All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 27 December 2014

Fidan Gashi, shqiptari që ‘djeg’ vajzat VIP në evropë

Ai jo vetëm është një nga shqiptarët më të njohur në Gjermani, por edhe djaloshi që po thyen zemrat e vajzave VIP të njohura në Evropë.

E kemi fjalën për modelin dhe djaloshin me shumë stil Fidan Gashi, i cili është me origjinë nga Kosova por jeton në Gjermani ka bërë për vetë shumë femra të njohura, emrat e të cilave nuk ka dëshirë ti përmende, por mes tyre top modelen ruse Katerina V..

Djaloshi që ka oferta për të qenë pjesëmarrës në eventet më të mëdha të botës së modës kudo në evropë, njëkohësisht ka oferta edhe nga vajzat e njohura të botës së spektaklit i cili si duket po i ‘djeg’ një e nga një ato, pasi ne mësojmë se vdesin për shqiptarin.

Në 2015 shqiptari shumë i kërkuar do të jetë në disa evente shumë të mëdha të botës së modës, duke u prezantuar me një tjetër pseudonim në këto spekatkle ashtu sic atij i pëlqen. Ndryshe modeli i famshëm është duke menaxhuar dyqanet më luksoze në Barcelonë./Maksim Gjokaj/

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Fidan Gashi, an Albanian who 'burn' VIP girls in Europe

He not only is one of the most famous Albanians in Germany, but the boy who is breaking the hearts of girls VIP popular in Europe. We mean the model and the boy with more style Fidan Gashi, who is originally from Kosovo but living in Germany has made itself known many women, whose names are not willing to remembrance, but among their top Russian model Katerina V .. the boy who offers to participate in larger events in the world of fashion everywhere in Europe, also has offers from popular girls show world who apparently is 'burn' one by one they after we learn that the Albanian die.

In 2015 Albanian highly sought will be some very large events to the world of fashion, being presented with another nickname in these spekatkle as he likes. Unlike famous model is managing luxury stores in Munich and Barcelona. / Maxim Gjokaj /

Tuesday, 23 December 2014

E suksesshme dhe e bukur si Xhesika Ndoj

Një artiste e re por që po arrin vetëm sukses, ajo sapo ka triumfuar në Festivalin ‘Shkodra Fest’ duke rrëmbyer kështu me këngën e saj të bukur dhe me plot ritëm cmimin e madh.

E kemi fjalën për këngëtaren mjaft simpatike dhe me zë të vecantë Xhesika Ndoj, e cila me origjinë është nga Puka por jeton në Tiranë. Xhesika merr thuajse cdo kohë komplimente edhe për dukjen e saj, madje nuk është nevoja të mendosh dy herë sapo ta shohësh, sharmi i saj tregon se padiskutim është një nga këngëtaret e reja më seksi shqiptare.

Kur ne e pyesim për momentin se si është ndjerë kur fitoi cmimin e parë në ‘Shkodra Fest’ dhe se cilët e mbështetën më shumë, ajo ka këtë përgjigje : ‘Po cmimin e madh në ‘Shkodra Fest’ e fitova falë publikut, i cili më ka mbështetur dhe jam shumë e lumtur për këtë.

Në natën finale kisha shumë fansa dhe për këtë dua të falenderoj nga zemra për gjithcka që kanë bërë për mua dhe që më mbështesin kudo. Nuk dua të harroj edhe mbështetjen e madhe që kam nga familja ime, që më përkrahu shumë gjatë cdo momenti ndërsa mora pjesë në këtë event’.

Këngëtarja e bukur na tregon se për këngën ‘Preke’ nuk ka plan për ti realizuar ndonjë klip, pasi projekte të reja do të ketë, dhe do t’i realizojë edhe ndonjë klip të këngëve të reja që do t’i sjellë në treg.

Po ku ka menduar, dhe ku do të jetë Xhesika për festat e fundvitit? Ajo na tregon kështu : ‘Festat e fundvitit do të jem në disa koncerte, pak në mbrëmje por edhe pak do të kaloj me familjen time’.

Vajza e skenës shqiptare e cila ka rënë në sy gjatë festivalit qoftë për koreografinë e bukur, edhe për veshjen e saj plot stil e për këtë falenderon shumë stilisten e saj Lindita, ndërsa ashtu sic po shihni ajo është e fiksuar shumë pas fotografive, e në të vërtetë edhe aparati e don shumë atë, ku ka sjellë pak javë më parë edhe një set fotografik të realizuar mjaft bukur nga fotografi Gerti Ibro.

E në fund bukuroshja Xhesika ka këtë mesazh për artistet e bukura : ‘Që të jesh e dashur për të gjithë publikun, nuk mjafton të jesh vetëm e bukur’, e ndërsa për të gjithë ju lexues që do të donin ta keni mikeshë ose ta ndiqni këngëtaren simpatike atëherë atë mund të gjeni edhe në adresën e saj si artiste me emrin Xhesika Ndoj./Maksim Gjokaj/

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Successful and beautiful as Jessica Ndoj

Motrat Duhani sukses në ‘Shkodra Fest’ (Video)

Ti shohësh është vështirë ti dallosh se cila është njëra apo tjetra, pasi janë si dy pika ujë, e jo vetëm por mjaft simpatike. Po flasim për këngëraret dhe binjaket nga Kosova motrat Duhani.

Njëra quhet Margita dhe tjetra Margarita, dhe sapo kanë rrëmbyer cmimin ‘Best Interpret’ në edicionin e parë të Festivalit ‘Shkodra Fest’ që u mbajt në Teatrin ‘Migjeni’ në Shkodër në një organizim shumë madhështor. Vajzat për këtë cmim janë ndjerë shumë mirë dhe mjat të vlerësuara, ndërsa statuja i është dhuruar atyre nga Artisti i madh i humorit shqiptar Zef Deda.

Artistët e reja që kur ishin të vogla e kanë dashur muzikën, duke kënduar në shkollën fillore e më pas në shkollën e mesme talenti i tyre bie në sy më shumë. Binjaket e ëmbla janë nga Klina por jetojnë në Prishtinë dhe nga nisja e tyre duke kënduar në Shtëpinë e Kulturës ‘Jehona e Dukagjinit’ në Klinë, konkurojnë për herë të parë në një festival në Shqipëri dhe kthehen fituese.

Kënga mban titullin ‘Sonte’ por mësojmë se motrat Duhani nuk do ti realizojnë ndonjë videoklip, pasi tashmë kjo këngë ka një cmim, për ndonjë video pritet të realizohet këngës së re që do të vijë. Ato vashkëpunojnë me kompozitorë të ndryshëm si: Naim Krasniqi, Fatos Canolli, Granit Gashin, Driton Sopën dhe të tjerë, por duken sikur janë në një zë, pasi kombinohen si mos më mirë me njëra-tjerën.

Nuk na tregojnë se me kë do të donin të kishin një bashkëpunim tjetër, pasi një tashmë e kanë bëhet fjalë për këngën që kishte shumë sukses ‘Si bombon’ me Jetonin e Vogël, por një tjetër mund të vijë e kjo mund të jetë një suprizë e bukur për fansat e tyre.

Një mbyllje e bukur e këtij viti për motrat Duhani dhe urojmë që edhe vitin 2015 që vjen të kenë vetëm suksese dhe të na sjellin vetëm hite./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Duhani sisters succeeded in 'Shkodra Fest'

Adrian Gaxha dhe Floriani 100 përqind në Amerikë

Ashtu sic ishte reklamuar edhe më parë dyshja e suksesshme e muzikës shqiptare Adrian Gaxha dhe Floriani do të udhëtojnë drejt Amerikës për të kënduar në festën e Krishtlindjeve.

Një lajm që ishte 100 përqind i sajuar se sikur Adrijani dhe Floriani nuk do të mund të ishin aty, e ka hedhur poshtë edhe vetë organizatori i ‘Albis Party’ z. Naser Nika, madje duke treguar edhe vizat që u janë bërë artistëve për këtë mbrëmje të madhe.

Kështu që të gjithë fansat e tyre që ndodhën në Amerikë mund ti drejtohen kësaj mbrëmje për tu argëtuar jo vetëm me ata por edhe me artisten Adelina Ismajli dhe reperin e njohur G4SHI./Maksim Gjokaj/

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Adrian Gaxha and Floriani 100 percent in America

As was previously advertised successful duo Adrian Gaxha Albanian music and Florian will travel to America to sing Christmas holiday. A story that was 100 percent of the fabled that if Adrijani and Florian could not be there, also rejected the organizer of 'Albis Party' Mr. Naser Nika, even showing the visas that were done to the artists for this great evening.

So all their fans that occurred in America can turn this evening to entertain not only those but also with singer Adelina Ismaili and rapper known G4SHI. / Maxim Gjokaj /

Thursday, 18 December 2014

Liridon Ukaj, i palodhur për të argëtuar shqiptarët në Gjermani

Një person që punon shumë për të argëtuar shqiptarët në Diasporë duke sjellë për ta artistët më të mirë, por edhe vetë ai është me shpirt artist.

Djaloshi që po flasim e njohin të gjithë me emrin Liridon Peja, megjithëse mbiemri i tij është Ukaj , dhe është me origjinë nga Peja e bukur por që jeton në Stuttgart të Gjermanisë ku edhe ka lindur, por pa harruar që është shqiptar 100 përqind dhe krenohet me këtë.

Liridoni është edhe zyrtar në Postën gjermane, por nuk harron që shpesh herë të organizojë mbrëmje të bukura për të kënaqur shqiptarët dhe për tju sjellë atyre orë të tëra muzikë dhe arëgëtim kur sallat ku ai organizon janë gjithmonë të mbushura plot e përplot.

Ai ka shumë miqësi me artistë por vecon shumë miqësinë e mirë dhe bashkëpunimin që ka me këngëtarët Bajram Gigolli dhe Teuta Selimi.

Liridoni ka 4 vite që merret me organizime, ndërsa miqtë e tij dhe bashkëatdhetarët atje ku ai jeton mezi presin që djaloshi nga Peja të organizojë një mbrëmje pasi janë të sigurt se do ti presë argëtimi i mirë.

Mes punës dhe angazhimeve të shumta ai nuk harron që të paktën 4 herë në vit të vizitojë Kosovën dhe Shqipërinë me shumë dashuri./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Liridon Ukaj, tireless to entertain Albanians in Germany

Tuesday, 2 December 2014

Edita Gashi, synon sukses në tregun muzikor

Një tjetër artiste e re do të vijë në tregun muzikor shqiptër me një zë të ëmbël, madje ajo e ka gati këngën e saj të parë që do ta prezantojë në xhirimet e Vitit të Ri në shumë produksione.

Fjala është për këngëtaren simpatike Edita Gashi, ku në fakt kështu do të prezantohet me këtë emër në muzikë, por emri i saj i vërtetë është Ditare.

Ajo ka nisur të bashkëpunojë më producentin Andin Randobrava dhe shumë shpejt do të sjellë edhe klipin e këngës me titull ‘Nuk dua’, pasi të prezantohet në xhirimet e fundvitit.

Këngëtarja nga Peja i pëlqen shumë bashkëpunimet ku pse jo në të ardhmen mund të ketë ndonjë duet me artistë të ndryshëm, sidomos do të donte me të madhin Sabri Fejzullahu.

Artistja e re ka një përkrahje shumë të madhe nga familja, ndërsa i pëlqen të këndojë edhe nëpër dasma, por e nis muzikën për të plotësuar një ëndërr të saj të cilën e ka shumë pasion, pavarësisht se ka vite që merren me një tjetër profesion atë të një parukiereje të zonjë.

Monday, 1 December 2014

Këngëtari deçanas nga Gjermania Labinot Hasanramaj vjen fuqishëm me ‘Eja ti’

E ka nisur si hobi muzikën ashtu sic ndodh zakonisht, por tashmë e ka një profesion të dashur, ndërsa sapo ka sjellë një këngë të bukur e mjaft ritmike vetëm pak ditë më parë në tregun muzikor shqiptar dhe që e cila po pritet shumë mirë.

E kemi fjalën për këngëtarin nga fshati Strells i komunës së Decanit, Labinot Hasanramaj, artisti që ka vite që jeton në Gjermani dhe që merret që nga fëmijëria e tij me muzikë me një traditë plot art në familje. Labinoti apo Labi sic e thërrasin të gjithë ndjehet mirë për klipin se si po pëlqehet dhe kënga që po dëgjohet shumë duke marrë kompliemnte nga fansa por edhe miqtë e tij.

Kënga mban titullin ‘Eja ti’ dhe është punuar me muzikë dhe tekst nga kompozitori Andin Randobrava dhe punuar me një video shumë interesante nga ‘Video Art’ dhe vetëm për pak ditë falë zërit dhe interpretimit të artistit është kthyer në një hit.

Labinoti i cili thotë se për të nuk ka muzikë të keqe dhe i pëlqen të gjitha zhanret por më shumë muzika popollore dhe ajo hip-hop, e gjejmë shpesh nëpër dasma pasi është shumë i kërkuar edhe ne gëzimet familjare, por ka ftesa edhe nëpër koncerte të shumta ku ka shqiptarë në të gjithë evropën.

Saturday, 29 November 2014

Erion Ajro mirëpritet bukur në Shkodër

Ka qenë një super organizim për fëmijë, mbajtur në Teatrin ‘Migjeni’ në Shkodër spektakli ‘Miss dhe Mister Vogëlushi’ organizuar nga ‘Shkodra Next’.

Përvec fëmijëve më simpatikë të Shkodrës që garonin ka pasur të ftuar edhe artistë të vegjël, mes tyre i ftuar special ka qenë edhe këngëtari nga Prishtina , Erion Ajro ku është pritur mjaft mirë nga shumë spektaktorë që kishin mbushur teatrin, madje në këngën e dytë ‘Nëna’ i ka emocionuar të gjithë.

Erioni vazhdon të shkëlqejë kudo në cdo skenë ndërsa është thuajse i vetmi artist për fëmijë që është i ftuar në shumë produksione muzikore në xhirimet e Vitit të Ri’./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Erion Ajro nice welcome in Shkodra

There was a super organization for children, held in the Theatre 'Migjeni' in Shkodra show 'Miss and Mister boy' organized by 'Shkodra Next'.

Besides the most charming children running Shkodra had also invited young artists, among them special guest was the singer from Pristina, Erion Ajro which is well received by many spektaktorë that had filled the theater, even in the second song 'Mother 'has excited everyone. Erion continues to shine everywhere in every scene and is almost the only artist is inviting children in many musical productions filming New Year './ Maxim Gjokaj /

Wednesday, 19 November 2014

Meti Berbatovci, skena ‘hot’ në klipin e ri

Do të jetë një nga projektet e tij më të reja por jo vetëm, edhe më interesante e ndoshta më ndryshe dhe më shumë guxim se asnjeherë tjetër edhe kur flitet për klipin.

E kemi fjalën për këngëtarin Meti Berbatovci, ku mësojmë se ai sapo ka përfunduar xhirimet e këngës më të re me titull ‘Love’, e skena dashuria dhe shumë të nxehta do të përmbajë edhe klipi i kësaj këngë realizuar me tekst dhe muzikë nga Driton Sopa dhe Gëzim Lazri dhe video realizuar nga produksioni ‘On Media’.

Djaloshi i cili jeton në Zvicër ka ardhur për disa ditë në Kosovë për të realizuar këtë video që pritet të dalë së shpejti me të drejtë nga kompania më e madhe në Youtube nga ‘Arkiva Shqip’.

Nëse deri më dje jemi mësuar ta dëgjojmë dhe ta shohim në klipet e para të Metit, sic ishte edhe ai i fundit ‘Dashurinë mund ta paguja’, këte herë në videon ‘Love’, ai do të vijë krejt ndryshe, ndërsa dimrin me këtë këngë ritmike dhe të nxehtë artisti do ta ngrohë mjaft.

Disa nga fotot e publikuara nga ky klip në rrjetin e tij social kanë ngjallur te fansat e tij shumë kureshtje dhe mezi po e presin këtë këngë./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Berbatovci Matthey, scene 'hot' in new clip

Tuesday, 18 November 2014

Po vjen në Shkodër ‘Miss&Mister Vogëlushi 2014’

Një tjetër event mjaft i bukur që do të mbahet për herë të parë nga agjensia e suksesshme ‘Shkodra Next Topmodel & Fotomodel’ do të vijë më 25 nëntor në Shkodër.

Do të quhet ‘Miss&Mister Vogëlushi 2014’, një super spektakël që po përgaditet të vijë, ku shumë fëmijë të ëmbël dhe simpatikë do të konkurojnë, ndërsa ky event do të nisë në orën 19: 30 në ‘Teatrin Migjeni’ në Shkodër.

Të ftuar specialë nën drejtimin e producentes Shpresa Drasati Tafili do t’ju presë në evenimetin më të bukur që keni parë për fëmijë ndonjëherë,  në ‘Miss&Mister Vogëlushi 2014’./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Coming in Shkodra "Miss & Mister boy in 2014 '

Another very nice event to be held for the first time the successful agency 'Shkodra Next Topmodel & fotomodel' will come on November 25 in Shkodra.

Will be called 'Miss & Mister boy in 2014', a super spekatkël who are prepared to come, where very sweet and charming children will compete, and this event will start at 19: 30 in the 'Theatre Migjeni' in Shkodra. Special guests under the direction of Hope's producer Drasati Tafili will host the most beautiful evenimetin've ever seen children in "Miss & Mister boy 2014 './ Maxim Gjokaj /

Wednesday, 12 November 2014

Valon Karaliti , tashmë edhe artist në filmin ‘Zori’

Një nga djemtë më simpatikë shqiptarë, modeli Valon Karaliti është duke luajtur në filmin më të madh shqiptar ‘Zori.

Ne mësojmë se Valoni luan përkrah emrave të tjerë të botës së show-bizit si Noizy dhe Gold Ag etj, ndërsa ka pranuar me kënaqësi të jetë protagonist në këtë film që pritet të dalë së shpejti në tregun kinematografik shqiptar.

Djaloshi i cili jeton në Zvicër ka ftesa që të jetë edhe në disa role të tjera filmike, ndërsa ky është një tjetër sukses i madh i tij pas ofertave që ka pasur që të jetë model në shumë agjensi jo vetëm shqiptare por edhe të huaja.Maksim Gjokaj.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Valon Karaliti, already the artist in the film 'Zori'

One of the most charming guys Albanians Valon Karaliti model is playing in Albania's largest movie 'Zori. We learn that Valon plays alongside other names in the world of show-BIZI as Khatri and Gold Ag etc., and has gladly accepted to be the protagonist in this film that is expected to appear soon in the Albanian cinema market.

The boy who lives in Switzerland has invitations to be in some other film roles, but this is another of his great success after the offers had to be a model in many agencies, not just Albanians but also huaja.Maksim Gjokaj.

Shenki nga Shkupi, edhe shtëpinë e bukur në Versace (Foto)

Një përsonazh shumë i vecantë, por që aq shumë e don markën Versace saqë atë nuk e gjen te veshja e tij, por edhe kuqo ku ai jeton.

Tashmë njihet si Shenki Versace, biznesmeni nga Haracina e Shkupit sapo ka përfunduar një kryevepër që është kontretisht shtëpia e tij, ky edhe këtu duket cdo gjë në Versace, si brenda në secilin kat edhe jashtë.

Shenki ndjehet shumë i lumtur për këtë përfundim të shtëpisë që tashmë e ka bërë realitet, ku tashmë cdo gjë që ai e ka, duke nisur edhe nga pishina në formën dhe pllakat e Versaces e deri tashmë te shtëpia e tij e bukur në këtë markë.

Të gjithë janë të interesuar të fotografohen afër shtëpisë së tij, dhe të gjithë duan të dinë këtë pasion të tij të madh për këtë markë të njohur botërore. Djaloshi simpatik cdo ditë edhe në rrjetin e tij social poston foto ku tregohet ambienti ku ai jeton gjithcka në Versace dhe merr komente shumë interesante./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Shenki from Skopje, the beautiful house Versace

Saturday, 1 November 2014

Zana Paloja një tjetër sukses me klipin e ri (Shiko Videon)


Ka qenë një vit plot suksese për artisten me zërin e ëmbël Zana Paloja, ky vit që po lëm pas.

E nisi me fitore në festivalin ‘Celësi Muzikor’, për të qenë protagoniste si e ftuar speciale më pas në skenën gjigande të ‘Zhurma Show Awards.

Por edhe një nga artistet që falë zërit të saj dhe repertorit të madh dëshirojnë ta kenë të gjithë të ftuar në gëzimet e tyre, sidomos në dasmat shqiptare.

Po këngëtarja kosovare sapo ka sjellë në treg një këngë të bukur dhe ritmike realizuar në Tiranë me një klip shumë interesant, një projekt që mban titullin ‘Do ikësh larg nga unë’.

Klipi dhe kënga është duke ecur shumë mirë, duke i shtuar karrierës së saj një tjetër sukses, ndërsa muzika dhe teksti i këngës mban firmën e Albert Cami.

Por ne mësojmë se artistja e cila është edhe një nënë e përkushtuar ndaj fëmijëve dhe kohën e lirë ua kushton vetëm atyre dhe bashkëshortit, ka ftesa për të qenë edhe pjesë e shumë programeve televizive dhe të produksioneve për festat e fundvitit.

Deri sa të kemi projektin e rradhës, ne ju ftojmë të shijoni këngën e bukur të Zanës ‘Do ikësh larg nga unë’./Maksim Gjokaj/

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Zana Paloja another success with new clip

Wednesday, 29 October 2014

Biznesmeni Fadil Halili protagonist në filmin ‘Zori’

Emrave të njohur të skenës shqiptare dhe personazhëve në fusha të ndryshme të artit që po marrin pjesë në filmin ‘Zori’ i është bashkuar edhe biznesmeni Fadil Halili.

Edhe Fadili është protagonist me një rol intersant në këtë film,  i cili pritet të dalë së shpejti, duke provuar kështu edhe aktrimin ky biznesmen që është mik shumë i mirë i artistëve shqiptarë dhe që jeton në Zvicër e me origjinë është nga Kosova.

Fadili i cili drejton ‘Eri Halili Sarl’ një biznes ky ku shtrihet në fushën e ndërtimit në kantonin e Jures në Zvicër do ta japë provën edhe si aktor ku së shpejti pritet ta shohim edhe pjesëmarrjen e tij në filmin e shumë pritur ‘Zori’./Maksim Gjokaj/
  - - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Businessman Fadil Halili protagonist in the movie 'Zori'

Names known Albanian scene and characters in different areas of art that are participating in the movie 'Zori' has joined the businessman Fadil Halili. Even Fadil is an interesting protagonist with a role in this film, which is expected to be released soon, thus proving the businessman who is acting this very good friend of artists and Albanians living in Switzerland is originally from Kosovo.

Fadil who runs 'Er Sarl Halili' this business lies in the area where the construction of Jures canton in Switzerland will give evidence as an actor which is expected soon see his participation in the much awaited movie 'Zori'. / Maxim Gjokaj /

Lulzim Berisha një polic agjent në filmin ‘Zori’ (Foto)

Të gjithë artdashësit shqiptarë  janë duke pritur filmin ‘Zori’, një prodhim i madh me shumë aktorë dhe artistë shqiptarë nën drejtimin e producentëve Naser Qeli dhe Ilir Balija.

Por ne mësojmë se protagonist në këtë film do të jetë edhe një emër tjetër jo pak i njohur shqiptar sic është Lulzim Berisha, i cili me kënaqësi ka pranuar të jetë pjesë e këtij filmi duke ardhur direkt nga Zvicra, e ku si rol do të ketë policin agjent e komandati ti tij në këtë projekt është këngëtari Meda (edhe ky protagonist në film).

Luli sic e njohin të gjithë me këtë emër këtu do të bëjë pjesë në një ekip special të policisë sekrete që merret me krimin e organizuar, ndërsa miku i tij një tjetër personazh i njohur shqiptar Samir Gërvalla së bashku me reperin Noizy luan gangsterin në këtë film.

Po nga Lulzimi ne mësojmë se në këtë film do të jetë i pranishëm edhe një emër i njohur i UCK-së, Agim Musshabanaj, i cili në film ka rolin e komandantit të njësisë speciale dhe është ndjerë shumë mirë kur ia kanë afruar këtë rol, pasi e ka pasur ëndërr që edhe në film të tregojë forcën e tij që dikur e tregonte edhe në luftën e vërtetë pasi ka qenë një nga luftërarët më të denjë në Ushtrinë Clirimtare në Decan.

Monday, 27 October 2014

Ilir Balija : ‘‘Zori’ filmi më i madh shqiptar po vjen’ (Foto)

Do të jetë një nga filmat më të mëdhenj shqiptarë jo vetëm nga tematika dhe koha që është dashur të realizohet,  por edhe nga kasta e aktorëve dhe personazhëvë shumë të njohur të skënës shqiptare si: Cun Lajci, Sunaj Raca, Kenan Gurgurovci, Meda, Labinot Tahiri, Enver Idrizi, Shkurte Gashi, Diellza Kolgeci, Noizy, Zajmina Vasjari, Gold Ag, Varrosi etj .

E kemi fjalën për filmin ‘Zori’ me regji nga Esat Fejza,  ku ne mësojmë nga Ilir Balija që është një nga producentën e këtij filmi dhe njëkohësisht protagonist në një rol kryesor, dhe ku producenti tjetër është Naser Qeli, na tregoi se ky film nga muaji nëntor do të ketë premierën e tij dhe do të ketë mundësi që ai të promovohet edhe në Diasporë, dhe do të jetë filmi më i madh shqiptar që po vjen.

Por data e saktë sipas Ilirit nuk është cakutuar ende por në fillim do të vijë si premierë në disa vende të evropës e më pas në Kosovë.

Ilir Balija njëkohësisht është i njohur për punën e tij të madhe që e bën në Gjermani me anë të tre kompanive të tij ‘Markgrafler Taxi’, ‘Markgrafler Transporte’ dhe ‘IB Events’ ku ka të punusuar 80 punëtorë dhe arritje e një suksesi të madh.

Njëkohësisht Iliri është në kryesi edhe të ‘Union Bussines’ një bashkëpunim dhe marrëdhënie kjo e krijuar në mes të Gjermanisë dhe Kosovës, por njëkohësisht ai është pjesë tash dy vite si bashkëorganizator i eventit më të madh të modës ‘Prishtina Fashion Night’, dhe shumë vite pjesë në organizimin e ‘Miss Diaspora’.

Thursday, 23 October 2014

Albana Mesuli, këngëtarja që shkëlqeu në 2014-ën

Mund të themi me plot kuptimin e fjalës se ajo është një nga këngëtaret më të ëmbla të skenës shqiptare.

Duke nisur nga origjina e saj që lidhet me artin e deri te cmimet dhe paraqitjet e saja të suksesshme në skenat shqiptare.

Kjo është këngëtarja Albana Mesuli, e cila vazhdon të mendojë të sjellë për fansat e saj të tjera hite. Njëri prej të cilëve është gati për të ardhur me një super video, ky do të jetë një baladë e bukur edhe me videoklip të mirërealizuar që mban firmën e produksionit ‘Sëart Production’.

Këngëtarja simpatike shkodrane në këtë vit që jemi si duket do të mbyllë vetëm me triumfe, pasi patjetër që ka qenë viti i saj duke nisur nga pjesëmarrja e saj në festivalin ‘Celësi Muzikor’ ku për herë në parë në Kosovë fiton cmimin me këngën ‘Je pikë në zemër’ si ‘Best Duo’ në duet me kolegun e saj Ardit Behxheti, e më pas sërish në Kosovë fiton në spektaklin e madh ‘Zhurma Show’ cmimin e televizionit.

Kohët e fundit Albana i ka besuar veshjet e saj stilistit të njohur shqiptar Joni Peci, e duke gjetur gjuhën e përbashkët ajo ka ditur të vijë sa më bukur në cdo paraqitje dhe në klipet e fundit.

Por ne jemi në pritje të këngës së saj më të re me anë të klipit që beosjmë se do të jetë brenda këtyre ditëve dhe do të kthehet në një hit, e cili do të jetë suksesi i rradhës pritet të shihet nga këngëtarja Mesuli./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Albana Mesuli, the singer who excelled in 2014

We can say with full sense of the word that it is one of the sweetest singers of the Albanian scene. Starting from its origins related to the art of pricing and its successful appearances in Albanian scenes.

This is singer Mesuli Albana , which continues to bring to the fans think of her other hits. One of them is ready to come with a super video, this would be a beautiful ballad with mirërealizuar video clip that bears the signature of production 'Production Swart.

Wednesday, 15 October 2014

Erion Ajro sjell me videoklip këngën ‘Garat’ (Video)

Këngëtari simpatik Erion Ajro ka sjellë me anë të një videoklipi të bukur këngën që fitoi në Festivalin ‘Kosova Fest 2014’.

Djaloshi që tashmë është kthyer në një ‘hit’ për fëmijë së bashku me këngët e tij dhe muzikën që ai këndon vazhdon të jetë një nga artistët e vegjël më ‘in’ në skenën për fëmijë.

Video e këngës ‘Garat’ është xhiruar nga Produksioni ‘Frames’ dhe mund të shihni në kanalin Youtube. Erioni nuk ndalet ai do të jetë pjesë edhe e programeve festive të fundvitit,  si një nga këngëtarët fëmijë më të përzgjedhur të produksioneve dhe kanaleve tëlevizive./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Erion Ajro with video brings the song 'tracks'

Erion Ajro charming singer has brought through a video clip beautiful song that won the Festival 'Kosovo Fest 2014'. The boy is now being turned into a 'hit' for the child along with his songs and music he sings continues to be one of the young artists 'in' on the scene for the song fëmijë.

Sunday, 12 October 2014

Mergim Tolaj- Tenka pas cmimit në Zhurma Show, gati projekti i ri

Ka një emër arti shumë të vecantë, Tenka dhe kështu ka pasur edhe stilin para se të niste muzikën , por emri i tij i vërtetë është Mërgim Tolaj.

Vetëm pak ditë më parë ai është shpërmblyer me cmim duke rrëmbyër ‘Best Male Zico TV’ në eventin e madh të muzikës ‘Zhurma Show Awards 2014’, një cmim që sic na tregon artisti i ri i ka ardhur papritur, pasi ai sapo kishte bërë këngën e parë me anë të një vodeoklipi.

Nuk është i vecantë vetëm në nofkën e tij, ai është shumë unik edhe në muzikën që bën, ku deri më tash ka 10 këngë, por vetëm njërën e ka publikuar.

Këngëtari jeton në Basel të Zvicrës dhe atje edhe ka lindur, por me origjinë është nga Decani i Kosovës, dhe pas cmimit ai e ndjen vetëm më me shumë vullnet për të punuar shumë më shumë.

Tenka na tregon se në fund të këtij muaji do të dalë kënga e tij më e re, ku padiskutim do të jetë një hit, e për videoklipin është kujdesur produksioni ‘Think Creative’ me Faruk Begollin në krye, ndërsa producenti është Jim Bentley që është edhe producenti i këngëtarit dhe pritet të dalë në Youtube nga ‘Arkiva Shqip’. Por reperi i ri ka edhe menaxher tashmë, është ky Labinot Nuraj që e mbështet dhe e ndihmon shumë.

Por kur ne pyesim se me kë do të donte të kishte një duet, ai ka tre emra: me Elvana Gjata, Enca Haxhiu dhe me Dhurata Dora, ku duke parë talentin e Tenkës edhe mund të realizohen një duet i tillë në të ardhmen, pai ai është i hapur për bashkëpunime.

Thursday, 9 October 2014

Leonida Marjakaj, pas cmimit në ZHSHA’14 këndon para fitores së boksierit shqiptar

E veshur me një fustan me lule të kuqe me mjaft shije dhe që është dukur si një ‘Borëbardhë’ ka kaluar përkrah bashkëshortit të saj në tapetin e kuq gjatë spektaklit ‘Zhurma Show Awards 2014’.

Po flasim për këngëtaren Leonida Marjakaj e cila nga ky event jo vetëm është ndjerë shumë mirë nga ftesa që kishte marrë por ardhja e saj dhe puna dhe zëri i saj është shpërblyer me një cmim duke u vlerësuar si më e mira këngëtare e Diasporës me ‘Best Artist Diaspora Female’.

Këngëtarja e ëmbël e ka shijuar këtë mbrëmje por nuk ka harruar të falendererojë edhe ata që i rrinë gjithmonë pranë dhe e ndihmojnë dhe e përkrahin, Martinin, muzikantin që është bashkëshorti i saj dhe njëkohësisht edhe Robert Ukaj, një nga mbështëtësit kryesor, organizatori i njohur i ‘MegaEvent’.

Edhe artistja si shumë të tjerë ka udhëtuar për në Zvicër pas spektaklit, pasi atje e priste një moment shumë i vecantë, ajo do të këndonte në një ring ku do të ndeshej për të fituar boksieri shqiptar Arnold Gjergja në ‘Boxeo European Heaëy Weight Champion’.

Leonida ka kënduar këtu në fillim të machit para mbi 4 mijë personave që kishin ardhur për të parë ndeshjen. Vetëm pak ditë më parë këngëtarja ka realizuar edhe disa foto të bukura nën aparatin e fotografit Visar Sopi, ku duket mjaft fashion, gjithashtu është një nga këngëtaret më të kërkuara sidomos në Diasporë dhe nuk ndalet së kënduari në cdo gëzim familjar./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Leonida Marjakaj after ZHSHA'14 sings first prize in winning the Albanian boxer

Wednesday, 8 October 2014

Mergim Mjeku në ‘Zhurma Show’ rrëmben cmim

‘Best New Artist’- ky ka qenë cmimi i cili me meritë i ka takuar këngëtarit simpatik Mergim Mjeku gjatë eventin ‘Zhurma Show Awards 2014’, i cili u mbajt pak ditë më parë në Gjilan.

Këngëtari ka qenë i nominuar mes shumë artistëve për klipin e këngës së tij ‘Pikë me zemër’, një këngë e cila erdhi gjatë muajit qershor dhe u dëgjua shumë dhe ku në fund u shpërblye me cmim nga ky event.

Mërgimi është shoqëruar edhe në tapetin e kuq me të afërmit e tij dhe pranë babain e tij i cili e mbështet shumë atë, dhe ka qenë shumë i lumtur pas marrjes së cmimit, pasi për të ky ishte eventi i parë që merrte pjesë.

Menjëhere me cmim në dorë Mergimi është kthyer të nesërmen në Gjermani ku jeton,  pasi ka pasur shumë angazhime në koncerte dhe dasma që është i ftuar, ndërsa ka në plan këngë të reja të cilat do të vijnë edhe gjatë këtij fundviti.

Por e vecanta e djaloshit artist është se megjithëse është lindur dhe rritur në Gjermani në një vend ku kultura dhe gjuha është ndryshe nga ajo shqipe, ai nëpërmjet artit dhe këngës i ka ruajtur bukur vlerat kombëtare, gjuhën e pastër, kulturën e atdheut, dhe si rezultat i kësaj është edhe mbështetja e prindërve, pasi babai i Mergimit është marrë me aktivitet kulturore-artistike e kombëtare që kur këngëtari ishte i vogël 5 vjec, duke marrë pjesë në shumë festivale e koncerte dhe organizime familjare./Mkasim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Mergim Mjeku in exile 'Noise Show' hijacks price

Mira Janji shkëlqen në ‘Zhurma Show Awards’, fiton cmimin ‘Best Dance’

Edhe këtë herë jo vetëm ka shkëlqyer në dukjen e saj por edhe është vlerësuar me cmimin ‘Best Dance’ në eventin më të madh muzikor në Kosovë në ‘Zhurma Show Awards 2014’.

E kemi fjalën për biondinën simpatike të estradës muzikore shqiptare Mira Janji, këngëtarja e cila vitet e fundit është duke korrur vetëm suksese, ndërsa në këtë event që u mbajt në teatrin e Gjilanit është vlerësuar me cmim për këngën dhe klipin e saj ‘Dancing all night’ si kënga më e mirë dance duke lënë pas artistë të tjerë.

Këngëtarja nga Shqipëria është vënë re duke u pritur shumë mirë dhe me duartrokitje që nga momenti kur këmba e saj preku tapetin e kuq nga limuzina ku i sillte artistët.

Por një grup adhuruesish të rinj atë e kanë gëzuar më së shumti kur e kanë takuar, e ndërsa kishin veshur bluza me fotot e saj e për të edhe në bazë të fotos që ka realizuar ka qenë një emocion shumë i bukur.

Artistja vetëm pak muaj më parë nga kjo skenë e bukur e teatrit të Gjilanit kishte dalë sërish fituese potenciale nga festivali ‘Celësi Muzikor’ duke fituar cmimin e parë me një super baladë.

Friday, 26 September 2014

Yllka Raqi nga ‘Vija Models’ kërkohet nga fotografët e huaj

Është një yll  që me celësin e saj magjik po hap dyert drejt suksesit te modës, po ashtu me hapat e saj të sigurt ka filluar të korrë një sukses të madh në Kosove dhe Europë.

Fjala është për bukuroshen Yllka Raqi,  8 vjecarja e cila është pjesë e agjensionit të suksesshëm të modës në Kosovë ‘Vija Models’.

Bukuroshja e vogël pretendon me talentin dhe simpatinë e saj të arrijë pikat më të larta të modës, por ajo gjithmonë nuk harron të falenderojë për këtë familjen dhe menaxherin personal Franqesk Frokaj.

Ashtu si të gjithë fëmijët edhe Yllka ka një ëndërr, ajo dëshiron të bëhet një super modele e famshme botërore , ëndërr kjo që dita-ditës ka nisur të bëhet realitet.

Vetëm disa ditë më parë ne mësojmë se ajo ka realizuar një set fotografik me një fotograf shumë të njohur zviceran me emrin James, ndërsa fotot do të prezantohen në dy agjesione të mëdha të modës për fëmijë në Zvicër dhe në Francë. /Albavipnews/

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Yllka Raqi the line 'Models' required by foreign photographers

It is a star that key has its magic is opening doors to success in fashion, as with its safe steps began to reap great success in Kosovo and Europe. Word is the beautiful blonde Yllka Raqi, 8-year-old who is part of the successful agency in Kosovo fashion line 'Models'.

Wednesday, 24 September 2014

Osmani Lulzim - GK ‘Muzika ime agresive dhe reale’

E njohin në muzikën që ai bën si GK, por emri i tij i vërtetë është Lulzim Osmani, sic na thonë me gjak Sllupcani dhe me shtëpi në Kumanovë, por jeton në Zurich të Zvicrës.

Ky është personazhi ynë i cili është një reper shumë i vecantë ku edhe më parë ka bërë rep në gjuhën shqipe dhe kishte të publikuar me anë të një shoku në një forum në internet 3 këngë, më vonë nisi të këndojë në gjuhën të zvicranëve dhe ka pasur një sukses të madh në disa projekte të mëdha duke qenë i pranishëm në skenat e huaja dhe nëpër media atje, por nuk është ndjerë shumë mirë ashtu sic ndjehet për të kënduar shqip.

Kur ne e pyesim se pse ka vendosur ti rikthehet repit në gjuhën shqipe, cila është aryseja ai ka këtë përgjigje: ‘ Mbas një kohe të gjatë dua ti kthehem repit shqip 100 %, kam vendosur me plas krejt estradën dhe me sjellë ‘Real Rap’ dhe prej tash po ju  tregoj që nuk kam me e mbajt gojën mbyll,  por kam me e shkrujt në flet  qka të më thojë zemra.

Këngë nuk kam të re ende, por kam shumë plane tash po më mungon një person që mi përfundon të gjithë punët e tjera (studio,beats,promo/ reklamat,spotet) e unë veq mikrofonin, një flet dhe një laps. Arsyeja që dua të bëj sërish rap shqip është shoqëria që më thonë që të këndoj përsëri dhe dua të sjell rapin shqip në të tjera shina që të formoj repin ashtu sic duhet të jetë’.

Një beat i bukur, realiteti dhe shprehjet e tij të vecanta është rryma e tij e preferuar, ndërsa temat e këngëve janë shumë reale që cdo person të identifiohet në të nëse  e dëgjon muzikën e këtij artisti.

Reperi GK na tregon edhe risitë e rrymës dhe muzikës së tij me anë të kësaj përgjigjeje : ‘Muzika  ime do të jetë agresive dhe reale (Muzikë për burra), por edhe beati do të bëjë që njerëzit të dëgjojnë muzikën time, duke u identifikuar me fjalët e mia, pasi jam njeri artist dhe do të jem shumë direkt në tekste dhe nuk pyes se kë e prek apo rëndon fjala ime, pasi unë e them se cka më thotë zemra dhe e duke u përshtatur bukur me beatin të gjithë do ta dëgjojnë’.

Nuk ka ende kontakte me producentë apo menaxherë që disa artistë shqiptarë dhe repera i kanë, se do të ishte shumë më ndryshe, madje nëse dikush nga këta të njohurit do ta përcjellin GK ai vetë ua garanton suksesin, por këngëtari nuk dëgjon shumë rep në gjuhën shqipe, ndërsa më së shumti dëgjon muzikën që është rritur dhe e ka shoqëruar në rrugë.

Lulzimi nuk ka dëshirë të flasë për jetën e tij private nëse është i lidhur apo jo, dhe duke qeshur na thotë vetëm kaq që krejt statusat i ka. Gjithmonë është shoqëria dhe njerëzit që e njohin të cilët e përkrahin dhe do të jetë ata të parët që do të gëzohen kur ta shohin se është rikthyer repit shqip GK.

Edhe ai si shumë artistë të tjerë nga obligimet e shumta nuk mund të kthehet për të jetuar në Kumanovë, por gjithmonë do të ketë kohë për të ardhur qoftë edhe me pushime më shpesh dhe në fund thotë që është i sigurt se disa do ta presin shumë mirë në kthimin e tij në repin shqiptar,  e disa të tjerë jo, ndërsa ka një apel të sigurt për ata që duan ta përkrahin një këngëtar që e bën muzikën me zemër le ti lajmërohen qoftë edhe në adresën e tij të FB, https://www.facebook.com/profile.php?id=100006262519432&fref=ts./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Osmani Lulzim - GK 'My music and real aggressive'

Know the music he makes as CG, but his real name is Lulzim Osmani, as they say blood and Slupcane home in Kumanovo, but lives in Zurich, Switzerland. This is our character which is a very special milestone where previously made ​​in Albanian rap and was published by a friend in an online forum 3 songs later began to sing in the language of Swiss and was a great success in several major projects being present in foreign scenes and in the media there, but is not feeling very well as it feels to sing English.

When we ask why he has decided to return raps in Albanian language, which is the reason he he has the answer: 'After a long time I want to go back raps Classifieds 100%, I decided to crack all celebrities and bring' Real Rap 'and from now if I did not tell you to keep your mouth shut, but I have to speak with the shkrujt told me what the heart. I have no new songs yet, but I have many plans now being absent on a person who completes all my other work (studio, beats, promo / advertising spots) and I already microphone, a sheet and a pencil.

The reason I want to redo rap is society that say to sing again and want to bring in other Rapin slip rails to form rap as it should be. A nice beat, and his expressions reality special is his current favorite, while the themes of the songs are very real to each person if identifiohet listens to music of this artist.

GK rapper shows us the power and innovation of his music through this reply: 'My music will be aggressive and realistic (Music for Men), but also beatin will make people hear my music, being identified with my words, because I am an artist and a man will be more directly in texts and not ask about who touches or aggravates my word because I say what's on your heart and being framed beautifully with beatin everyone will hear '.

There is still contact with producers or managers and some artists have milestone, it would be very different, even if one of these acquaintances will follow GK he guarantees success, but the singer does not hear much rap language Albanian and mostly listens to music has increased and accompanied on the road. Lulzimi unwilling to talk about his private life if it is related or not, and laughing tells us only that the brand has status. Always is society and people who know who support them and be the first to rejoice when they see it slip back CG raps.

And he like many other artists from multiple obligations can not return to live in Kumanovo, but there will always be time to come even on holidays more often and finally says that is sure some will expect more well in his return to Albanian rap, some others not, while there is a certain appeal to those who want to support a singer who makes music from the heart, let's even announced in his address to FB, https: / /www.facebook.com/profile.php?id=100006262519432&fref=ts./Maksim Gjokaj /

Tuesday, 23 September 2014

Mergim Mjeku pas hitit ‘Pikë në zemër’, duet me Shpat Kasapin (Shiko Videon)

Ka vetëm pak kohë që ka sjellë një këngë të bukur me një videoklip shumë interesant me titull ‘Pikë në zemër’.

E kemi fjalën për artistin simpatik dhe me një zë shumë të vecantë Mergim Mjeku, i cili ka lindur në Gjermani dhe jeton në Hanover por me origjinë është nga Kosova.

Artisti i ri është shumë i kënaqur sesi publiku dhe adhuruesit e tij e kanë pritur shumë mirë këngën ‘Pikë në zemër’, ndërsa ai këndon që në moshën 5 vjecare, duke nisur me këngë folklorike me cifteli e më pas mori pjesë nëpër festivale të ndryshme në tërë Diasporën, ku ishte anëtar i Shoqërisë Kulturore Artistike ‘Abetarja’.

Por kur ne e pyesim këngëtarin se cfarë mendon familja për muzikën që ai bën dhe a këndon edhe në gjuhë të huaja, ai ka këtë përgjigje : ‘Në gjuhë të huaja po këndoj,  ndonjëherë vetëm për qef, por muzikën tonë shqipe e kam në shpirt. Unë e falenderoj shumë familjen time, babain dhe mamin, të cilët gjithmonë kanë qenë pranë meje dhe më kanë përkrahur jashtëzakonisht dhe vazhdojnë të më përkrahin’.

Mergimi me ëmbëlsi na tregon se muzikën shqipe e dëgjon shumë , pasi sic thotë ai jeton me muzikën e ndërsa nuk vecon ndonjë këngë si më të mirën shqiptare, pasi ka shumë këngë që i pëlqejnë.

Po a ka menduar djaloshi të ketë një duet me ndonjë femër këngëtare apo me ndonjë artist të njohur, ai na rrëfen kështu : ‘ Me ndonjë këngëtare shqiptare nuk e kam menduar, mirëpo kënga ime e ardhshme e cila së shpejti do të del në treg, do të jetë me mikun tim Shpat Kasapin’.

Ndërsa falë muzikës dhe mbrëmjeve ku ai është i ftuar e lidhin shumë me artistë të ndryshëm, por sërisht këtu do ta veconte si mik të mirë e shumë të respektuar këngëtarin Shpat Kasapi.

Betim Alihajdari, sjell baladën e bukur të vjeshtës (Video)


Ka goditur bukur me një super baladë në këtë fillim vjeshte. E kemi fjalën për këngëtarin nga Prishtina, Betim Alihajdari, i cili duket si emër i ri megjithëse ka vite që këndon, por tashmë po lakohen dhe shihet më shumë falë videoklipit të tij të ri ‘ Asaj’.

Betimi ka kënduar që i vogël madje kur ishte 12 vjec e sot është në përfundim të Fakultetin e Arteve në degën e Muzikës.

Por kur ne e pyësim artistin simpatik se pse më parë nuk ka pasur videoklipe ai ka këtë përgjigje: ‘Nuk do thoja se nuk kam dashur të mos publikojë videoklipe sepse unë kam edhe një këngë tjetër të realizuar me klip, këngën "Me fal" e cila atëherë u prit shumë mirë nga të gjithë. Dhe erdhi koha të kisha edhe këtë baladë ku i kam kushtuar më shumë rëndësi’.

Artisti është shumë i kënaqur më këngën e cila është realizuar në mënyrën më të mirë të mudshme, si edhe për klipin ka mbetur i kënaqur, por për shkak të titullit nuk ka asgjë personale për të, thjesht një tekst dashurie e krijuar nga mikj e tij Filloreta.

Por Betimi ku ishte gjatë verës me angazhime dhe ku këndoi ai na rrëfen kështu: ‘Po është e vertetë këtë verë kam qenë mjaft i angazhuar në dasma dhe ahengje tjera familjare. Jam mjaft i kënaqur sepse besoj se kam arritur që në ato ahengje ku këndova ishin shumë të kënaqur dhe kjo ishte dhe një kënaqesi shumë e madhe për mua.’

Këngëtari ka edhe një dëshirë që e mendon në të ardhmen të realizuar pse jo, të ketë një bashkëpunim me këngëtaren Leonora Jakupi, pasi sipas tij ajo i pëlqen qoftë nga zëri ehhe nga pamja, ndërsa përreth tij ndodhen miqtë artistë më të mirë që janë bendi që bashkëpunon me ta nëpër koncerte dhe dasmat.

Dhe këngëtari me zërin shumë të vecantë ka një apel për televizionet shqiptare, cili është ai, ja se cfarë thotë : ‘Për TV-të tona kam mendim dhe bashkëpunim shumë të mirë, vazhdimisht mi kanë transmetuar këngët dhe projektet e mia, por kisha apeluar që t’ju jepet hapësire më shumë artistëve te rinjë’.

Këngëtari i hitit ‘Asaj’ para fundvitit ka në plan edhe një këngë të re e kjo mësojmë se do të jetë ritmike e ku mendohet të dalë në muajin nëntor dhe padyshim se do të pritet mirë nga publiku shqiptar./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Alihajdari oath, brings beautiful ballad autumn

Sunday, 21 September 2014

Agron Aliu sjell një tjetër hit, gati për programet e fundvitit (Video)

‘Jan jan kta sy’ kështu quhet kënga më e re e këngëtarit të njohur Agron Aliu të cilën e ka sjellë pak ditë më parë me anë të një klipi shumë interesant.

Kënga është punuar në studion e bashkëpunëtorit të tij të ngushtë Eroll Jakupi, ‘Eroll 5’ në Shkup me muzikë nga Rrahman Kryeziu dhe me tekst nga Sami Aliu, e video e realizuar nga ‘Arfiss Production’.

Klipi ka nisur të pëlqehet dhe të shikohet shumë në kanalin youtube duke treguar edhe një herë se artisti kumanovas por që jeton në Berlin, ka sjellë një tjetër hit në tregun muzikor shqiptar.

Por Goni ashtu sic e njohin të gjithë me këtë emër ka qenë mjaft i angazhuar nëpër dasmat shqiptare së bashku me grupin e tij’ Alba Trend’ në Kosovë e Maqedoni, ndërsa për mirëpritjen e tij ai falenderon shumë fansat dhe të gjithë artdashësit e muziëks së tij.

Këngëtari tashmë është duke u përgaditur për të qenë në programet festive të fundvitit, ku ka mjaft ftesa nga produksionet kryesore shqiptare dhe me siguri do të ketë ndonjë këngë të re e të bukur për programet e Vitit të Ri./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Ali Agron brings another hit, ready to end programs

Sunday, 14 September 2014

Zanfina, e ndjekur nga policia...


I bllokojne pasurine Zanfina Ismajlit, nuk pagoi gjobat

Zanfina Ismajli ka kerkuar me cdo kusht qe t’u ike gjobave qe i ka caktuar policia dhe po i zbaton gjykata ne Kosove, dhe behet fjale per gjobat nga ana e policise kosovare ne trafik. Gjykata Themelore ne Prishtine tashme ka sjelle vendim qe te beje pagesen e ketyre gjobave ne ndonje menyre, edhe pse ne disa raste te shqyrtimit te gjykates kengetarja eshte paraqitur e ne disa raste jo, por eshte perfaqesuar nga avokati i saj, keshtu qe gjykata permes disa permbaruesve, ne adrese te kengetares ne Prishtine ka derguar nje vendim, i cili tashme nuk kthehet mbrapa.


Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online