja leme te ardhmes, besoj qe do te merrem me shume me motive sociale.

Neper te gjitha intervistat qe keni dhene deri tash, kur ju kemi pyetur per jeten private apo nje lidhje te mundshme, ju gjithmone keni deklaruar se jeni duke e pritur njeriun tuaj te zemres. A mos po e tremb Leonoren nje lidhje qe do ta conte deri ne martese?
Jo, nuk me tremb kjo. Edhepse njeriu duhet me qene i pergatitur per te hyre ne martese, une konsideroj qe akoma nuk jam e pergatitur, kame disa tjera pune per te bere para se te vije deri tek martesa. Por, assesi nuk me tremb, sepse eshte nje proces qe duhet te vije. Kur vjen nuk e di.

Kur dashuron Leonora?
Familjen time e dua me se shumti ne bote, sidomos mamin. Por ne ate aspektin qe po pyesni ju, kur te dashuroj kam me t`tregu sinqerisht.

Leonora Jakupi
/photo bashkim hasani/

A keni te dashur?
Leonora: Jo.

Kujt i keni thene per here te fundit te dua?
Mbeses sime te vogel qe mezi po pres te vije ne kete bote.

Cfare jeni ne gjendje te beni per dashurine?
Ndoshta shumecka, ndoshta asgje. Varet.

Cila eshte pjesa e trupit te nje mashkulli qe do t`ju kishte pelqyer?
Duart dhe dhembet.

Puthja e pare nese te kujtohet?
Moti, shume moti.

Si mund te fitohet nje mashkull sipas teje Leonora?
Duhesh me qene vetvetja, mos te ikesh nga karakteri yt, te jesh natyrale ne menyren e komunikimit. Nuk ka ndonje filozofi, sepse njerezit mendojne qe duhet te besh kushedi se cka per ta fituar nje mashkull. Gjerat duhet te rrjedhin natyrshem dhe nese vec e gjen nje gjuhe te perbashket, me siguri se do ta fitosh.

Lista e kritereve tuaja per nje mashkull?
Jo, nuk ta tregoj sepse mi vjedh mandej (qeshet).

Po CD-te qe i degjoni me se shpeshti ne makine?
Duhet te mendoj cilat i kam ne makine tash. E di qe i kam dy CD qe nuk i kam hequr me vite nga vetura, eshte Celine Dion dhe Mariah Carey dhe i degjoj vazhdimisht. Perndryshe cd-te e Sabri Fejzullahut, i kam gjithmone ne veture, Sinan Vllasaliun patjeter.

A kendon ne dush?
Rralle shume rralle, sepse kur jam ne dush jam e preokupuar me dicka tjeter (qeshet).

A jeni nga ata persona qe flet vetem njehere, apo mund te negociohet me ju?
Varet per cka. Jam shume e vendosur, i kam kriteret e mia per punen qe bej dhe jam strikte ne ate qe flas. Por edhe mund te negociohet.

Nje deshire e jotja, qofte edhe joreale qe do te doje shume ta realizoje, perpara se te iknin vitet?
Deshirat qe i kam pasur i kam realizuar edhepse njeriu nuk ngopet asnjehere me deshira, gjithmone lind nje deshire e re. Kisha pas deshire me qene me familje, me nje familje te shendoshe, femijet e mi, kjo eshte e tera.

A e shikoni karrieren si nje mundesi te mire per te qene e lumtur apo mendoni se karriera ndonjehere te ben te ndjehesh e vetmuar?
Te jesh person publik natyrisht qe privohesh nga shume gjera, keshtu qe njeriu vet e ben veten te lumtur. Askush nuk ta ofron nje lumturi nese nuk punon per ta arritur. Mirepo njeriu mundet me qene me pak i lumtur, nuk eshte karriera ajo qe te ben te lumtur, jane njerezit, miqte, udhetimet. Karriera edhe te privon nga lumturia shpeshhere.

Nese do te kishit ze dhe nuk do te mund te ishit kengetare, cfare do te ishit?
Do te isha marre prape me art, edhe pse koheve te fundit po me pelqen politika. Thash edhe ne fillim qe kam pikturuar shume mire dhe vazhdoj ende kur gjej kohe te lire. Keshtu qe me siguri do te kisha qene piktore.

... a eshte ky nje sinjal qe ne te ardhmen do t`ju kemi ne politike?
Ndoshta, kur t`i bej edhe do vite, atehere kur zeri fillon te me lej dhe s`mund te jem aktive ne skene.

Leonora Jakupi

A mendoni se muzika eshte nje bazament i mire per nje politikane te ardhshme?
Pse jo, mund te jete. Jane dy fusha krejt ndryshe njera me tjetren. Mendoj qe do ta kisha dhene nje kontribut, sepse jam fytyre publike, i njoh problemet sociale. Te jesh personalitet publik dhe afer me njerezit, e lehteson kete pune.

Cfare ju hidheron Leonora?
Ne kohen qe po jetojme me preokupon ekonomia dhe kisha pasur deshire qe ne te ardhmen, faktikisht gjithmone e kam cekur se gjate karrieres sime do ta formoj nje organizate humanitare e cila do te ishte marre me problemet e njerezve te varfer. Keshtu qe kjo eshte nje enderr qe shpresoj ta realizoj ne te ardhmen.

Nderkohe qe nena juaj i menaxhon parate tuaja, ne nje te ardhme kur do te martoheni a do ta nderroni menaxherin?
Jo, asnjehere jo. E marr mamin me vete me siguri (qeshet). /arbesa hoxha/vip press/telegrafi/26.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Kafazi i Arte 6: Dita 25

KAFAZI I ARTE 6: DITA 25

26-12-2008 11:01
Alegri ne Kafazin e Arte.

Te gjithe kane qene te gezuar kete mengjes. E kane nisur duke kercyer ndersa qeni i Silvanes u ka qendruar gjate gjithe kohes neper kembe. Atmosfera e ndezur i ka ndihmuar banoret qe ta fillojne mire dhe me ritem diten. Thuajse po aq aktiv ka qene edhe mengjesi ne shtepine e Rremes. Vajzat kane bere punet e shtepise nen ritmin e muzikes se vene nga regjia. Bashkejetesa e dy vajzave ka hyre tashme ne nje rrjedhe krejtesisht normale.

26-12-2008 12:20
Matilda rrefen per punen ne televizion

Kafen e mengjesit e kane pire bashke, ndersa Matilda ka nisur t’i rrefeje shoqes se saj, eksperiencat ne televizionin ku ka punuar ne Maqedoni dhe deshiren e pasionin me te cilin e ka bere punen. Suada e ka ndjekur e interesuar. Dreka ka vazhduar e qete. Ne Kafazin e Arte, lojerat me qenin e Silvanes jane momentet e preferuara te banoreve.

26-12-2008 13:15
Ylberi i jepet kercimit

Edhe pse keto dite kane qene aktive per te gjithe ne punet e shtepise, ajo qe e kryeson grupin, eshte Berolda e cila nuk perton asnjehere te merret me to. Muzika eshte nje element i rendesishem per banoret qe kane prej mese tre javesh te ngujuar ne shtepi. Ylberi ka qene partneri i preferuar i vajzave per te kercyer sot. Ne fillim Silvana e me pas Berolda kane kercyer me te perpara pasqyres derisa Ylberi eshte lodhur. Ne shtepi kane zene vend atmosfera, muzika, kercimi nje nder gjerat qe i sjell vertet ne humor banoret. Omeri dhe Geri, jane dhene pas stervitjes tashme te perditshme ne tarrace.

26-12-2008 14:10
Suada urren paragjykimet

Matilda e ka pyetur Suaden se cfare do te bente po te kishte nje post te rendesishem dhe Suada ka thene se gjeja te ciles do t’i jepte me shume prioritet eshte eliminimi i paragjykimeve te cilat ajo i urren. Ne vazhdim, bisedat kane vijuar me pyetje ne forme testi drejtuar njera-tjetres per genjeshtrat me te medha, pengjet, muziken, librat e preferuar, gabimet qe nuk do t’i falnin vetes. Temat e hapura dhe rrefimi i ka rrembyer vajzat qe kane patur shume per te folur.

26-12-2008 15:09
Momente qetesie ne te dy shtepite.

Momente qetesie ne kete ore te drekes ne te dy shtepite. Kafazieret e Kafazit te Arte kane ngrene dreken. Silvana nuk eshte ulur ne tavoline pa ushqyer me pare qenin e saj Dastin, i cili nuk e ka lene te drekoje e qete. Suada dhe Matilda kane ndjekur per nje kohe te gjate kafazieret e tjere nga ekrani e me pas jane marre me trajtimin e temes se dites, asaj te duhanit.

26-12-2008 16:00
Debate konstruktive mes kafaziereve

Sjellja e qenit te Silvanes brenda ne shtepi ka qene nje dhuarte per vajzen nga Tropoja. Ajo ka shijuar momentet e fundit te qendrimit me te ne shtepi. Ditet e fundit banoret iu kane dhene goxha rendesi debateve konstruktive mbi tema te caktuara. I tille ka qene edhe ai i sotmi ne lidhje me ceshtje si puna, pagesa, rebelizmi i shoqerise ndaj fenomeneve te caktuara dhe menya si funksionojne gjerat ne Shqiperi. Ylberi e ka vene theksin ne besimin qe ka se shteti do dhe duhet te beje dicka ndersa femrat e kane kundershtuar. Sipas tyre te gjithe fuksionaret e shtetit e kane mendjen te karrigia dhe perfitimet personale.

26-12-2008 19:03
Surpriza ne Kafaz

Banoret kane lexuar disa rregulla per luften kunder duhanit. Per cudi Geri edhe pse eshte duhan pires ka qene me i vemendshmi, gjate kohes qe Berolda lexonte ato. Nderkohe banoret kane qene te gezuar pasi sot ata jane bere edhe me dyqan. Nje ambient shtese iu eshte shtuar shtepise se tyre dhe ata jane ndjere mire qe pas kaq ditesh kane bere pazar dhe kane zgjedhur gjerat qe duan. Sigurisht pa paguar asnje gje. Gjithashtu banoret jane gezuar pasi Dasti, qeni i Silvanes do te qendroje ne Kafaz deri ne Vitin e Ri. Kjo i ka kenaqur te gjithe, pasi argetohen shume me te.

26-12-2008 19:55
Berolda kuzhinierja e shtepise

Berolda eshte nje kuzhiniere e devotshme. Ajo nuk perton asnjehere per te gatuar. Edhe sot ne mbremje ajo ka pergatitur darken dhe ka bere makarona per kafazieret e tjere. Banoret jane kenaqur dhe e kane falenderuar ate dhe jane ulur per te ngren. Ne tavoline ata kane biseduar me njeri-tjetrin e madje kane folur edhe per Matilden dhe Suaden. Matilda, nderkohe po hekuros rroba ne shtepi.

26-12-2008 21:56
Ritem ne shtepine e Arte

Pasi kane darkuar pese kafazieret tane kane rigjetur ilacin e tyre. Pikerisht muziken. Ajo eshte e vetmja qe i relakson dhe kenaq ata. Omeri me Silvanen jane ata me ta pasionuarit pas ritmeve. Ata kercejne para pasqyres ne kuzhine dhe duket se jane defryer pa mase. E njejta situate eshte edhe ne shtepine e Rremes, ne Kafazin e Ndryshkur, ku Suada dhe Matilda po kercejne.

26-12-2008 22:43
Bllokimi i deres se dhomes se gjumit

Berolda dhe silvana kane qene dy banoret e kafazit te arte te cilat kane menduar nje loje per banoret e tjere duke bllokuar me krevate dhe komodina deren e dhomes se fjetjes. Kete gje banoret e tjere omeri,geri dhe ylberi nuk e kane vene re sepse kane qene duke biseduar ne dhomen e ndenjes.ideja e kesaj loje ka qene e beroldes e cila dhe me aprovimin e silvanes kane filluar nga bllokimi i deres se dhomes se fjetjes.divani i dhomes se gjumit dhe dy krevate kane qene objektet te cilat kane bllokuar hyrjen ne dhomen e fjetjes.pas perfundimit te bisedes te tre djemte jane vendosur tek dhoma e bllokuar por qe nuk e kan hapur dot deren e dhomes se gjumit.lojan vazhdon dhe perfundimi akoma nuk dihet,djemte jane me shpresen se vajzat do ta hapin vete deren. /news24/26.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Thursday, 25 December 2008

Genta Ismajli Interviste per "VIP Press"

Genta Ismajli
/photo public domain/

Me ritmin e Gentes

Genta Ismaili, kengetarja qe step me pamjen atraktive dhe elegancen ne skene.. ... ia doli mbane te arrinte qellimin e saj. Te beje fame si kengetare, por edhe t’u rrembeje cmimet rivaleve te saj...

Ajo i ka marrosur te gjithe me trupin e saj, aq sa ka rreshtuar pas vetes, njeheresh, me dhjetera e mijera adhurues. Duket sikur gjithcka i ka shkrepur si me magji. Nje vajze, pa histori nga pas, shfaqet dhe ben boom menjehere....qe ne shfaqjen e pare, qe ne videoklipin e pare. Dicka me shume per Genten perpiqemi te kuptojme nga intervista ekskluzive per revisten "VIP Press".

Jeni shquar gjithnje si nje vajze e bukur dhe mjaft e suksesshme ne ambiciet tuaja te karrieres. Keni qene e vetedijshme si femije per talentin per muzike?
Mendoj se bukuria e njeriut vjen nga zemra. Eshte pikerisht muzika, jo vetem qe me ka mbetur ne kujtese, por qe kam qene deshire e imja nga femijeria. Por, edhe aktrimi. Shkollen e muzikes e kam regjistruar ne klasen e trete te shkolles fillore ne Gjilan, ne klasen e katert regjistrova edhe korin ne shkollen e muzikes, kemi mbajtur disa koncerte te ndryshme per fesat, per manifestime te ndryshme. Isha ne piano ne shkolle te muzikes. Jam e rritur ne nje mjedis ku mbreteron atmosfere muzikore. Skena eshte mjaft interesante. Krejt jeta ime eshte muzike.

Si e mbani mend femijerine tuaj?
Veten e mbaj mend si nje vajze qe kam argetuar kudo qe kam shkuar. Kam pas deshire qe gjithmone te jem ne qender te vemendjes, tip energjik, pak e lazdruar, por e dashur per gjithkend.

Cila ka qene kengetarja jote e preferuar, te cilen e ke pasur qejf qe e vogel dhe ke dashur qe nje dite te behesh si ajo?
Madonna. Edhe Michael Jacksoni (qesh).

Kane mbetur shume tipare te "Gentes femije" te "Genta e rritur"?
Humori. I kam detyrua njerezit gjithmone te qeshin, kam qene shume energjike. Por, edhe personaliteti im.

Sapo keni publikuar videoklipin “Skllave ti kurre s’do jesh”. Na tregoni dicka rreth punes per te?
Me eshte ofruar nje projekt per luftimin e trafikimit te qenieve njerezore, me ofruan kengen, e degjova, me pelqeu shume dhe nga natyra jam nje tip qe u ndihmoj shume njerezve. Kam shume dhembshuri ne shpirt, ne zemer dhe me pengon shume ajo qe degjoj per vajzat 14-15 vjecare te cilat hyjne rrugeve te keqija sepse nuk kane mundesi te flasin me prinderit ose nuk kane mundesi financiare te bejne dicka tjeter, mendojne qe nuk kane zgjidhje tjeter. Po ashtu, edhe femijet me prekin shume kur i shoh une rrugeve ne oret e vona dhe kerkoje para.

Cfare kengesh te pelqen te degjosh kur je e merzitur?
Kenge te hareshme qe kane per te me disponuar, p.sh. leshoj kenge me surle, dicka qe kercej, qe me ben happy dhe shume shpejt disponohem pastaj.

Cfare marredheniesh ke me kenget e tua? Pasi i realizon i degjon shpesh ato ne shtepi?
Jo, vetem ne fillim kur i marr, kur e realizoi albumin tim, i marr dhe i degjoj. Nganjehere i degjoj me shume frike, sepse i frikohem kritikave te mia qe i bej. Gjithmone punet me vije ashtu qe shume shpejt duhet bere dicka dhe nuk kam kohe ta beje kengen sic duhet, sepse ketu ne Kosove, absolutisht nuk ka rregull dhe kurrgje nuk behet mire sic duhet.

Kur realizon nje kenge cili eshte personi prej te cilit do te degjosh patjeter opinionin e tij?
Se pari prej Alijes, tezes sime, e shikoj mire ne sy, ia verej reagimet e fytyres, konsultohem me nenen time, kritikuesen time me te madhe ne bote, qe vetem kur fitova vendin e pare ne “Kengen magjike” me ka thene “Bravo”. Ndersa deri me sot, ende s’me ka thene qe kam bere dicka.

Keni provuar shume rryma muzikore. Ka ende dicka te re per te eksploruar?
Une, tashti e di kush eshte me te vertete Genta, cka Genta nxjerr prej shpirtit dhe, kam ardhur ne perfundim, qe stili im, eshte muzika shqiptare e perzier hip-hop. Ashtu e kam edhe vallezimin.

Cilat jane pikat qe i bashkon dhe i ndan spektatoret, por qe jetojne ne vende te ndryshme, sipas gjykimit tuaj…?
Pyetje e mire, pak e veshtire... Nuk do te vecoja ndonje vend. Por eshte ndryshe kur paraqitesh ne Kosove dhe Shqiperi, publiku eshte me i gjalle, e bejne vendin me te dashur dhe atmosferen me te kendshme..., ndersa ne Amerike, shqiptaret me shume ngurrojne nga njeri-tjetri, familjet jane me te terhequra. Mirepo, kudo me presin mire, me adhurojne dhe e di se cka duan dhe sidomos kur u japi dicka qe ata s’presin nga une.

Vajzat e spektakleve, kengetare te ndryshme tregojne se kujdesen per linjat e tyre. Ju mbani diete?
Dieta ime eshte kjo: pas ores 17, nuk ha buke.

Sa ndryshon nje veshje e perditshme pune me ate qe krijohet enkas per nje spektakel?
Ndryshon shume. Ne perditshmerine time kam eliminuar takat, gjithmone jam ne patika, trenerka. Edhe kur vishem elegante, dua te jam komfort.

A jeni dakord me shprehjen se veshja, ne nje lloj menyre, tregon edhe personalitetin e nje individi?
Nganjehere po, e nganjehere jo. Shume shpesh cuditem qe kur e shoh nje njeri ne shikim te pare kam krejt nje pershtypje tjeter nga ajo kur ulem dhe bisedoj me te. Si psh . Fadil Berisha.

Genta Ismajli

Aktualisht, a ka ndonje person qe fshihet pas vezullimit te pamjes suaj?
Une jam vetvetja.

Je nje vajze me fat? Te gjitha aspektet e jetes tende shkelqejne. Tek ti cfare nuk ndricon?
Veshtiresia deri te mberrij te fati.

Genta ben pjese ne vajzat qe jane amvise te mira, apo qe e gjen gjithcka gati?
Te dyja.

Pjata e preferuar?
Ushqimi meksikan, as supen nuk e pi pa qene e djeges.

Cili eshte sekreti i lidhjes se frytshme dhe kur keni menduar te vishni fustanin e bardhe?
Fustanin e bardhe e kam menduar ta vesh, atehere kur une ia siguroj edhe jeten femijeve te mi.

Ke frike nga monotonia e nje lidhjeje?
Mendoj qe te gjithe e kane kete frike.

Ne zenkat qe ndodhin mes cifteve, kush mban me shume inat?
Kam pasur shume inat, tash jo.

Me shume jepni apo merrni ne dashuri?
Jap.

Cfare do te doje te kishe ne keto momente, dicka qe te mungon?
Me mungon shume familja qe e kam ne Amerike. /g.kajtazi/vip press/telegrafi/25.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online