All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Monday, 31 December 2012

Mesazh urimet e Rones per Vitin e Ri...

Kengetarja e "Suus"-it, qe coi Shqiperine ne majat e Eurovizionit, Rona Nishliu, ka lene mesazh urimin e saj origjinal te fundvitit, ne facebook-un e saj, ne dy gjuhe, shqip dhe anglisht.

"Te dashur njerez, Ju shkruaj ne oret e fundit te ketij viti qe se shpejti do ta leme pas! 2012 shume i bukur per mua, ne te gjitha rrafshet, ne saje te dashurise e mbeshtetjes qe me keni dhene dhe mundesise qe ma dha Zoti, per te cuar enderren time tutje. Padiskutim, sonte me kujtohen shume momente, te cilat do ti mbaj gjate ne kujtesen time! Me zemer dhe shpirt, falenderoj te gjithe ata te cilet me kane qendruar prane ne ditet plote diell por dhe plot shi. Familjen, juve, miqet, bashkepunetoret, i falenderoj duke ju deshiruar shendet, paqe, harmoni, mirekuptim dhe dashuri, meqe te tjerat, pas te lartepermendurave, mbeten shume lehte te realizueshme! Qofshi te permbushur, mos ndaloni se enderruari dhe besoni ne enderrat tuaja. Per te pastrehet, te uriturit, per te vegjelit pa familje e kulm mbi koke, edhe sonte, si cdo nate tjeter, vazhdoj te lutem, mireqenje o Zot. Le te jemi aty per njeri tjetrin, per me te dashurit dhe ata ne nevoje! Me perulje dhe plot dashni – Rona", eshte mesazhi i kengetares ne rrjetin e saj social.

Nuk ka dyshim, viti 2012 do te mbahet mend nga performanca e shkelqyer e Rones ne Eurovizion dhe suksesi i saj qe beri historine. Tejet e vetedijshme qe iu dha nje mundesi e rralle per te realizuar endrren e saj te Eurovizionit, ajo ka falenderuar Zotin dhe gjithe bashkepunetoret qe punuan se bashku me te, pastaj miqte dhe familjen, ndersa si humaniste qe eshte, nuk i ka harruar urimet edhe per njerezit ne nevoje. /Albavipnews/

Aventurat e Albana Osmanit ne Londer, per fundvit

Moderatorja e njohur e Top Channel-it, Albana Osmani, ka preferuar kete fundvit te kaloj pushimet ne metropolen e ishullit britanik, ne Londer.

Londra eshte destinacion i saj i shpeshte pasi ajo ketu ka familjaret e ngushte. Jo se vetem eshte takuar e c'mallur me nipat e mbesat, motrat e vellezerit, ajo poashtu ka shfrytezuar kete kohe per te vizituar monumente dhe vende me interes duke shetitur neper vetura luksoze, e qe ajo i dokumentoi duke postuar fotot ne rrjetin e saj social.

Patjeter, nuk ka mundur t'i shmanget epsheve femerore te shopping-ut, garderobe e bizhuteri, ndersa ne shporten e saj verejtem mes tjerash edhe nje liber interesant qe ajo kishte blere per ta lexuar, "Why men love bitches", nje guide per femrat si te permiresojne raportin me meshkujt.

Duket sikur Albana eshte goditur nga nje vale dashurie dhe eshte e preokupuar me avancimin e marredhenieve me partnerin mashkull, pasi lexon libra me tematike te tille, duke i shtuar faktin qe me heret kishte futur ne dore edhe librin e famshem erotik "Fifty Shades of Grey" te perkthyer ne shqip nga Manushaqe Bako me titull "Pesedhjete Hijet e Greit".

Diellza Kolgeci, realizon nje kalendar per Vitin e Ri

Vajza e shume profesioneve, Diellza Kolgeci, e cila para pak kohe u shfaq si tullace ne nje sfilate, kete vit ka realizuar nje fotoshoot te vecante per kalendarin 2013 qe do te jete nje dhurate per fansat dhe miqte e saj.

"Kalendari per here te pare eshte bere bardh e zi dhe per kete jam inspiruar nga nje foto e prinderve te mi. Eshte nje kalendar klasik, ku cdo foto ka nje pjese te shkruar qe mbart nje mesazh.", ka thene Diellza per revisten "Paloma".

Diellza ka pak muaj qe ka perfunduar xhirimet e filmit "Dashuria e Bjeshkeve te Nemuna 2", ku ajo luan rolin kryesor, e qe pritet te lancohet ne mars te vitit 2013. Ajo e pelqen aktrimin por nuk mendon se do e preferonte si profesion te pare. Karakterit te saj i pershtatet me se miri profesioni si juriste, qe e ve ne sfide dhe sic thote ajo, gjerat qe e vene ne sfide ajo i ben me se miri.

34 vjecare por ende me nje seksi look "vrastar", Diellza eshte nje menaxhere e perpikte e kohes dhe hapesires ku vepron, por qe nuk ka preferuar te zbuloj asgje ne lidhje me dashurine, pas lidhjes se fundit me nje basketbollist. /Albavipnews/

ALBA FLASH NEWS: 31 Dhjetor 2012

C'ka po shkruhet dhe c'ka po flitet kete jave
  • Rita Ora fiton cmimin "Best Newcomer" ne kuader te cmimeve vjetore "Bizzare Awards" qe ndahen nga tabloidi anglez "The Sun"
  • Ermal Fejzullahu rikthehet me klipin e ri "Digje Sonte" punuar nga produksioni "Focus Production"
  • Blero dhe Adrian Gaxha paralajmerojne nje bashkepunim se bashku
  • Edona Llalloshi ne pergaditje te nje klipi te ri qe do realizohet nga EMF Creative
  • Lori pergenjeshtron lajmin se ka pasur sherr me kengetaren Adelina Tahiri, te cilen ajo e konsideron shoqe te mire.
  • Miriam Cani reagon ndaj kritikave negative te shqiptareve per artistet shqiptare dhe boteror
  • Rita Ora me gjithe familjen ne Dubai per festat e fundvitit. Mesohet se do te performoj ne njeren nga resortet luksoze te Dubait ne naten e Vitit te Ri.

Sunday, 30 December 2012

Revista PALOMA - 29 Dhjetor 2012

Revista PALOMA, 29 Dhjetor 2012
  • Per festa me Olta Gixhari: Une, zoteruesja e "Pemes se arte"
  • Mekatarja Ciljeta
  • Ne pritje te 2013-s me: Monika Stafa, Arjon Muca, Besa Kokedhima, Olti Curri, Monika Lubonja, Simone.
  • Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj: Pretendojme te sjellim Eurovizionin ne Tirane. S'na ka ikur mendja  qe te vjedhim kenge serbe.
  • Arbana Osmani, nje kuzhiniere me pese yje!
  • Diellza Kolgeci: Meshkujt qe me ndjekin jane me te lumturit!
  • Miriam Cani: Shqiptaret jane te mbushur me negativitet, dine vetem te shajne!
  • Emina Cunmulaj kalon Krishtlindjet ne Bahamas
  • Redon Makashi formon grupin me femijet e ushtarakeve
  • Adelina Tahiri per Vit te ri, dhurate nje iPhone 5
  • Tuna, princesha rebele
  • Albana Osmani ne Londer per festat e fundvitit

Top ndarjet dhe lidhjet e 2012-es

Mund të quhet viti 2012 si një prej atyre viteve më të zhurmshëm për sa i përket lidhjeve, por me theks të veçantë ndarjeve në mes çifteve të shou-bizit shqiptar.

Madje flitet që këtë vit femrat kanë qenë ato që ose kanë deklaruar qoftë edhe me një foto, ose kanë ditur të lëvizin më mirë gurët që pavarësisht që nuk jetuan gjatë, ato të paktën mbeten në treg me lajme.

Por të mos harrojmë që disa çifte të reja, apo edhe të para një viti riforcuar lidhjen e tyre duke u kurorëzuar edhe me ndonjë fejesë.

Pas Krenarit, Dafina ik edhe nga Ledri

Mund të quhet çifti jo vetëm më simpatik i vitit, por edhe më i lakuari i vitit, madje ka ende nga ata fansa të tyre që besojnë se ata të dy janë ende bashkë. Lidhja e tyre nuk u shpëtoi dot mediave, e ndërsa ndarja e çiftit të këngëtareve Dafina Zeqiri dhe ish reperit Ledri Vulaj shokoi shumë adhurues, e ndërsa u bë “Top” lajmi rozë.

Por Dafina po në fillim të vitit kishte përjetuar një tjetër ndarje atë me Krenar Çoçaj, ndarje kjo që u hulumtua aq shumë në mediat rozë, saqë iu numëruan edhe valixhet e këngëtares pas braktisjes. Por si duket dashuria për Ledrin nuk zgjati aq sa ishte ajo me Krenarin, ndërsa ende kjo ish lidhje mes reperit dhe këngëtares flitet, ku në këtë rast ishte Dafina ajo që u lakua më shumë.
     

Lori, nuk ka kohe per martese

Është e vështirë ta takosh biondinën e estradës shqiptare që ka shumë vite që është ambientuar shumë në Prishtinë ku ka zgjedhur të jetojë.

Por, në këtë fundviti mes shumë angazhimeve, këngëtarja Lori me shumë kënaqësi ka gjetur kohë që të shijojë një kafe me ne dhe gazetës sonë t’i flasë për çdo që ajo veçon nga ky vit që po ikën, 2012.

Këngëtarja Loreta Kaçka-Lori ka rrëfyer në këtë intervistë për angazhimet e saja të shumta dhe një prurje të madhe të këngëve dhe videoklipeve. Por, a ka Lori ndonjë peng dhe cila është data më e veçantë e 2012-s, apo mos ka pasur ndonjë propozim për martesë? Gjatë leximit të kësaj intervistë do të mësoni më tepër.

“Kosova Sot”: Për Lorin 2012 ishte?
Loreta Kaçka: Ishte viti i mbushur me punë, me suksese dhe me 4 video të reja dhe disa këngë audio për programet festive.

Elvana uron me video dhe poster Vitin e Ri (Video)

Këngëtarja e shumë hiteve shqiptare ka dashur që edhe këtë vit të uroj me një video Vitin e Ri 2013.

Elvana Gjata falenderon në këtë video të gjithë fansat e saj, por ju kujton se në sheshin kryesor të Tiranës ajo ka vendosur një poster gjigand ku janë fotot e të gjithëve atyre që e duan atë, një pjesë e mirë e fansave të saj.

Në fund këngëtarja ka dhënë një urim duke folur në emrin e një Shqipërie të madhe./Albavipnews/

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Elvana wishes with video and poster New Year

Albanian singer of hits wanted to wish this year with a video of the New Year 2013. Elvana Gjata thanks to this video to all her fans, but reminds you that in the main square of Tirana, it has set up a giant poster where are the pictures of all those who love him, a good portion of her fans. In the end the singer has given a wish by speaking in the name of a greater Albania. / Albavipnews /

Saturday, 29 December 2012

Revista PANORAMA PLUS - 29 Dhjetor 2012

Revista PANORAMA PLUS, 29 Dhjetor 2012
  • Anjeza Shahini, lidhje dyvjecare me diplomatin anglez. Ne Festival me kengen "Love", sepse dashuria eshte premtim!
  • Nata e Vitit te Ri: Kengetaret qe do te paguhen nga 2 deri ne 7 mije euro
  • Politikane, gazetare e artiste festojne ne darken madheshtore te "IHB Group"
  • Ligerti, informaticieni me te cilin Ermela tradhtoi Jotin. Kush eshte Ligerti, djali qe i ka rrembyer zemren Ermeles. Emrela "block" Ervinit, edhe pse s'jane bashke xhelozohet kur e sheh me femra. Joti: Emrela me tradhtoi, kusheriri me njoftoi me SMS ndersa puthej me Ligertin
  • Kryeministri Berisha: Zgjohem me "Gangnam Style" dhe qetesohem me Rona Nishliun
  • Shkendija, Bleona dhe Genta e BB, 3 femrat qe gjate 2012-s i nxoren ne shesh te gjitha
  • Pas dy deshtimeve ne martese, Kastro Zizo behet doktor ndjenjash
  • Berisha takon djemte e "2XL": Do vij ne 2013!

Revista BLUETOOTH - 29 Dhjetor 2012

Revista BLUETOOTH, 29 Dhjetor 2012
  • Ne shtepine e Amarda Toskes per festa: "Dhurata ime per Ermalin"
  • Dafina Zeqiri, mbreteresha e "showbiz"-it: Me Ledrin mbetem shoke, aktualisht jam singell. 2012-ta nje vit i komplikuar per mua!
  • Ledina Celo hap dyert dhe rrefen: ne 2013-ten, nje moter per Erlisin
  • Viti i arte i Rudina Xhunges. Propozimet per emrin e vajzes, nga shkrimtaret me te famshem ne bote
  • Sali Berisha pranon oferten e "2XL"
  • 1 vit me "Bluetooth". Historite roze qe shenuan 2012-en
  • Renato Mekolli, kuzhinieri i famshem shqiptar ne Greqi vjen me dy receta interesante 
  • Rrefehen fituesit e festivalit, te cilet tregojne te verteten mbi akuzat per plagjiature, parashikimet per Eurovizionin dhe emocionet e bukura qe kane perjetuar keto dite. Bledar Sejko: Une kopjac? Jam frymezuar nga kenga e Vace Zeles! Adrian Lulgjuraj: Jemi pretendente ne "Eurosong"!

Friday, 28 December 2012

60 sekonda me Gilin [VIDEO]

Kengetarja 46 vjecare, shume e dashur e skenes, Fevzije Berani e njohur me mire me emrin e saj artistik Gili, ka ndertuar nje karriere te bujshme muzikore per me shume se dy dekada dhe mbahet gjithmone ne mend per paraqitjet e saja elegante dhe pa zhveshje skenike. Ne nje interviste te shkurter prej 60 sekondash, Gili ka rrefyer per "Prive" disa gjera interesante nga jeta e saj.

Mbrapa saj qendron nje familje e lumtur, burri dhe dy djemte, qe ajo i konsideron gjejen me te rendesishme ne jeten e saj, nga e cila nuk do hiqte dore kurre. Eshte tejet nostalgjike per koherat kur i kishte djemte ende te vegjel ndersa shpesh e merr malli per pushimet e perbashketa qe kaluan.

Sinani ne shtepine e "Big Brother Australia"

Pasi u ribashkuan, cifti Sinan Hoxha dhe Seldi Qalliu, publikuan hitin e tyre te radhes "Karajfili i vogel" dhe sikur qe benin dikur, po ecin tani nga koncerti ne koncert dhe nga shteti ne shtet, duke cmend fansat qe i kishte marre malli t'i shohin serish se bashku.

Momentalisht, duket se cifti ka shkuar ne "muajin e mjaltit" dhe po kalojne kohen me te bukur te mundshme ne kontinentin e larget te Australise.

Jo se vetem po argetojne bashkeatdhetaret tane atje per festat e fundvitit, por ata dhe vete jane duke u argetuar ne maksimum, neper plazhe, parqe te endrrave dhe klube te nates.

Ndersa, Sinani nuk leshoi kete mundesi, te vizitoj shtepine e famshme te "Big Brother Australia" dhe duke qene krenar per kete fakt, ai postoi edhe nje foto per ta vertetuar lajmin. Fatkeqesisht, shtepia per momentin eshte e zbrazet pasi edicioni i fundit ka mbaruar ne nentor se perndryshe do ishin kenaqur banoret me nje spektakel tallava te Sinanit. /Albavipnews/

Miriam Cani, kunder komenteve per artistet

 “E njëjta gjë po bëhet madje edhe me artisten shqiptare, Rita Ora. I njëjti fenomen ndodhi me Rona Nishliun. Të njëjtën gjë po bëjnë me këngën fituese të festivalit.

Fryma negative përcillet vetëm nga bashkatdhetarët. Lexon komente në të gjitha gjuhët e botës që përkrahin shqiptarët të sapopërmendur dhe lexon fyerje ndaj tyre në gjuhën tënde!

Turp! Kur nuk e duam veten, mos të presim respektin dhe dashurinë nga të huajt!...!”, ka shkruar Miriam Cani në profilin e saj, mes tjerash, në ‘Facebook’. Vajza, e cila njihet për qetësinë e saj dhe jeton jashtë skandaleve, nuk ka dashur të heshtë kur ka lexuar shumë komente të fansave duke ofenduar dhe artistët.M. GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Miriam Cani, against comments for artists

Rovena Stefa, gati per “Mallin 2”

Super kënga shumë e komentuar e këngëtares Rovena Stefa, “Malli”, sidomos për videon e saj, e cila vazhdon të jetë videoja më e klikuar në kanalin ‘Youtube’, flitet se do të ketë versionin 2.

Madje, ne mësojmë se Rovena tashmë e ka nisur punën për këtë projekt dhe është bashkuar edhe me një produksion muzikor në Prishtinë, Urban Beats ku aty do ta realizojë idenë e ‘Mallit 2”, ndërsa do të nisë të kompozojë edhe këngë për artistë të tjerë, dhe jo vetëm por edhe video së bashku.

“Malli 2” do të jetë këngë më ritmike se para dhe njëkohësisht videoja më ‘hot’.
M. GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Rovena Stefa, ready to "Malli 2"

Super song commenting on the singer Rovena Stefa, "goods", especially for its video, which continues to be a video of clicking on channel 'Youtube', talk there will be version 2.

Arentina, modelja e lumtur dhe e plotesuar

 E bukur, seksi dhe joshëse. Në plan të parë kur e takon të duket si një aktore hollivudi e huaj, por më pas kur të flet shqip e kupton që është kjo modelja e njohur nga Tirana, Arentina Shakulli të cilët e takuam në “Kreatori i Vitit” organizuar nga Gecjan Fashion Group, ku ajo ishte në sfilatë si modele.

Por vajza e bukur jeton rrugëve të modës jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë, por në shumë vende ku punon në këtë profesion që e bën të jetë shumë e lumtur dhe e plotësuar, ndërsa ka shumë ftesa nëpër pasarela të ndryshme si ato vendore dhe të huaja.

Ajo është vajza e parë shqiptare e cila këtë vit që po lëm pas ka përfaqësuar Shqipërinë në “Miss Fashion tv”.

Megjithëse ka 10 vite që merret me modelizëm ajo synon gjithmonë e më lart për të qenë aty ku sfilojnë top modelet botërore, ndërsa me fizikun dhe simpatinë e saj e peshkuar edhe nga përfaqësuesit e botës së modës, Arentinën shumë shpejt do të shohin në ndonjë kompeticion të madh të botës së modës.M.GJ.- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Arentina model happy and fulfilled

Fadil Berisha ne "ndjekje" te Rita Ores ne Dubai

Nuk e dime nese Fadili ka shkuar enkas per kete pune, por eshte bere e ditur se do te takohet me Rita Oren ne Dubai. E dime se gjate qendrimit te Rites ne New York, nuk u realizua asnje fotoshoot ne studion e tij.

Ne te vertete, Rita Ora ndoshta eshte e vetmja VIP deri me tani qe nuk ka pasur nje fotoshoot me fotografin e njohur shqiptar dhe ndoshta kjo eshte nje arsye me teper qe ka shtyer Fadilin te marre kete iniciative per nje sesion te mundshem fotografik ne kete vend ekzotik.

Fadili jo se vetem eshte nje fotograf profesionist i dalluar ne SHBA, por ai eshte edhe nje personalitet me influence, duke patur shume miq te hollivudit dhe showbiz-it amerikan dhe i cili ndjek me perkushtim klauzen kombetare kudo qe shkon. Ne nentor na befasoi kur beri miqte e tij te hollivudit, aktoret Stephen Baldwin dhe Joan Collins ne nje video publike ne Youtube, te urojne 100 vjetorin e Pavaresise se Shqiperise. /Albavipnews/
-

Thursday, 27 December 2012

Rita dhe rendesia e familjes se saj

“Me dashurinë e familjes, asgjë s’ka më kuptim se kështu”, kështu këngëtarja më e mirë në Britani,  shqiptarja Rita Ora, kishte shkruar në ‘Twitter’.

Ndërsa ky shkrim ishte përbri një fotoje, ku duket këngëtarja e famshme më e lumtur se kurrë me familjen e saj.

Flitet se Rita ka qenë në plazhet e Dubait, ku e ka kaluar festën e Krishtlindjes, dhe përveç fotove të saj me bikini, ka postuar edhe foto siç po e shihni me familjen e saj. Bravo Rita, e para familja, e më pas karriera! M.GJ.

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Rita and the importance of her family

"The love of family, nothing has more sense than this", so the best singer in Britain, Albanians Rita Ora, had written in 'Twitter'. While this paper was next to a photo, where famous singer seems happier than ever with her family.

Rosela, edhe e pesta e saj pa fat

Ka shkelur për të pestën herë me radhë në festivalin e madh në RTVSH, por edhe këtë herë nuk e kapi dot çmimin e parë.

E kemi fjalën për këngëtaren shkodrane, Rosela Gjylbegu, që këtë herë kishte ardhur në festivalin e 51-të me këngën me titull  “Dëshirë”, një baladë e bukur për dashurinë, por si duket e humbi këtë dëshirë për të fituar vendin e parë e për të përfaqësuar Shqipërinë në ‘Eurosong’.

Megjithëse në pesë herë konkurrim për çmimin e madh, Rosela e ka prekur një herë ‘Eurosongun’, atëherë kur shoqëronte si bek-vokal kolegen e saj Anjeza Shahinin. M.GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Rosela - her fifth with no luck

Stepped for the fifth time in a row at the festival large in RTVSH, but this time not captured first prize. The we refer to shkodrane singer, Rosela Gjylbegu, which this time came in the 51st festival with the song titled "Desire", a beautiful ballad about love, but apparently lost that desire to win first place to represent Albania in the 'Eurovision'.

Although five times compete for the grand prize, Rosela touched once 'Eurosongut' when accompanying bek her colleague vocals Anjeza Şahin. M.Gj.

Rajmond Prenaj, kengetari me i kerkuar ne Diaspore

Ai është prind i mirë, por edhe një këngëtar i suksesshëm, i cili ka një zë të vecantë.

E kemi fjalën për këngëtarin Rajmond Prenaj, të cilin e duan të gjithë organizatorët që ta kenë nëpër mbrëmjet e tyre, sidomos në këtë fund vit.

Rajmondi do të jetë më 28 dhjetor në një koncert në disko “Blu M” në Zvicër, ndërsa në natën e fundit të vitit duke kënduar e duke pritur Vitin e Ri në një koncert familjar në Zvicër, ku edhe këngëtari jeton.

Por ka menduar që dy ditët e para të vitit t’ia dedikojë edhe familjes së tij e ti kalojë me ta, për të nisur më pas me të tjera aktivite, koncerte dhe dasma të shumta, i cilësuar si një prej këngëtarëve më të kërkuar të gëzimeve dhe koncerteve të mbajtura në Diasporë.

Moderatoret qe gatuajne

Lum kush i merr apo kush i ka, pasi për njërën e dimë që ka vite që bashkëjeton.

Dy prezantueset  e njohura të Top Medias, Arbana Osmani dhe Albana Osmani, nuk dinë vetëm të flasin bukur dhe të tregohen punëtore në profesionin që bëjnë, por dinë dhe të gatuajnë mirë.

Ne i kemi vënë përballë në këtë rubrikë, por dimë që Albana kohë më parë kishte postuar këtë foto, ku ajo sapo kishte gatuar një byrek me djathë, e ndërsa tjetra si duket në këto festa të fundvitit ka qenë duke bërë brumë, ndoshta për ndonjë ëmbëlsirë të Krishtlindjes.

Por, ne urojmë që prezantuesja e ‘Big Brother’ të mos na gatuajë edhe kjo byrek, se duket sikur po  i bën konkurrencë prezantueses tjetër, Albanës. M.GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Moderators cook

Sinan Vllasaliu, albumi "Tatuazh" falas ne Youtube

Njeri nder kengetaret me te paguar shqiptare neper koncerte, Sinan Vllasaliu, eshte i vetedijshem qe nuk ka dhe shume fitime nga shitja e CD-ve ne treg dhe ka vendosuar qe albumin e tij te fundit, ta hedh te plote dhe falas per fansat ne kanalin e tij zyrtar ne Youtube.

Ndoshta edhe e kuptueshme kur dihet se fitimin me te madh kengetari e ka nga kendimi live qe ben, e qe thuhet se paguhet deri 5000 euro per nje nate.

Behet fjale per albumin e tij te nente me radhe me titull "Tatuazh".

Albumi perbehet nga 8 tituj duke perfshire edhe kengen "Uragan", nje bashkepunim me kengetaren e mirenjohur kosovare, Leonora Jakupi, me tekst te shkruar nga Avni Qahili dhe muzike te kompozuar nga Gabro. /Albavipnews/

Sinan Vllasaliu ft.Leonora Jakupi - "Uragan"


Nora, ne krahet e nje tjetri?

Mund te jene vargje nga kenga e saj me e re, por fjalet qe Nora ka postuar ne facebook-un e saj, i kane hap rruge spekulimeve per nje luhatje te qendrimit te saj ndaj lidhjes me Robertin. Ndoshta edhe jo pa arsye, pasi lajmi per shtyrje te marteses eshte ende i fresket.

"Te tjere na duan.. te tjere do duam.. me te tjere perfundojme!", ka qene statusi i fundit i Nora Istrefit ne Facebook.

Dhe ne kete situate me se miri u gjind parukieri i saj, Kaci i cili u be destinacion i Nores gjate mbremjeve te festave, sic shihet edhe ne foto. Ndersa, fansat me te pare foton kane komentuar verzionin e statusit te Nores si: "Mamaja dhe familja me duan, Robertin e dua por me Kacin perfundova!"

E dime se Kaci dhe Nora jane miqe, sikur Dafina dhe Ledri dikur, apo jo! Natyrisht, keto jane vetem fjale, dhe urojme qe Nora te perfundoj ne fund me ate qe e do me se shumti. /Albavipnews/

Wednesday, 26 December 2012

Çiljeta ben ekon per ta pare djalin

“Çuni im edhe në bark dhe me dorë te bilja…, o sa kam qeshur, pasi sapo bëra ekon”.

Kështu kishte shënuar këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila është shtatzënë në muajin e fundit dhe pret në fillim të muajit të bëhet nënë e një djali.

Këngëtarja vetëm pak ditë më parë ka pranuar që të pozojë gati nudo, duke u mbuluar me disa trëndafila të kuq, dhe me barkun jashtë për një ballinë reviste të njohur në Tiranë.

Këngëtarja është shumë e lumtur dhe po kalon një shtatzëni shumë të mirë dhe nuk rri dot pa komentuar ndonjë moment të sajin në rrjetin social ‘facebook’. M. GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Çiljeta makes EKON to first son

"My Guy in the stomach and hand Bilje ..., O how I laugh, because once made ​​Econ". So it scored singer Çiljeta Xhilaga, who is pregnant in the last month and expects in early to become the mother of a son.

Rikthehet simpatikja e muzikes, Orinda Huta

E kemi parë vetëm në spote publicitare, duke reklamuar edhe kompaninë mediatike ku ajo punon, por sikur ia kemi harruar zërin e ëmbël kur këndon.

Është fjala për këngëtaren, Orinda Huta, e cila mësojmë se ka premtuar se do t’i rikthehet muzikës dhe jo vetëm kaq.

Shumë shpejt bukuroshen Huta do ta shohim, jo vetëm në programe televizive duke moderuar, por edhe nëpër festivale. Por, se në cilin festival ajo nuk ka theksuar, por siç ka treguar këngëtarja ka ardhur koha që t’i rikthehet muzikës. M. GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Restored charming music, Orinda Huta

We have seen only on TV spots, advertising media company where she works, but if it is have your sweet voice when singing. It comes to the singer, Orinda Huta, which we know has promised to return to music and not only that.

Very soon the beautiful Huta we shall see, not only in moderate TV programs, but also through festivals. But in what festival it said, but it has demonstrated the singer's time to return to music. M. GJ.

Lori: Adelinen e kam shoqe te mire!

Javen qe shkoi mediat shqiptare kane shkruar per, si thuhet, nje sherr qe ndodhi mes kengetareve, Loreta Kacka dhe Adelina Tahiri, gjate xhirimeve festive ne televizionin Alsat.

Publiku nuk eshte me i habitur per grindjet dhe rivalitetin qe ndodh ne estraden tone, pasi te tilla ka mjaft, por ky rast u shenua si nje dyshe e re e acaruar.

Por, Lori menjehere eshte prononcuar per media dhe i ka quajtur keto shkrime, thjeshte trillime dhe eshte ndjer jo mire per kete gje:

“Jam ndier shume keq kur kam kuptuar se ka dale nje lajm i rrejshem per mua dhe Adelinen. Ky eshte nje spekulim qe ka dale nga persona te pandergjegjshem. Une kam reaguar edhe tek televizioni ‘Alsat’, mirepo as ata nuk kishin njohuri nga eshte bere ky spekulim. Dhe ne fund kam kuptuar se kjo eshte vetem nje trillim. Une Adelinen e kam shoqe te mire dhe asnjehere nuk do te isha fjalosur me te e lere me te konfrontohem fizikisht. Kjo nuk do te ndodhte kurre”, ka thene ajo per “Zeri”. /Albavipnews/

Tuesday, 25 December 2012

Valdrini, cilen kam veshur me bukur?

Dihet tashmë se cili është stilisti i preferuar i dy vajzave tona të estradës kosovare, Leonora Jakupi dhe Nora Istrefi.

Është Valdrin Sahiti, i cili, përveçse i ka bërë një kombinim edhe vetës me tigër, duket sikur po na pyet neve, se kë ka veshur më bukur mes dy këngëtarëve.

Megjithëse vetë stilisti është kthyer më tepër nga ana e Norës, ai duket i lumtur mes dy femrave seksi me të cilat punon./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Valdrini, which I wore beautiful?

What is already known favorite fashion designer of our two girls Kosovar entertainment Leonora and Nora Istrefi. Is Valdrin Sahiti who, but has become a combination itself with tiger seems to ask us, about who is wearing the most beautiful between the two singers.

Although fashion designer is turning itself more by Nora, he seems happy sex between two women that works. / Albavipnews /

Alberie Hadërgjonaj dhe pema e Krishtlindjeve

Këngëtarja, e cila ka premtuar se do të jetë në “Top Fest” me një këngë të krijuar nga Flori Mumajesi, thuhet se është gati për festat e fundvitit.

Madje, edhe kur i referohet dekorimeve në shtëpinë së saj, ku shihet se Albërie Hadërgjonaj ende e do atë foton e bukur afër pemës së Krishtlindjeve, madje ka edhe shije në rregullim së saj.

Nuk dihet se çfarë dhuratash ka përgatitur ajo për vajzat e saj të rritura dhe bashkëshortin, apo ato dhe bashkëshorti për të. M. GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Alberie Hadergjonaj and Christmas tree

The singer, who has promised to be in "Top Fest" with a song created by gold Mumajesi, said he is ready for the holidays.

Even when referring to the decorations in her home, where it can be seen that Oda Hadergjonaj still loves her beautiful picture near the Christmas tree, even has the taste in its arrangement. I do not know what gift she prepared for her husband and grown daughters, or they and their spouse. M. GJ.

Blerim Destani, trendi ne daten e “kiametit”


Duket mjaft bukur i veshur dhe me stil, aktori i njohur shqiptar, Blerim Destani. Thuhet se ai ka blerë një vilë në Dubai, ndërsa këtë foto që shihni e kishte postuar në rrjetet sociale, me mbishkrimin “Ja shpëtuam nga 21 dhjetori”.

Por aktori i filmit ‘Kometa” ka marrë shumë komente pozitive nga të dyja gjinitë për veshjen e tij në këtë foto që ka publikuar. Veçse të blesh vilë në Dubai, e të mos vishesh bukur, kjo nuk duhet të ndodhë kurrë. M. GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -

[[ translation by google:

Blerim Destani, the trend at the end of "Resurrection"

Looks nicely dressed and stylish, famous Albanian actor, Blerim Destani. Said that he has bought a villa in Dubai, while the picture you see was posted on social networks, with the inscription, "Here saved by 21 December."

But film actor 'Comet "has received many positive comments from both sexes for his attire in this picture published. But buying villa in Dubai, not beautiful dress, this should not happen. M. GJ.

Nora fotografohet nga i dashuri

Këngëtarja, e cila këto ditë të fundit të vitit ka sjellë një këngë mjaft të bukur me titull “Ne të dy”, Nora Istrefi mësojmë se do të jetë shumë e angazhuar në programet festive.

Por, nuk është se kur ajo vishet me një veshje interesante,  bën një foto në pasqyrë. Për të realizuar  foto dhe për të vërtetuar se duket bukur, për këtë e ndihmon edhe i dashuri i saj Robert Berisha, pasi vetë pasqyra e ka treguar paska duke ia realizuar këtë foto këngëtares. Bravo çiftit edhe në këtë rast. M.GJ
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Nora photographed by boyfriend

The singer, who these days of the end of the year has brought a very beautiful song titled "We two," Nora Istrefi learn to be more engaged in festive programs.

But is not that when she wears an outfit interesting, makes a picture in the mirror. To realize the picture and to prove that looks nice, for helping her boyfriend Robert Berisha, as the mirror showed him realize this picture somewhat singer. Bravo couple in this case. M.GJ

Rita Ora, per Krishlindje ne plazhet e Dubait

Rita i ka ikur furtunave dimerore dhe per Kershendella eshte gjindur ne plazhet e nxehta te Palmes ne Dubai, duke treguar linjat e saja seksi. Shpesh eshte komentuar si nje vajze qe di si ta kaloj kohen bukur, dhe fotot qe ajo ka postuar ne rrjetin e saj social, deshmojne se kane plotesisht te drejte.

"Duke gjuajtur gjeldetin...", ka satirizuar Rita ne njeren foto ku ajo shihet duke lundruar me kajak. Por, si duket "gjeli i detit" ishte shume i shkathet dhe rrotulloi lundren me gjithe pasagjeret ne te.

Ne te vertete, sipas agjendes se kengetares, Rita Ora ka per te performuar ne naten e Viti te Ri ne resortin "Atlantis" te Dubait, se bashku me Paul van Dyk, Roger Sanchez dhe Elli Goulding. Performanca e Rita Ores do te jete ne kuader te festivalit tradicional "Sandance" i njohur si nje nga "beach party"-t me te mire ne bote me nje shou spektakular qe zgjate plot 12 ore duke filluar nga ora 15:00 e deri me 03:00 pas mesnate.

Ndersa, Rita ka treguar se kjo nuk eshte hera e pare e saj ne Dubai, pasi ajo poashtu kaloi nje nga natet me argetuese ndonjehere te Vitit te Ri ne kete qytet te endrrave, kater vite me pare ne vitin 2010. /Albavipnews/

Digje kete fundvit me Ermal Fejzullahun (Video)

“Digje sonte” kështu quhet kënga ritmike e këngëtarit më “in” të 2012-ës Ermal Fejzullahu.


Kënga ka ardhur në natën e Krishtlindjeve me një super ritëm dhe një klip shumë të bukur, ndërsa ka fituar menjëherë klikimet e shumta.

Kjo është dhurata për festat e fundvitit nga këngëtari Ermal Fejzullahu, e ndërsa juve ju mbetet ta shijoni në maksimum këtë këngë të bukur, e ndërsa të mos digjeni./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Burn this season with Ermal Fejzullahu

"Burn Tonight" so called singer's rhythmic song "in" 2012 Ermal Fejzullahu. The song came on Christmas night with a super pace and a very nice clip, and has won multiple clicks immediately.

Ciljeta gati si Demi Moore para dy dekadave

Pozimi totalisht nudo, si shtatzene, i artistes se hollivudit, Demi Moore, para 22 vjet me pare per revisten "Vanity Fair", konsiderohet si nje nder pozimet me te famshme per kopertina qe atehere shkaktoi zhurme te madhe ne media. Ky pozim shtatzene eshte kopjuar me vone nga shume yje boterore si Mariah Carey, Britney Spears, Jessica Simpson, Christina Aguilera etj.

Ciljeta, e cila eshte ne muajin e fundit te shtatzenise, ka pozuar nudo per revisten "Anabel" duke bere nje hap te guximshem sikur Demi Moore para me shume se dy dekadave. Por, jo krejtesisht si aktorja hollivudiane, pasi Ciljeta ka tjeter pozim dhe ka mbuluar pjeset intime me karajfile te kuq, derisa Demi i mbulon ato ne menyre krejtesisht natyrale me gjymtyre. Por, nuk ka dyshim, Ciljeta lulezon ne kete foto dhe sic e cileson revista, duket te jete shtatzenia me seksi qe kemi pare.

Megjithese, kemi shijuar edhe me heret foto te vipave shqiptare shtatzene qe zbuluan barkun per kopertina, disa edhe gjysem nudo, si Aurela Gace, Ingrid Gjoni, Elsa Lila, Jonida Maliqi, duhet thene se Ciljeta ka realizuar verzionin me te guximshem dhe me te bukur deri tani, dalgadal duke thyer cdo tabu vendor.

Ciljeta ka bere te ditur qysh para lindjes, se djalin do ta pagezoj me emrin Fernando, ndersa planifikon ceremonine e marteses me Tomason kur bebi te behet 1 vjec. /Albavipnews/

Monday, 24 December 2012

ALBA FLASH NEWS: 24 Dhjetor 2012

C'ka po shkruhet dhe c'ka po flitet kete jave:
  • Alban Skenderaj dhe Alketa Vejsiu acarohen ne "X Factor" ne naten e pare live.
  • Adelina Emini lancon klipin e shumepritur "Ne Pervjetor" te punuar nga produksioni "Entermedia"
  • Aferdita Paqarada lancon linjen "Aphrodite Couture" me sfilaten atraktive te miss-eve tullace
  • Nora Istrefin lancon baladen "Ne te 2" qe do te prezantohet gjate programeve festive te fundvitit.
  • Mihrije Braha per "Prive": "Nuk kam pasur asnje cik nderhyrjeje ne trupin tim", por ka thene se nuk perjashton nje gje te tille ne te ardhmen
  • Ripertrihen thashethemet per nje lidhje dashurie mes Dafina Zeqirit dhe Albin Gashit ne Amerike.

Sunday, 23 December 2012

Edhe Floriani i vogel e ka nje vajze me te kuqe [VIDEO]

Floriani te cilit i thone "i vogel" ndoshta edhe eshte dhe do jete i tille per nje kohe, por qysh tani, si nje "Bieber" shqiptar, po cmend vajzat kudo qe shfaqet. Por, vete ai, ka zbuluar se ka ne mendje nje vajze te vecante te ciles ai i kendon.

Derisa te gjithe flisnin per kengen "Ngjyra e Kuqe" qe Adriani ia kishte dedikuar Luana Vjollces, atekohe nuk na shkonte mendja se edhe Floriani i vogel, ka nje vajze te ciles ai ia kishte dedikuar kete kenge.

Dhe vajza qe ka rrembyer zemren e Florianit te vogel, eshte kengetarja e re dhe e embel Enca Haxhia, e cila poashtu eshte nje vajze qe pelqen ngjyren e kuqe, madje shpesh duke i lyer edhe floket me kete ngjyre.

Mc Kresha me shume projekte te reja

Mc Kresha, emri i vertete i te cilit eshte Kreshnik Fazliu, eshte nder reperet me te mire shqiptar i cili thote se nuk ka zgjedhur hip-hopin, por eshte rritur si i tille. Eshte perfolur shume per lidhjen e tij me Rozana Radin, por kjo lidhje nuk e beri ate me te famshem se sa qe ishte, sic mendohet ndonjehere, dhe fakti qe vazhdimisht vjen me projekte te reja dhe eshte i pelqyeri i fansave, tregon ate me se miri.

Pak kohe me pare publikoi albumin e tij te trete "Air Force" me gjithsejt 14 kenge qe eshte pritur shume mire nga fansat. Klipi "Cok Gyzel", pjese e ketij albumi, per nje kohe te shkurter ka kaluar nje milion klikime ne Youtube.

Dhe tani ai vjen serish me nje uragan projektesh, sic tregon ne nje interviste per media:

"Projektet e reja jane disa ne fakt, keshtu shume shpejt do te dale videoklipi "Fuckem", videoklipi "Fejkera" dhe "Scrim". Nderkaq kam edhe disa projekte te tjera por qe per momentin nuk dua qe te them me shume, sepse do te doja qe t'i lija si surprize per fansat e mi.", eshte shprehur reperi per te perditshmen "Koha Jone". /Albavipnews/

Edhe kenga fituese e Festivalit e vjedhur?

Nuk kaloi shume kohe pas shpalljes se fituesit te Festivalit te 51-te ne RTSH dhe akuzat per vjedhje sapo jane hedhur.

Sic ben te ditur Telegrafi, fqinjet serbe kane lancuar lajmin ne rrjetet e tyre sociale se kenga fituese e Shqiperise eshte vjedhur nga nje kenge serbe.

Behet fjale per kengetarin serb Bajaga dhe kengen e titulluar "Plavi Safir" te lancuar ne vitin 1988.

Nje skandal sapo kaluam, me skualifikimin e kenges se Ani Cuedarit per plagjiature. A do te ballafaqohemi edhe me nje skandal tjeter me te madh?

Kenget kane ngjashmeri dhe natyrisht duhet pritur fjalen e fundit nga ekspertet muzikor, por ne nderkohe mund te gjykoni vete duke i krahasuar kenget me poshte. /Albavipnews/

p.s. Ne nderkohe ka reaguar edhe kompozitori Bledar Sejko i cili thote se kenga e tij mbeshtetet ne folklorin burimor shqiptar dhe mund te krahasohet me mire me tri notat intro te kenges "Kur bie fyelli e ciftelia" te Vace Zeles. Ne kete respekt, i bie qe kengetari serb ka kopjuar nga folkori shqiptar!





Revista PALOMA - 22 Dhjetor 2012

Revista PALOMA, 22 Dhjetor 2012
  • E bukura e ka emrin Marina Vjollca
  • Iva Tico dhe Alketa Vjesiu, debat te ashper ne publik. Iva: Alketa ka shume fjale dhe aspak brendi! Alketa: Iva eshte nje gazetare mediokre
  • Floriani i vogel i dashuruar ne Encen: "Ia kam kushtuar asaj kengen 'Ngjyra e Kuqe'"
  • Personazhet e (zh)veshur me keq per 2012-n!
  • Ardian Bujupi: Thashethemet per fitoren e festivalit po me penalizojne!
  • Mariza Ikonomi: Kam jetuar dashuri te dhimbshme!
  • Kenan Imirzalioglu: Virgjeria te nje femer eshte shume e rendesishme!
  • Ermal Mamaqi: 2013-a me muzike dhe pa aktrim!
  • Nora Istrefi ofendon Rita Oren: Rita, je qesharake!
  • Granit Xhaka: "Te gjitha parate qe fitoj ua dorezoj prinderve! Mund te blija nje Ferrari dhe te beja shpenzime ekstravagante, por s'bej asnjeren nga keto!"
  • Meshkujt dhe femrat me seksi shqiptare te 2012-s

Festivali RTSH: Renditja e plote! [VIDEO]

Tashme lajmi kryesor eshte bere i ditur, Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko me kengen e tyre "Identitet", jane fitues te Festivalit te 51-te ne RTSH dhe do te perfaqesojne Shqiperine ne garen e Eurovisionit ne Malmo te Suedise. Ishte pikerisht fituesja e edicionit te kaluar, Rona Nishliu, qe prezantoi trofeun per fituesit e sivjetshem.

Adriani dhe Bledari ngadhenjyen ne nje lufte te afert me kengetaren Anjeza Shahini e cila perfundoi ne vendin e dyte dhe nuk arriti te realizoi endrren e saj te perfaqesoi per here te dyte Shqiperine, sic kishte bere me sukses ne vitin 2004, qe ishte njeherit viti debutues i Shqiperise ne Eurosong. Vendin e trete e fitoi kengetarja e re nga Kukesi, Hersi Matmuja me kengen "Kush ta dha kete emer", e cila, per ndryshim, vitin e kaluar nuk mori asnje pike me kengen e saj "Aty ku me le".

Saturday, 22 December 2012

Duffy, nje look perfekt qe nuk zgjati shume...

Para pak ditesh, doli nje foto ku kengetarja Dafina Zeqiri u shfaq me nje look te ri (shih majtas), me floket e shkurtera por voluminoze dhe me balluke te bukura. Ky prezantim i saj zgjoi interesim te madh nga fansat madje edhe nga mediat, duke e lavderuar qe me ne fund ajo e gjeti imazhin perfekt te saj.

Por, cka ndodh me pas! Duffy ose kishte eksperimentuar, si beri kohe me pare, me paruke te ndryshme, domethene, nuk ishin te verteta ose nuk degjoi fare komplimentet dhe shkoi dhe rroi floket ne verzionin mashkull, sic duket tani (shih djathtas).

Gezimi i fansave zgjati shume shkurt dhe si duket Duffy nuk eshte me vetem ne kerkim te mashkullit te saj ideal, por edhe ne kerkim te look-ut perfekt te saj. /Albavipnews/

Flaka Krelani, nje puthje per fat nga mamaja

Kengetarja Flaka Krelani eshte rikthyer fuqishem ne Festivalin e RTSH sivjet me nje balade me titull "Tek ti ne shpirt" te kompozuar nga Endri Sina.

Dhe, ja ketu ne prapa skene, ajo ka zene ne foto me iPhon-in e saj, nje moment simpatik, gjersa mamaja e saj po i jepte nje puthje shpirtit te saj te vogel, per nje paraqitje sa me te mire ne konkurrim.

Ne keto momente, konkurruesit jane ende ne gare dhe nuk dime nese puthja e mamase do i sjell fat kengetares por shpresojme te pakten qe kenga te pelqehet nga fansat. /Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Flame Krelani, a kiss for luck from mother

Flame Krelani singer has returned strongly ART Festival this year with a saga entitled "To be in the soul" composed by Endri Sina. And, behold, here on behind the scenes, it has occupied in picture-in iphon her a charming moment, while her mother is giving a kiss her little soul, for a presentation as the best in the competition. In these moments, the contestants are still in the race and did not know if the mother's kiss will bring luck singer but hope at least that song is liked by fans. / Albavipnews / ]]

Shqiptari i suksesshem, por i harruar

Kohë më parë kemi folur për personazhin Claydee, i cili është shqiptar dhe emri i tij i vërtetë është Klajdi Lupa. Është edhe këngëtar, por që pak i harruar nga mediat shqiptare.

Mësojmë se në shtetin e Greqisë, Klajdi me këngën “Mamacita Bueno”, për vitit 2012, është më i klikuari, ose i dytë pas klipt “Gangnam Style”, ndërsa i ka mbi 16 milionë klikime, gjithmonë sipas kanalit ‘Youtube’.

Besoj se gëzohemi për këtë sukses të një tjetër shqiptari në tregun e huaj, për 2012-ën, pas suksesit të fenomenit Rita Ora.M.GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Albanian successful but forgotten

Ani Cuedari perjashtohet nga Festivali per plagjiature [VIDEO]

Nje skandal qe nuk mbahet mend te kete ndodhur ne Festivalin e Kenges, po ndodh sivjet ne edicionin e 51-te pas zbulimit se kenga finaliste "Me ler nje enderr" e interpretuar nga Ani Cuedari eshte e kopjuar nga kengetarja koreane J Min dhe kenga "Stand Up".

Fillimisht eshte shkruar se kenga eshte kompozuar nga Arion Muka por me vone eshte konfirmuar se ne te vertete eshte nje kenge e kompozuar apo me mire e kopjuar nga Endri Tola, transmeton noa.

Kengetarja Ani Cuedari ka shkelqyer me performancen e saj ne festival, por ky skandal do te njollos karrieren e saj te re, pasi emri i saj do te futet ne regjistrin e plagjiaturave, megjithese fajin me te madh ketu e ka vet kompozitori.

Sipas vendimit te jurise, qe perjashtoi kengen, ne finale sonte shkojne vetem 17 kenge, pra nuk do te kete zevendesime. /Albavipnews/

Shikoni dy verzionet me poshte:



- - - - - - - - - - - - - - - -

Diana Avdiu: “E meritoja te jem ne Top 5”

E bukur si Ketrin Zeta Xhons. Kështu i thanë organizatorët e këtij eventi. Është kjo kosovarja Diana Avdiu, më fotogjenikja e Universit, e cila në Las Vegas, në “Miss Universe”, do të mbahet mend deri tani si femra e parë shqiptare që fitoi një çmim prestigjioz.

Ende pa u zgjuar nga ëndrra e bukur që u bë realitet për vajzën 19-vjeçare, ajo rrëfen direkt nga Amerika në një intervistë ekskluzive për gazetën “Kosova Sot” momentet e bukura dhe emocionin e një garë të madhe bukurie, si dhe tregon miqësinë e ngushtë vetëm me përfaqësuesen e Shqipërisë, dhe se për të nuk ishte më e bukura ‘Miss Amerika’ për t’u shpallur “Miss Universe”.

“Kosova Sot”: Urime për çmimin. A jeni e kënaqur që keni hyrë në ‘Top 15”?
Diana Avdiu:  Faleminderit shumë. Me çmimin jam shumë e kënaqur, me Top 15 jo. Kam merituar  të jem  në “Top 5”

“Kosova Sot”: Po të duket ende si ëndërr, apo tashmë po e beson se është e vërtetë se je femra më fotogjenike e botës?
 Diana Avdiu:  E vërtetë.

Revista PANORAMA PLUS - 22 Dhjetor 2012

Revista PANORAMA PLUS, 22 Dhjetor 2012
  • Aurela Gace zbulon intimitetet: "Skerdin e putha vete e para". "Me parat e Arjan Canit do bej gjoksin"
  • Franceska dhe Ermali: Ja dilemat e rikthimit se bashku! Ermali: Per momentin afrimitet shoqeror, rikthimin le t'ia leme kohes!
  • Ardian Bujupi: Ata qe po me lakojne si fitues, po me prishin shume pune!
  • Rezarta perfundimisht e pafajshme, mbyllet ceshtja me Rozana Radin
  • Miss Kosova, Diana Avdiu, fiton "Miss Fotozhenia" dhe kontrate me "Trump Model Management"
  • "Fucking Bitch" i Fjolla Morines ndez debatin e fansave
  • Kryeministri Berisha pritet t'i nderroj vitet ne "Apartamentin 2XL"
  • Sot finalja e Festivalit: Surprizat e veshjeve dhe performancave. Edhe Rosela, Vesa e Flaka pretendente per trofeun
  • Misset sakrifikojne floket per te dhene nje mesazh senzibilizues. Missi i pare i Kosoves, Aferdita Paqarada, e diagnostikuar dikur me kancer, organizon sfilaten e vecante.

Revista BLUETOOTH - 22 Dhjetor 2012

Revista BLUETOOTH, 22 Dhjetor 2012
  • Miss-et tullace kunder kancerit: Armina Mevlani, Suada Sherifi, Diellza Kolgeci, Agnesa Vuthaj, Aurela Hoxha
  • Floriana Garo, jashte "Akademise se Shkencave" ishte zevendesuese. Ish miss-i "humbet" postin si drejtoreshe e marredhenieve me jashte. 
  • Aurela Gace: Hapa club ne Tirane, per te qene me prane Grace! Batuta me Canin: Nese vjen cdo jave ne lokalin tim, do bej gjoksin silikon me leket tua!
  • Orinda Huta: 2013 me kthen ne skene!
  • Enkel Demi: "Ndalon" Mesilen te shkoje ne darke e deputeteve
  • Rudina Xhunga, pozon me mbesen ne muajin e tete
  • Amnistia, Gjykata e Apelit fal Rezarta Shkurten
  • Ermal Mamaqi: Do shkeputem nga aktrimi
  • Plas sherri mes Lorit dhe Adelina Tahirit, ne xhirimet e "Alsat TV" ne Shkup
  • Artistet humane: Ardit Gjebrea, Juliana Pasha, Kejsi Tola, Olta Boka

Festivali RTSH: Finalistet!

Festivali i Kenges ne RTSH, ne edicionin e tij te 51-te eshte tani ne fazen e fundit te perzgjedhjes. Ne dy netet qe kaluan, kemi pasur rastin te degjojme gjithsejt 26 kenge te intrepretuara nga kengetare te njohur dhe te rinj.

Juria tashme ka perzgjedhur nga 9 kenge nga te dyja netet dhe do te jene gjithsejt 18 kenge qe do te marrin pjese ne naten finale qe mbahet sonte me 22 Dhjetor.

Sipas sondazheve deri tani kenga e Ardian Bujupit "I c'mendur pas teje" eshte njera nga me te preferuarat, por duhet te presim sonte te shohim se si do te paraqiten kengetaret ne paraqitjen e tyre te dyte. Me pastaj juria do te jap fjalen e fundit duke shpallur fituesin e edicionit te sivjetshem qe do te perfaqesoj Shqiperine ne Eurosong.

Friday, 21 December 2012

Enca, me nje kenge festive [AUDIO]

Ne nje atmosfere festive te fundvitit, kengetarja e embel Enca Haxhia ka zgjedhur te riperpunoj nje hit te vjeter te kengetares Mariah Carey me titull "All I want for Christmas is You" qe daton nga viti 1994.

Enca, para se te fillonte karrieren e saj te mirefillte si kengetare, ka qene shume e njohur me kenget "cover" qe i kendonte ne Youtube, por kesaj radhe ajo vjen me profesionalisht, me nje "remake" te aranzhuar ne studion e Florent Boshnjakut.

Kengetarja se fundmi eshte paraqitur me nje look te vecante, duke ngjyer gjysmen e flokeve me te kuqe, nje pershtatje interesante e ngjyrave festive.

Ndersa, ka bere te ditur ne rrjetin e saj social, se eshte duke bere incizimet per kengen e radhes ne studion e djemve te popullarizuar, Zzap & Chriss. /Albavipnews/



Mes Fjolles dhe Rozanes, shkendija seksuale

Kengetarja Fjolla Morina para pak ditesh ka publikuar videon e saj "FB" qe eshte komentuar ne media si nje kenge me tekst provokues ndersa dhe vet videoja permban skena me joshje seksuale.

Por, kjo nuk eshte e vetmja joshje seksuale qe lidhe emrin e kesaj kengetareje. Nje terheqje tjeter seksuale mes saj dhe kengetares nga Shqiperia, Rozana Radi, eshte perfolur keto dite, pas nje interviste te Fjolles ne mediat shqiptare.

"Jemi shoqe te mira. Kuptohemi shume me njera-tjeren. I jemi besnike njera-tjetres. Ka dicka elektrizuese dhe kimike qe na terheq ne te dyjave, mbase edhe ndonje shkendije seksuale...", ka pohuar Fjolla per revisten "Paloma".

Natyrisht, duhet te degjojme se cka thote vete Rozana per kete gje, per te mesuar se per cka eshte fjala dhe nese kjo joshje eshte reciproke apo e njeanshme. /Albavipnews/

Lumi B behet baba

Anetari i rep grupit KAOS, kengetari Lum Berisha i njohur me emrin artistik "Lumi B", eshte bere sot baba, raporton indeksonline.

Lumi B ka pak kohe qe eshte martuar me Miranda Mehmetin, dhe mu ne diten "21.12" kur bota po priste fundin e saj, vjen ne jete nje bebi djale bukurosh, per te treguar se jeta megjithate vazhdon.

Per shtatzenine e Mirandes ishte bere e ditur me heret, pasi vet ajo ka paralajmeruar kete ngjarje nepermjet rrjetit instagram, ndersa vet kengetari kohe me pare kishte te veshur nje fanelle me mbishkrimin "Dad to be, loading...".

Ndersa, mesohet se qysh para lindjes, shoqeria kishte pergaditur per bebin nje pseudonim te vecante artistik "trashulluqi junior". /Albavipnews/

Thursday, 20 December 2012

Aferdita xhelozon Dianen?


Ish-mis Kosova 2011, e cila vitin e kaluar mori pjesë në garën e më të bukurës në ‘Miss Univers’, si duket ka qenë e vëmendshme mbrëmë për të ndjekur këtë spektakël, ku Diana Avdiu, përfaqësuesja e Kosovës, hyri në 15-të vajzat më të bukura nga 89 pjesëmarrëse dhe fitoi edhe çmimin ‘Miss Fotogjenia Univers”.

Por, në rrjetin e saj social, siç e shihni, Afërdita kishte shkruar se Diana është e bukur, por spektakli i “Miss Univers 2011”, ku ajo mori pjesë, ka qenë më i bukur.

Mos vallë këtu Afërdita ka dashur të thotë se ajo ka qenë më e bukur? Kujtojmë që edhe Afërdita u kualifikua në top 16, por pa asnjë çmim.

Ndërsa, nga vajzat e bukura shqiptare suksesin më të madh e ka kapur Marigona Dragusha, në vitin 2009, duke qenë përcjellësja e dytë e Misit, ndërsa Zana Krasniqi, në 2008 dhe Anxhela Martini në 2009 kanë hyrë në top 10. M. GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -

[[ translation by google:

Aferdita xhelozon Diana?

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online